Day: August 18, 2025

  • ‘Sektori i dashurisë do jetë i favorizuar gjatë kësaj dite’/Horoskopi për ditën e sotme, 18 gusht 2025

    ‘Sektori i dashurisë do jetë i favorizuar gjatë kësaj dite’/Horoskopi për ditën e sotme, 18 gusht 2025

    Dashi

    Ata qe janë ne një lidhje do kërkojnë me shume qëndrueshmërinë dhe besnikërinë sesa pasionin. Urani ka rrezik te sjelle edhe ndonjë mosmarrëveshje te vogël, prandaj duhet te bëni kujdes me ato qe do thoni. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër dhe te mos lënë asnjë mundësi t’iu ike nga duart. Financat do jene shume te mira. Do jeni te organizuar dhe te matur.

    Demi

    Do ndiheni mjaft mire sot pranë atij qe dashuroni dhe do flisni edhe për disa çështje delikate te cilat ne te kaluarën nuk keni mundur t’i prekni. Edhe beqaret do jene me fat dhe ka mundësi ta gjejnë personin qe aq shume kane pëlqyer. Financat do jene ne përgjithësi te mbrojtura, megjithatë nuk duhet bere asnjë çmenduri me shpenzimet. Tregohuni sa me realiste.

    Binjaket

    Dite shume e bukur dhe plot diell kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Edhe çiftet problematike do jene disi me te qete. Beqaret duhet ta shfrytëzojnë ditën për te reflektuar mbi atë qe duan te bëjnë ne te ardhmen. Ftesat me mire t’i neglizhojnë. financat mund te kenë ndonjë tronditje te vogël sepse do iu duhet te kryeni patjetër disa shpenzime te majme.

    Gaforrja

    Do keni shume kërkesa sot ne jetën tuaj ne çift dhe do mërziteni kur partneri te mos ua plotësojë te gjitha. Mundohuni te tregoheni disi me realiste. Beqaret do kërkojnë pa fund për princin e kaltër, madje edhe ne disa vende ku me pare nuk iu ka shkuar ne mendje. Financat do vije duke u stabilizuar. Do jeni shume te kujdesshëm dhe nuk do bëni asnjë çmenduri.

    Luani

    Jeta juaj ne çift do marre bekimin e yjeve gjate kësaj dite. Gjithçka do shkoje për mrekulli dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Për beqaret ka mundësi qe një miqësi e hershme te marre një kthese edhe me intime. Atmosfera do ndryshoje për ta. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe nuk do keni as problemin me te vogël.

    Virgjeresha

    Dite shume e favorshme dhe e këndshme kjo për ata qe e kane tashme një lidhje. Nuk do i mendoni me problemet qe keni pasur dikur, pasi do shihni vetëm te ardhmen. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një histori dashurie. Ne planin financiar nuk do i rregulloni dot te gjitha problemet qe keni pasur dhe kjo do iu mërzitë paksa.

    Peshorja

    Marrëdhënia me partnerin do jete e qëndrueshme dhe do kaloni edhe momente pasionante se bashku. Beqaret do kenë një dite normale dhe fatkeqësisht nuk do i realizojnë dot takimet qe kane ëndërruar. Financat do dini mire si t’i menaxhoni ne mënyrë qe te mos keni vështirësi apo probleme.

    Akrepi

    Flisni hapur me partnerin tuaj sot për çdo gjë qe ju shqetëson ne lidhjen qe keni krijuar. vetëm ne këtë mënyrë do mund te zgjidhni çdo keqkuptim. beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me një person qe vërtet ja vlen dhe qe ka kohe qe mundohet t’i beje për vete. Financat do jene delikate. Shmangni shpenzimet e mëdha për te mos e përkeqësuar situatën.

    Shigjetari

    Dite e mbushur me çaste te lumtura kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni si kurrë me pare. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret nuk duhet ta kërkojnë shume larg princin e kaltër sepse ne fakt do e kenë shume pranë atë. Financat nuk do jene as shume te mira, por dhe as shume te këqija. Mundohuni te paktën te ruani qëndrueshmërinë.

    Bricjapi

    Ne mëngjes do keni disa debate me partnerin tuaj sot, por me kalimin e orëve do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do kërkoni fale. Situata do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Për beqaret atmosfera do jete goxha e favorshme për te realizuar takime mbresëlënëse. Financat vazhdoni t’i keni ne qendër te vëmendjes nëse nuk doni qe ato te kenë probleme.

    Ujori

    Mos ëndërroni me shume sesa duhet sot ju qe jeni ne një lidhje sepse mund te përballeni me shume zhgënjime me vone. Beqaret duhet te pranojnë ftesa dhe te njihen me persona te rinj. Vetëm ne këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë jetën sentimentale. Ne planin financiar mos hidhni hapa te pa nxitura. Shihni njëherë sa i keni te ardhurat para se te shpenzoni.

    Peshqit

    Do ketë momente kur do harroni gjithçka tjetër do mendoni vetëm për partnerin tuaj. Këto do jene çastet me te bukura dhe me emocionuese për ju. Beqaret do lodhen se kërkuari princin e kaltër, por nuk do e gjejnë ende atë. ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogarite para se te kryeni investime apo te jepni para hua. Me te vështirë për t’ia dale do e kenë ata qe kane një familje te madhe.

  • Zjarre në Turqi, evakuohen qindra banorë nga shtatë fshatra! Rreziku ende aktiv

    Zjarre në Turqi, evakuohen qindra banorë nga shtatë fshatra! Rreziku ende aktiv

    Qindra persona janë evakuuar nga shtatë fshatra në provincën turistike të Çanakales (Dardanele), në veriperëndim të Turqisë, për shkak të një zjarri të ri që ka shpërthyer, njoftuan autoritetet sot.

    Zjarri shpërtheu ditën e shtunë dhe u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta në kodrat pranë Gadishullit të Galipolit, buzë ngushticës së Dardaneleve. Gjatë natës, rreth 250 banorë u detyruan të largoheshin nga pesë fshatra, ndërsa sot janë evakuuar edhe dy fshatra të tjerë, bëri të ditur guvernatori i Çanakales, Ömer Toraman, përmes një postimi në platformën X, pa specifikuar numrin total të të evakuuarve.

    Në terren po punojnë intensivisht 1,300 forca, përfshirë 343 automjete zjarrfikëse, 12 avionë dhe 18 helikopterë, sipas ministrit të Bujqësisë, Ibrahim Yumaklı.

    Provinca e Çanakales, e njohur për rrënojat e Trojës së lashtë dhe fushëbetejën historike të Galipolit ku humbën jetën mijëra ushtarë gjatë Luftës së Parë Botërore, u godit vitin e kaluar nga një “thatësirë jashtëzakonisht e rëndë”, rikujtoi guvernatori më herët sot.

    “Sipas të dhënave më të fundit, zjarri nuk ka arritur ende në zonat e evakuuara,” tha guvernatori, duke shtuar se flakët nuk kanë prekur varrezat ushtarake në gadishull.

  • Nga Vjena për pushime në atdhe, bankieri shqiptar: Vijmë çdo vit se duan fëmijët

    Nga Vjena për pushime në atdhe, bankieri shqiptar: Vijmë çdo vit se duan fëmijët

    Albi Jaçe, një emigrant shqiptar që jeton prej 35 vitesh në Vjenë, Austri, ka zgjedhur sërish Shqipërinë për të kaluar pushimet verore me familjen e tij.
    Bashkë me bashkëshorten Melani dhe katër fëmijët, ai po udhëton në disa nga destinacionet më të njohura bregdetare të vendit.
    Albi ishte vetëm 6 vjeç kur u largua nga Tirana me familjen për të emigruar në Austri. Sot, në moshën 41-vjeçare, ai punon si bankier dhe thotë se Shqipëria është gjithmonë në zemrën e tij.
    “Jetoj në Vjenë prej 35 vitesh. Pushimet çdo vit i kalojmë në Shqipëri, sepse është një vend i mrekullueshëm. Fëmijët tanë e duan dhe e ndjejnë këtë vend si shtëpinë e tyre,” – thotë ai nga plazhi i Ksamilit, ku familja po qëndron aktualisht.
    Destinacionet e preferuara: Durrësi, Borshi dhe Dhërmiu
    Prej 8 vitesh, familja Jaçe kalon pushimet verore ekskluzivisht në bregdetin shqiptar, duke ndjekur çdo vit të njëjtin itinerar.
    “Na pëlqen shumë Borshi, por personalisht kam një dobësi për Dhërmiun. Çdo vit i vizitojmë të njëjtat vende dhe e shijojmë maksimalisht,” – thotë Albi.
    Dashuria me shikim të parë e Melanit për Shqipërinë
    Bashkëshortja e Albit, Melani Jaçe, është me origjinë nga Izraeli dhe lindi në Austri. Ajo e vizitoi për herë të parë Shqipërinë në vitin 2014 dhe që atëherë është kthyer çdo verë.
    “Shqipëria më kujton shumë Izraelin – ndërtesat, njerëzit, atmosfera. Ndjehem më shumë si në shtëpi këtu sesa në Vjenë. Kultura dhe mikpritja më kanë bërë për vete,” – thotë ajo.
    Melani tregon se tashmë ka nisur të kërkojë online hotele për verën e ardhshme.
    “Do të vijmë sërish në Durrës, Borsh, dhe më pas kthehemi prapë në Durrës. Nuk e ndërrojmë Shqipërinë me asnjë vend tjetër për pushime.”
    “Fëmijët e ndjejnë Shqipërinë si shtëpi”
    Çifti ka katër fëmijë të lindur në Austri, por thonë se përpiqen t’u ruajnë lidhjen me rrënjët shqiptare.
    “Na kërkojnë të veshin bluza me flamurin shqiptar dhe e quajnë Shqipërinë ‘shtëpi’. Edhe kur pushojnë gjatë ditës, nuk thonë ‘hotel’, por ‘shtëpi’. Kjo për ne është shumë domethënëse,” – thotë Albi.
    Çifti vjen çdo verë me fëmijët, por Albi tregon se në disa raste vijnë edhe vetëm si çift për të kaluar fundjava të qeta, ndërsa fëmijët qëndrojnë me gjyshërit.

  • Emigrantët sjellin fluks të lartë në Kapshticë dhe Qafë-Thanë, mbi 21 mijë hyrje-dalje vetëm dje

    Emigrantët sjellin fluks të lartë në Kapshticë dhe Qafë-Thanë, mbi 21 mijë hyrje-dalje vetëm dje

    Lëvizja e qytetarëve përmes pikave kufitare të juglindjes ka qenë e lartë gjatë 24 orëve të fundit.
    Nga të dhënave zyrtare, vetëm më 16 gusht nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri 5,205 qytetarë, ndërsa kanë dalë drejt Greqisë 6,291 shtetas.
    Fluks i lartë është regjistruar edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku kanë hyrë 5,388 shtetas dhe kanë dalë 4,442.
    Në total, përmes dy pikave kufitare janë regjistruar mbi 21 mijë hyrje-dalje brenda një dite.
    Ky fluks i shtuar vjen si pasojë e kthimeve të emigrantëve në atdhe për të kaluar pushimet verore.

  • Operacion antidrogë në Spanjë, shkatërrohet grupi kriminal shqiptar

    Operacion antidrogë në Spanjë, shkatërrohet grupi kriminal shqiptar

    Një operacion i madh antidrogë në Teruel, Spanjë, ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale shqiptare. Gjatë aksionit, të paktën nëntë serra me plantacione kanabisi u zbuluan nga dronët e Rojës Civile në zonën malore të quajtur “Përroi i Bufit”.
    Policia sekuestronte 7,700 bimë marihuane dhe arrestoi katër persona në flagrancë. Operacioni mori emrin “Përroi i Bufit”, sipas vendndodhjes ku ishte kultivuar droga, në komunën Arcos de las Salinas. Emrat e shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë të ditur.
    Pamjet e publikuara nga policia tregojnë agjentët e armatosur duke i drejtuar armët të dyshuarve, duke i vendosur duart pas koke dhe duke i shtyrë për tokë deri në prangosje, ndërsa në aksion morën pjesë edhe qentë antidrogë.
    Gjykatësi i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Hetimit Numër Tre të Teruelit ka urdhëruar paraburgim për katër të arrestuarit, të dyshuar për kultivim, prodhim dhe trafikim të paligjshëm të drogës, duke dyshuar gjithashtu për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

  • E mbyllën në spitalin psikiatrik, reagon këngëtari i njohur grek: Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore!

    E mbyllën në spitalin psikiatrik, reagon këngëtari i njohur grek: Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore!

    Këngëtari i famshëm grek Giorgos Mazonakis, i cili u mbyll nga motra e tij dhe familjarë të tjerë në spitalin psikiatrik, ka thyer heshtjen dhe ka reaguar.
    Mediat greke raportojnë se përmes një deklarate të bërë publike nga avokati i tij, ai thotë se është mirë dhe se nuk vuan nga asnjë sëmundje mendore, duke rikonfirmuar zërat se e gjithë kjo është bërë nga motra e tij dhe familjarë që mesa duket duan t’i marrin pasurinë, me të cilët ndodhet edhe në proces gjyqësor prej disa vitesh.
    “Mbyllja ime e përkohshme këtu në Dromokaiteio u bë pa më vënë në dijeni. Unë nuk vuaj nga ndonjë sëmundje mendore që kërkon kujdes psikiatrik dhe që mund të më bëjë të rrezikshëm qoftë për veten time apo për palët e treta. Pas kësaj prove fshihet një metodë e neveritshme. Ju falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës, fansa, bashkëpunëtorë, miq, sipërmarrës të Fever, për mbështetjen e palëkundur dhe dashurinë që po më tregoni gjatë këtij momenti të vështirë personal. Ndihem mirënjohës dhe premtoj se do të jem me ju së shpejti“, tha George Mazonakis në mesazhin e tij.
    Ndërkohë që avokati i tij tha se është i bindur se ditën e hënë ai do të kthehet në shtëpi, teksa shton se e gjithë kjo manovër është bërë të enjten, që pasonte me katër ditë pushimi të institucioneve në Greqi.
    Ndërkohë, një ditë më parë, edhe familja e Giorgos Mazonakis reagoi përmes avokatëve të saj, duke theksuar se prioritet i tyre absolut është shëndeti dhe siguria e këngëtarit. Sipas deklaratës së shpërndarë nga zyra ligjore “Vlassis & Associates”, familja bën të qartë se nuk është e interesuar për deklaratat apo komentet e palëve të treta, derisa të kalojë rreziku për jetën e tij.