I nxehti afrikan mbërthen sërish vendin, temperaturat mbi 40 gradë celcius
Moti për ditën e sotme, më 12 gusht 2025, do të sjellë një tjetër ditë përvëluese për qytetarët në të gjithë Shqipërinë. Sipas parashikimeve të fundit meteorologjike, vendi do të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan, me temperatura që në shumë zona do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius. Qytetet e […]
Raporti i Eurostat: Mbështetja financiare për familjet shqiptare, më e ulëta në Europë
Përfitimet familjare luajnë një rol kyç në luftën kundër varfërisë dhe promovimin e përfshirjes sociale. Ato ndihmojnë në mbështetjen e ekonomive familjare dhe janë veçanërisht të rëndësishme në parandalimin e varfërisë tek fëmijët. Në të gjithë Europën, sistemet e sigurimeve shoqërore dhe përfitimet familjare ndryshojnë shumë. Një mënyrë për t’i krahasuar është duke parë se […]
Këmbimi valutor 12 gusht/ Me sa shiten e blihen valutat e huaja
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102 lekë dhe do shitet me 103.4 lekë. Ndërsa […]
Të dhënat shqetësuese, numri i nxënësve në arsim bie me 10 për qind pas pandemisë
Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë fenomeni po përkeqësohet. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020-2025 totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%. Në nivelet më të […]
Kalaja: Sarajet në Surrel u ndërtuan pa leje, SPAK zhduku dosjen e kallëzimit penal
Një tjetër akuzë e fortë ndaj kreut të qeverisë vjen nga avokatja Adriana Kalaja, e cila denoncon publikisht për ‘grabitjen’ e tokës në Surrel. E ftuar në një intervistë në edicionin e lajmeve në Syri TV, Kalaja tha se më 9 shtator 2024, ajo ka depozituar një kallëzim penal në SPAK, të mbështetur me prova, […]
Zjarret në vend/ Vijojnë flakët në ‘Syrin e Kaltër’ në Sarandë, situatë kritike në Xath të Fushë Arrëzit
Shqipëria është prekur nga zjarret në disa zona të vendit nga veriu në jug. Zjarri që ra në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë, ku pasditen e djeshme mori përmasa të mëdha, ka vijuar edhe gjatë natës por me intensitet të ulët. Në fshatin Pecë, vatra e zjarrit është fikur gjatë natës. Prej orëve […]
Vritet me armë zjarri një person në Kosovë, shpallet në kërkim autori
Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen Hajvali të Prishtinës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pa shenja jete. “Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është […]
“Manipuluesi” Putin kundër “emocionalit” Trump, çfarë tregojnë samitet e mëparshme për takimin në Alaskë
Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë një histori takimesh të çuditshme. Ishte takimi i tyre i parë në Gjermani, kur Trump ia konfiskoi shënimet përkthyesit të tij për të fshehur çdo provë se çfarë kishte ndodhur në dhomë. Rasti në Vietnam kur Trump e mori për të vërtetë deklaratën e Putinit se Moska nuk ishte […]
Tre ditë para takimit Trump-Putin, liderët e BE deklaratë të përbashkët: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj
Liderët e shteteve të BE-së kanë miratuar një deklaratë të hënën vonë, përmes së cilës theksojnë nevojën që ukrainasit të kenë lirinë për të vendosur për të ardhmen e tyre. Deklarata e mbështetut nga të gjithë vendet, përveç Hungarisë, vjen përpara samitit të së premtes që të mbahet mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë. “Negociatat […]
Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023
Çmimet më të larta dhe fluksi i turistëve po rrit me shpejtësi qarkullimin e të ardhurave në bizneset e shërbimit ushqimor “ Catering dhe restorante, bare etj”. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2023 të ardhurat e bizneseve në sektorin e shërbimit ushqimor ku përfshihen edhe baret arritën në 80,7 miliardë lekë një vlerë e […]