“Krim elektoral rrezik për demokracinë”, Logu denoncon manipulimin e 11 majit: Rama përdori 360 milionë euro për…
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, në një intervistë televizive, deklaroi se Partia Demokratike po vijon me këmbëngulje betejën për të denoncuar farsën elektorale të 11 majit 2025 dhe shkeljet flagrante që e kanë deformuar thellësisht procesin zgjedhor. Sipas tij, përveç denoncimeve publike dhe politike, PD ka ndjekur të gjithë rrugën ligjore, pavarësisht mungesës së […]
Ndryshime në listën e Kombëtares: largohen A. Bajrami, Ramadani e Muçi, ftohen Kacurri, Çokaj & Shpendi
Ndryshime në listën e Kombëtares para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Adrian Bajrami nuk do të jetë pjesë e Kombëtares. Bajrami ka vendosur të largohet nga Shqipëria për të luajtur me Zvicrën. Pasi është vënë në dijeni për këtë vendim të lojtarit, trajneri […]
PD çon 11 Majin në Kolegj, Burimi: Ankimi është politik, jo juridik
Analisti Genc Burimi komenton ankimimin e zgjedhjeve të 11 Majit nga Partia Demokratike dhe perspektivën europiane të Shqipërisë. “Ky ankim nuk është ankim juridik por politik. Është thjesht PD-ja, në logjikën e saj të mirë apo të keqe, që thotë që këto zgjedhje janë vjedhur, asgjë më tepër. Rëndësi ka mesazhi politik, që ky Parlament […]
Aksident i rëndë në autostradën Fier–Vlorë, humb jetën drejtuesi i kamionçinës, pasagjeri në gjendje kritike
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite rreth orës 14:45, në autostradën Fier–Vlorë, pranë fshatit Panaja.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave” Një automjet tip kamionçinë, me targa AB498LY, është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me […]
Aksident tragjik në Fier–Vlorë, drejtuesja italiane përplaset me kamionçinën, humb jetën 62-vjeçari, plagoset rëndë pasagjeri.
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:15, në aksin rrugor Fier–Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave” Një automjet tip “Dacia”, me drejtues shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, është përplasur me një kamionçinë që drejtohej nga shtetasi F. H., 62 vjeç. Nga goditja e fortë, kamionçina […]
Gjermania minimizon frikën e sulmit rus në territorin e NATO-s
Bota E Hënë, 1 Shtator 2025 16:51 Rusia dhe Bjellorusia zhvilluan stërvitje të përbashkëta ushtarake në vitin 2022, dhe ato u përdorën për të maskuar grumbullimin e forcave ruse për pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Këtë herë një raund i ri stërvitjesh ushtarake që përfshijnë të dy vendet pritet të fillojë këtë muaj, […]
FOTO/ Luiz Ejlli në bashkëpunim ikonik, rikthehet në studion e hiteve pas 15 viteve
Showbiz E Hënë, 1 Shtator 2025 16:59 15 vite më parë, Luíz Ejlli solli një nga interpretimet e tij më të ndjera, duke bashkëpunuar me Juliana Pashën në këngën “Sa e shite zemrën”. E kënduar në skenën e Kënga Magjike 2010, kjo baladë preku publikun, duke u pritur me duartrokitje dhe duke mbetur në kujtesën […]
Dasmorët bllokuan qarkullimin në ‘Unazën e Madhe’, dy veta nën hetim, 1 tjetër në kërkim
Policia e Tiranës ka vënë nën hetim 2 persona dhe ka shpallur në kërkim një të tretë pasi më datë 24 gusht, pasi me automjetet e tyre kanë bllokuar qarkullimin në aksin e Unazës së Madhe për të festuar për ceremoninë martesore ku merrnin pjesë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, si rezultat i administrimit […]
Memaliaj, 37-vjeçari thyen masën e sigurisë, policia e shpall në kërkim
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj shpallën në kërkim shtetasin A. K., 37 vjeç, banues në fshatin Xhafaj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Punohet për kapjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, […]
Lazarat, thyhet xhami i shkollës në Kordhoc, policia nis hetimet
POLICIA E SHTETIT Gjatë natës, është thyer xhami i derës së godinës që ka shërbyer si shkollë, në fshatin Kordhoc, Lazarat. Punohet për përcaktimin e shkakut të dëmtimit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.