“Heqja dorë nga Donbasi, si të hiqte dorë SHBA-ja nga Florida”, Merz: E gjithë Evropa të marrë pjesë në garancitë e sigurisë
Kancelari gjerman Friedrich Merz foli gjithashtu për gazetarët pas takimit me presidentitn amerikan Donald Trump. “[Sa i përket] çështjes se kush do të marrë pjesë në garancitë e sigurisë… është krejtësisht e qartë që e gjithë Evropa duhet të marrë pjesë,” tha Merz për mediat. Ai kritikoi gjithashtu taktikat negociuese të Moskës me Kievin. “Kërkesa […]
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Territori ukrainas nuk u diskutua sot, të ndodhë në takimin trepalësh
Liderët e mbledhur sot në Shtëpinë e Bardhë nuk diskutuan për rishikimin e kufijve të Ukrainës, pasi kjo është një çështje që i takon Presidentit Volodymyr Zelensky ta trajtojë në një takim të mundshëm trepalësh që përfshin Rusinë, tha Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. “Nuk e kemi diskutuar këtë sot”, tha ai për […]
“Putini do të takohet me Zelenskin”, Bild: Pas telefonatës me Trumpin, më në fund shpresë për paqe
Me mbështetje nga Evropa, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski hyri të hënën në mbrëmje në negociata të ashpra me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Sipas kancelarit federal Friedrich Merz, i cili gjithashtu mori pjesë në samit, bisedimet janë zhvilluar në një atmosferë shumë të çliruar. Presidenti amerikan Trump njoftoi garanci sigurie për Ukrainën dhe një […]
Ndërroi jetë pas mbushjes së dhëmballës/ Detaje të reja nga ngjarja në Devoll, dyshohet se pësoi infarkt
Pas ngjarjes ku humbi jetën një 59-vjeçar nga Devolli, i cili kishte qenë në një klinikë dentare për t’u trajtuar, informacione të reja kanë dalë lidhur me këtë vdekjen e tij. Burime nga hetimet bëjnë me dije se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë, një kushëri dhe një grua të […]
Fundverë, fillim ankthi? Ja si ndikon ndryshimi i stinës në shëndetin mendor
Ndërsa vera i afrohet fundit dhe freskia e parë e vjeshtës ndjehet në mëngjeset e gushtit, për shumë njerëz ky kalim i stinës nuk është vetëm meteorologjik – por emocional. Largimi nga ditët e gjata të verës dhe rifillimi i shkollës, punës apo rutinës së zakonshme po sjell me vete stres, lodhje mendore dhe një […]
Tubimet e dhunshme në Serbi, mediat gjermane: Vuçiç paralajmëroi goditje ndaj protestuesve, por ‘mbylli sytë’ ndaj dhunës së mbështetësve të qeverisë
Dinamika e re të trazirave të dhunshme në Serbi lidhet sipas mediave gjermane me frustrimin e qytetarëve për mosveprimin e autoriteteve përkatëse përballë dhunës nga mbështetësit e qeverisë. “Pas valës së protestave antiqeveritare në Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se do të ketë një goditje të ashpër ndaj protestuesve, duke i quajtur ata […]
U ekzekutua në Athinë/ 47-vjeçari vëllai i Marsel Bashimit dhe mik i Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të akuzuar për vrasjen e komisarit Artan Cukut
Vijojnë të dalin detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 47-vjeçarit shqiptar nga Gjirokastra. Viktima është identifikuar si Artur Bashimi (Turabi), person me precedentë penalë, i cili u qëllua me armë zjarri në kokë, në rrugën “Mihail Voda 200”, në lagjen Agios Panteleimonas. Forca të shumta policie greke rrethuan vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen […]
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 gusht 2025…
Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e martë, 19 gusht 2025: Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, […]
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë 19 gusht 2025…
Deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, ku më të dukshme parashikohet të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Pritet që vranësirat në pjesën e dytë të ditës të bëhen më të […]
Plani i ri i menaxhimit të parkut Bylis dhe Klos, për projekte grante nga 30 mijë deri në 50 mijë euro
Nga Julia Vrapi Parku arkeologjik i Bylisit dhe Klosi kanë një plan të ri menaxhimi, që përfshin infrastrukturën, konservimin e trashëgimisë apo edhe vijimin e hulumtimeve dhe gërmimeve arkeologjike. Por për projekte që ndikojnë dhe në zhvillimin ekonomik të zonës janë grante, që arrijnë deri në 50 mijë euro. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]