Day: September 1, 2025

  • Erion Braçe: Ne si popull nuk zemë prapë mend duke humbur lekët në PIRAMIDA!

    Erion Braçe: Ne si popull nuk zemë prapë mend duke humbur lekët në PIRAMIDA!

    Nga Erion Braçe-
    BRENDA GRUPIT NE TELEGRAM TE PIRAMIDES XUEX;

    48 ORË DHE BOSËT E PIRAMIDËS KANË BLLOKUAR ÇDO TËRHEQJE TË PARAVE NGA ANËTARËT!
    LEO SMITH, domethenë “PROFESORI”, domethenë ROBOTI, KA THIRRUR MBLEDHJE GRUPI DHE KA NJOFTUAR BLLOKIMIN E TËRHEQJES SË PARAVE;
    Pra daljen nga PIRAMIDA duke kaluar PARATË nga LLOGARIA-MURI I ANËTARËVE NË BINANCE E PASTAJ NË EXCHANGE NË KOSOVË PËR TI MARRË CASH!
    Këtë gjë bëri dhe shpalli TXEX 10 DITË ME PARË;
    Pas 10 ditësh askush në Divjakë e Lezhë nuk ka marrë dot paratë e tij.
    PRA KRIMI I MASHTRIMIT DHE GRABITJES PO KONSUMOHET I PLOTË.
    Leo Smit e quan XUEX ende BURSE, por unë nuk di as në Evropë e as në Amerikë bursë që të bllokon paratë e tua;
    Lexoni mesazhet e tij; ÇDO FJALI ËSHTË PROVË E FUNKSIONIMIT SI PIRAMIDË, JO SI BURSË.
    E reja tjetër sot-zbuluar nga mesazhet në shqip të Leo Smith, ka të bëj me faktin se paska edhe shqiptarë nga jashtë Shqiperisë që paskan futur para në PIRAMIDË!
    Kulmi!
    Nuk kam fjalë!
    Pas gjithë asaj që kaloi thuajse çdo familje në vitet 1996-1997, besoja se nuk do kishte më shqiptarë që të binin në gropen e piramidave!
    Jooo, NE NUK ZEMË MEND si popull!

  • Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

    Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

    Në lidhje me një lajm të postuar në rrjetet sociale, ku thuhet se një automjet ka aksidentuar një shtetas dhe se Policia nuk ka reaguar për të identifikuar dhe shoqëruar drejtuesin e automjetit, ju informojmë se:
    Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, me marrjen e njoftimit nëpërmjet numrit 112 për aksidentin e ndodhur, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

    Gjithashtu, në vendngjarje ka shkuar edhe grupi hetimor.
    Nga veprimet e para hetimore rezulton se, në aksin rrugor Golem–Mali i Rrobit, shtetasi E. Ç., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin G. I., 59 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Ç., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
    Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.

  • “Tani mund të bëj dhe gabime”, Asllani flet pas debutimit me Torinon: Trajneri më donte vërtetë, më mungonte të luaja titullar që në javën e dytë

    “Tani mund të bëj dhe gabime”, Asllani flet pas debutimit me Torinon: Trajneri më donte vërtetë, më mungonte të luaja titullar që në javën e dytë

    Kristjan Asllani debutoi sot me fanellën e Torinos. Mesfushori shqiptar ishte titullar që në javën e dytë të Serisë A, diçka që siç edhe ai vetë u shpreh pas ndeshjes kundër Fiorentinës, i mungonte prej kohësh. Në intervistën e dhënë pas takimit për “Sky Sports”, Asllani ka thënë se trajneri Baroni ishte ai që e kërkoi te Torinoja dhe se do të përpiqet t’ja shpërblejë besimin në fushën e lojës. Ai gjithashtu ka hequr barrën e rëndë që mbartte fanella e Interit, teksa është shprehur se tashmë mund të bëjë edhe gabime në fushë.
    “Mezi prisja të luaja me këtë fanellë. Trajneri më donte vërtetë dhe e falënderoj. Do të përpiqem t’ua shpërblej në çdo mënyrë. Sot ishim një ekip, që nga fillimi deri në fund, duke luftuar. Mendoj se jemi një ekip i mirë, i aftë të ketë një sezon të shkëlqyer. Por duhet të luftojmë.
    Jam i lumtur që jam këtu dhe ndihem gati për të luajtur. Të qenurit titullar në javën e dytë të kampionatit është diçka që më ka munguar. Interi, megjithatë, ka një ekip shumë të fortë. I falënderova të gjithë për ndihmën e tyre. Tani jam te Torinoja dhe duhet të marr përgjegjësi. Tani do të shkoj në ekipin kombëtar, pastaj do të kthehem të punoj më shumë.
    Trajnerit i pëlqen futbolli sulmues, njësoj si mua, por pamë që Fiorentina kishte dy sulmues dhe ne luanim me lojtarë që mbulonin kundër tyre. Trajneri më pëlqen. Të luaja kundër Lazios vitin e kaluar ishte e vështirë, por tani me të mund të rritem, të mësoj dhe madje të bëj edhe gabime”, ka deklaruar Kristjan Asllani./Sport Ekspres/