U hap edicioni i 43-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë
Në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, më 18 gusht 2025, u hap solemnisht edicioni i 43-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, një nga ngjarjet më të rëndësishme akademike në fushën e albanologjisë. Ky seminar, që do të zhvillojë punimet deri më 29 gusht në sallën “Idriz Ajeti” të […]
Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga
Policia e Korçës ka vënë në pranga 3 shtetas, pasi u konfliktuan fizikisht me 2 shtetas dhe kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë, pasi kanë kundërshtuar dhe kanë penguar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të 3 shtetasve të arrestuar. […]
Sot, Zelensky në zyrën e Trump! Presidenti i SHBA: Ukraina të heqë dorë nga Krimea, kurrë anëtarësim në NATO
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, së bashku me aleatët kyç evropianë, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, për një diskutim që mund të ndihmojë në përcaktimin e të ardhmes të shtetit të tij, edhe pse Trump duket se e ngarkoi Zelenskyn me barrën që t’i japë fund luftës me Rusinë. “Presidenti Zelensky i Ukrainës […]
Aksident tragjik në Shkodër! Kamioni përplaset me makinat, një i vdekur e tre të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor shkaktoi 1 viktimë dhe 3 të plagosur në aksin që lidh Shkodrën me Kryebushatin. Një kamion u përplas fillimisht me një autoveturë dhe më pas me një makinë tjetër që drejtohej nga Anxhela Hasaj. Për pasojë viktimë mbeti 47-vjeçari Altin Luli, shoferi i njërës prej makinave. Ai ndërroi jetë në […]
E rëndë/ Vdes 47-vjeçari shqiptar në Itali pasi u qëllua me armë elektrike nga policia
Një 47-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë një natë më parë në spitalin e Sant’Olcese në Genova, pasi nuk mundi të mbijetojë pas lëndimeve që kishte marrë pas një përlasjeje me policinë. Mediat italiane raportojnë se nga hetimet e para dyshohet e 47-vjeçari shqiptar mund të ketë pësuar arrest kardiak pasi ndaj tij policia përdori armë […]
Veliaj: Hetimet, të pavlefshme! Avokatët i paraqesin Gjykatës pretendimet e tyre për shkeljet e SPAK
Përmes doktrinës së “Frutit të Pemës së Ndaluar”, Erion Veliaj kërkon që hetimet ndaj tij të shpallen të pavlefshme. Në një dokument me 77 faqe, drejtuar Gjykatës së Posaçme, hartuar nga mbrojtja, ai parashtron argumentet pse sipas kësaj qasjeje që nga pikënisja, hetimet kanë prodhuar një efekt zinxhir të paligjshëm. Pra nëse veprimi fillestar thotë […]
Vendimi për konstituimin e Kuvendit, Kurti “ul tonet”: Gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses!
Me tone të ulura, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ekzekutivi i drejtuar prej tij i ka respektuar të gjitha aktgjykimet e lëshuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Këto komente, Kurti i bëri pasi u pyet nga gazetarët nëse ai dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do të respektojnë aktgjykimin e Kushtetueses […]