Dy raste vjedhjeje brenda pak ditësh, Policia arreston dy autorët e dyshuar, njëri prej tyre me precedentë të mëparshëm penalë
Si rezultat i hetimeve, Policia së Cërrikut kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e dy shtetasve të dyshuar për vjedhje pronash, duke goditur kështu dy raste kriminale në qytet. Në pranga kanë rënë një 35-vjeçar i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe një tjetër 31-vjeçar, i dyshuar për vjedhje të një celulari. Autoritetet […]
Gjendet i pajetë në banesë 73- vjeçari nga Malësia e Madhe, dyshimet e para të policisë…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin “Rrashkullaj”, Gruemirë, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, shtetasi B. L., 73 vjeç, i cili dyshohet se ka varur veten në banesën e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë […]
VIDEO – Asgjësohen mbi 9 mijë rrënjë kanabis sativa, shpallet në kërkim një person, procedohet kryeplaku
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Në territorin e njësive administrative Shosh e Pult, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën […]
VIDEO – Shembet një masiv shkëmbor në rrugën e Dukagjinit, bllokohet segmenti Kir–Lotaj–Ndërlysaj
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Që prej ditës së djeshme, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor në rrugën Kir–Lotaj–Ndërlysaj, pjesë e rrugës së Dukagjinit, Loti II, i projektit që po financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në vendin e quajtur “Prroni i Çiverit”, fshati Kir, Njësia Administrative Pult, është […]
Trump do hetojë Soros-in dhe fondacionet e tij: Po financon protesta të dhunshme
trump-soros SHBA- Presidenti Donald Trump njoftoi në emisionin “Fox and Friends” se administrata e tij do të nisë një hetim ndaj multimiliarderit George Soros për akuzat se ai po financon protesta të organizuara në të gjithë vendin, të cilat janë shndërruar në të dhunshme. Njoftimi i Trump vjen vetëm pak ditë pasi ai u përball në një […]
VD-“Fshesa” e IKMT në Valbonë, fadromat ‘zbresin’ në terren për objektet pa leje! E moshuara në lot: I ndërtuam për një copë bukë
Prishjet në Valbonë, e moshuara në lot VALBONË- Aksioni për lirimin e hapësirave publike është shtrirë edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës, ku prej 3 ditësh fadromat e IKMT-së po vijojnë prishjen e ndërtimeve pa leje. IKMT ka zbarkuar edhe gjatë ditës së sotme në Valbonë, aty ku janë planifikuar për t’u prishur 22 objekte. Deri […]
“Janë të dy fajtorë, mami kishte një shok…”/ Babai i masakroi me thikë të ëmën, flet vajza e çiftit: Qaj çdo ditë, na lanë rrugëve
Volos GREQI- Vajza e çiftit Pandeli dhe Marjola Nakoleci ka folur për herë të parë publikisht në mediat greke, për ngjarjen e rëndë në familjen e saj, ku babai i vrau brutalisht nënën. Vajza e çiftit, Anastasia, ka folur për median greke MEGA, e cila me lot në sy i bën fajtorë të dy prindërit, […]
“Ryshfete dhe favore në këmbim të votave”/ Reagon ashpër Këlliçi: Kjo skemë duhet të shembet deri në themel
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka deklaruar se rrjeti i korrupsionit në Bashkinë e Tiranës ka hapur kapituj të ri. Këlliçi thekson se njëri nga drejtorët e 5D prej vitesh ka ngritur një skemë për të vjedhur arkën e buxhetit të Bashkisë Tiranë. Këlliçi nënvizon se hapësirat publike janë kthyer në mall tregu, taksat janë […]
BIRN: ‘Arkitektura’ parlamentare e propozuar nga Edi Rama; antiligjore dhe autoritariste
Legjislatura e XI parlamentare e dalë nga zgjedhjet e 11 majit nisi punimet të premten me një seancë konstituese, ku u betuan 140 deputetët e Kuvendit: 83 të Partisë Socialiste që merr mandatin e katërt qeverisës, 50 të Partisë Demokratike me aleatët, 3 të Partisë Socialdemokrate dhe 4 deputetë nga partitë e reja. Puna parlamentare […]
“Do ta ndjek këtë problematikë deri në fund”/ Shqetësimi i sigurisë ushqimore, reagon Tabaku: Është cështje jete, jo…
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin e thellë për sigurinë ushqimore në vend, pas rasteve të përsëritura ku produkte shqiptare janë bllokuar në kufijtë e Bashkimit Europian për shkak të niveleve të larta të pesticideve. “Çfarë vendosim në tryezat tona çdo ditë nuk është thjesht […]