Deputeti i PD Belind Këlliçi u shpreh se rikthimi në kuvend në sezonin e ri parlamentar të opozitës do të vendoset nga forumet e larta të PD.
“Çdo ditë në mënyrë permanente, Berisha vijon të denoncojë të gjitha faktet që kanë vërtetuar se 11 maji ka qenë një farsë e madhe elektorale. Duhet të shohim vendimarrjen e PD për rikthimin apo jo në parlament të opozitës, duhet të shprehen organet e larta të PD, këshilli e forumeve të PD, do të vendosin ata agjendën politike. E rëndësishme është të reflektojmë interesin e qytetarëve shqiptarë”, tha Këlliçi.
Këlliçi nuk është as i pari as i fundit që ka dhënë këtë përgjigje lidhur me zhvillimin normal të jetës parlamentare në shtator, mirëpo duhet parë se çfarë rruge do ndjek opozita, duke qenë se ajo e djegies së mandateve i rezultoi një herë fatale.
Day: August 19, 2025
-

Nuk do tolerojmë/ Këlliçi: Në shtator vendosim nëse do futemi në Parlament
-

Ekzekutohet shqiptari në Athinë
Vritet një shtetas shqiptar në Athinë. Mediat greke raportojnë se viktima është identifikuar si Bashimi (alias Artur Turabi).
47-vjeçari u gjet i shtrirë përtokë me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në kokë, në Agios Panteleimonas.
Ai rezulton emër i njohur për policinë helene, pasi ka qenë i arrestuar në vitin 2022 për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që grabiste pasagjerët në transportin publik dhe mashtronte qytetarët.