Day: August 12, 2025

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 12 gusht 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 12 gusht 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e martë, 12 gusht 2025:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Moti për të martën, temperatura deri në 41°C në disa qytete

    Moti për të martën, temperatura deri në 41°C në disa qytete

    Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me kalime të pakta vranësirash herë pas here, veçanërisht në zonat lindore përgjatë vargmaleve në orët e mesditës dhe pasdites. Pas këtyre orëve, moti do të mbetet i kthjellët në të gjithë territorin.
    Era do të fryjë nga verilindja–veriperëndimi me shpejtësi mesatare 6 m/sek, ndërsa në lugina dhe në bregdet do të arrijë 10-12 m/sek. Në det, valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1-2 ballë.
    Temperaturat parashikohen:

    QYTETET
    Temperaturat në °C
    Sigla

    Shkodër
    24/41
    Diell

    Kukës
    19/37
    Diell pak re

    Lezhë
    26/41
    Diell

    Dibër
    20/37
    Diell pak re

    Durrës
    22/40
    Diell

    Tiranë
    26/41
    Diell

    Elbasan
    19/41
    Diell pak re

    Berat
    19/41
    Diell

    Vlorë
    22/38
    Diell

    Korçë
    19/34
    Diell pak re

    Gjirokastër
    17/41
    Diell pak re

    Sarandë
    23/36
    Diell

  • Xabi Alonso “i heq spaletat” Pintus, sposton legjendën e përgatitjes fizike te Real Madridi

    Xabi Alonso “i heq spaletat” Pintus, sposton legjendën e përgatitjes fizike te Real Madridi

    Antonio Pintus, figura legjendare e përgatitjes fizike te Real Madridi dhe një nga arkitektët e suksesit europian të klubit të bardhë, nuk është më në qendër të menaxhimit atletik të ekipit.
    Pas viteve të dominimit në Champions League, drejtuesit vendosën të rinovojnë sistemin, duke ia besuar detyrën Ismael Camenforte, katalanas me eksperiencë te Barcelona, New York City, Danimarka dhe Bayer Leverkusen, me të cilin ka bashkëpunuar Xabi Alonso.
    Pintus mbetet në staf me rolin “Performance Manager”, por me ndikim shumë të reduktuar, pas dyshimeve mbi metodat e tij, sidomos pas numrit të lartë të lëndimeve sezonin e kaluar.
    Camenforte mori drejtimin e përgatitjes fizike gjatë Botërorit për Klube dhe planifikoi të gjithë parasezonin 2025, duke sinjalizuar ndryshimin e plotë të “kullës” së kontrollit fizik.
    Krahas kësaj, Real Madridi ka ristrukturuar edhe sektorin mjekësor. Dr.Felipe Segura Ortiz është ngritur në detyrë, duke sjellë Manuel Arroyo nga Granada, ndërsa priten ndryshime te fizioterapistët dhe specialistët e rikuperimit.
    Ky revolucion strukturor synon të minimizojë lëndimet dhe të garantojë performancë të lartë gjatë gjithë sezonit, duke shënuar një epokë të re te Real Madridi, pas drejtimit të Pintus.

  • Gimenez: Me Allegrin do të kemi një sezon të madh, ëndërrojmë titullin

    Gimenez: Me Allegrin do të kemi një sezon të madh, ëndërrojmë titullin

    Santiago Gimenez, sulmuesi meksikan i Milanit, është i bindur se me rikthimin e Massimiliano Allegrit, kuqezinjtë do të kenë një sezon të madh dhe do të luftojnë për titull: “Fitimi i titullit kampion është një ëndërr, do të punojmë ditë pas dite për ta arritur.
    Ndjehem shumë mirë… Tani ndihem plot energji për atë që na pret dhe padyshim do të jap maksimumin për skuadrën. Raporti me Allegrin është shumë i mirë dhe pozitiv. Jam i sigurt se do të jetë një sezon i madh, e kam kuptuar që në ditën e parë në Milanello.
    Kur punon duhet të jesh i fortë, por pastaj duhet edhe buzëqeshje, familje, grup. Besoj se ky grup, falë edhe Allegrit, ka përzierjen e duhur. Përshtypjet janë shumë të mira, objektivat që kemi të mëdha. Jam i sigurt se ky do të jetë një sezon i shkëlqyer. Ta fitosh titullin është gjithmonë një ëndërr, por duhet të punojmë çdo ditë, të ecim përpara hap pas hapi.
    Ardhja e Modric? Është i pabesueshëm, frymëzim për ne. Duhet ta vëresh gjithmonë çfarë bën në fushë, sepse është i jashtëzakonshëm. A kam ndryshuar? Sërish jam i njëjti Santiago, por me më shumë uri dhe dëshirë. Duhet ta fshij të shkuarën dhe t’ia filloj nga e para.
    7 mbi fanellë? Është numër historik për Milanin dhe nuk mund të ndryshojë kjo gjë. Milani kërkon një sulmues tjetër? Nuk më krijon asnjë shqetësim. Nëse vjen një sulmues tjetër është më mirë për konkurrencën”.

  • Rashford më produktiv se Williams, ja pse Barcelona goditi në shenjë me anglezin

    Rashford më produktiv se Williams, ja pse Barcelona goditi në shenjë me anglezin

    Ishte opsioni i tretë për të forcuar krahun e majtë në “Camp Nou” e ri, por sipas statistikave, mund të përzgjidhej fare mirë i pari. Pas refuzimit të Nico Williams, kur gjithçka dukej e kryer, klubi blaugrana nisi të kërkonte opsione të tjera për të përforcuar sulmin dhe shtuar konkurrencën në fazën ofensive.
    Shpejt në skenë hyri opsioni Luis Díaz. Megjithatë, po aq shpejt sa u përfol, edhe u zhduk. Pa Nico dhe Luis, anglezi Rashford u kthye në prioritet. Pas një marrëveshjeje relativisht të lehtë me Manchester United, më në fund Hansi Flick e ka sulmuesin e tij të ri.
    Edhe pse në dukje vjen me një rol disi më dytësor, në të vërtetë trajneri gjerman ka shumë besim tek anglezi. Në fakt, sipas shifrave, Barça ka firmosur me një nga lojtarët me më shumë aftësi për të gjeneruar gola në gjithë futbollin europian, madje edhe përpara Nico Williams, që renditet menjëherë pas tij.

    Rashford, një “makineri” e prodhimit të golaveEdhe pse muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për ish-lojtarin e Manchester United, ai nuk e ka humbur instinktin për gol dhe as vizionin në lojë. I huazuar në pjesën e fundit të sezonit të kaluar tek Aston Villa, mes tre muajve në “Villa Park” dhe minutave të pakta te Manchester United, ai arriti të shënojë 11 gola dhe të japë 9 asiste.
    E gjitha në afro 2.500 minuta lojë. Duke bërë mesataren, për numrin e ri 14 të Barcelonës del një gol ose asist çdo 122 minuta lojë, shifër vërtet mbresëlënëse. Në krahasim, statistikat e Nico Williams janë më pak entuziaste për tifozët katalanas. Numri 10 i Athletic Bilbao e mbylli sezonin e kaluar me 11 gola dhe 7 asiste në 41 ndeshje; pra një gol/asist çdo 178 minuta lojë, shumë më prapa Rashfordit.

    Një zëvendësues i nivelit të lartëEdhe pse ishte opsioni C në merkaton blaugrana, Rashford do të jetë shumë i rëndësishëm këtë sezon. Me statusin ende të huazuar, ai ka 10 muaj kohë për të bindur se meriton të qëndrojë në “Camp Nou”. Nëse ia del, Barcelona do të duhet të paguajë mbi 40 milionë euro. Flick e pëlqen shumë si alternativë ofensive. Pas Raphinha, anglezi mund të jetë një armë shumë e vlefshme këtë sezon.
    Me idenë për të nisur lojën nga krahu i majtë, nuk përjashtohet mundësia që herë pas here të luajë edhe si qendërsulmues. Me ngarkesën e madhe të ndeshjeve dhe në varësi të nevojave, nëse Ferran Torres mungon, Marcus mund të marrë përgjegjësinë dhe të luajë si “9” kryesor.

  • Mario Baloteli zgjedh idhullin e tij në futboll, është Ronaldo Fenomeni

    Mario Baloteli zgjedh idhullin e tij në futboll, është Ronaldo Fenomeni

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e mëdhenj që kanë bërë epokë mbeten gjatë në memorie. Të tillë janë Pele, Maradona, Krujf, Bekenbauer, Best, Myller, Platini etj. Në kohët e sotme në mendje janë Leo Mesi e Kristiano Ronaldo, por ka të tjerë që mendojnë se Ronaldo fenomeni, pra Ronaldo braziliani, ka qenë më i mirë. Kështu, ish-sulmuesi i Mançester Siti dhe Liverpul e bëri të qartë mendimin e tij për këtë çështje. Mario Baloteli ka treguar se kush është idhulli i tij në futboll, duke mos zgjedhur as Kristiano Ronaldon e as Lionel Mesin. Baloteli është i njohur mirë për tifozët e Premier League falë kohës së tij te Mançester Siti dhe Liverpul. Sulmuesi ekstravagant italian u bashkua me Sitin nga Interi në vitin 2010 dhe fitoi Kupën e Anglisë dhe Premier League me klubin. Baloteli u transferua te Milani në vitin 2013 përpara se të kthehej në Angli dhe të nënshkruante për Liverpul. Por periudha e Balotelit në Anfield nuk ishte e suksesshme dhe ai u rikthye në “San Siro” në huazim për sezonin 2015/16, përpara se të kalonte përfundimisht te Nice në vitin 2016. Pas largimit nga Nice në vitin 2019, karriera e Balotelit ka parë lëvizje pothuajse çdo verë dhe ai ka përfaqësuar disa klube në Francë, Zvicër, Turqi dhe Itali.
    Duke folur për botimin italian “La Gazzetta dello Sport”, Baloteli tha: “Po kërkoj një klub që do të ketë besim tek unë. Dua të luaj edhe dy ose tre vite të tjera. Më pas do të shkoj te vëllai im Enok. Ai tani po luan për Vado në mesin e amatorëve. Do të shohim. Sidoqoftë, i kam premtuar atij që do ta përfundoj karrierën duke luajtur krah tij”, nënvizoi ai. Mario Baloteli zbulon idhullin e tij në futboll. Në të njëjtin intervistë, Baloteli zbuloi se kush ishte idhulli i tij në futboll, dhe zgjedhja nuk ishte as Ronaldo e as Mesi. Të dy konsiderohen gjerësisht si disa nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe janë një zgjedhje e zakonshme për titullin GOAT, falë 13 “Topave të Artë” që kanë fituar së bashku. Por Baloteli zgjodhi një lojtar që shkëlqeu për Interin në vitet ’90 – Ronaldo Nazario. Braziliani luajti për Interin nga viti 1997 deri në 2002, duke shënuar 59 gola në 99 paraqitje për klubin. Ishte një periudhë që Baloteli e kujtonte me nostalgji, ndërsa shpjegoi pse Ronaldo është idhulli i tij në futboll, i cili, ashtu si ai, përfundoi duke luajtur për të dy klubet e Milanos. “Kur isha fëmijë, isha tifoz i interistëve sepse idhulli im ishte Ronaldo Fenomeni, dhe nuk e kam fshehur kurrë dashurinë time për kuqezinjtë. Por të jesh tifoz është diçka krejt tjetër”, tha ai.
     

  • Trajneri i Bërnlit mesazhe optimiste për Brojën, portieri i Kosovës Muriqi drejt Sasuolos

    Trajneri i Bërnlit mesazhe optimiste për Brojën, portieri i Kosovës Muriqi drejt Sasuolos

    Adriatik BALLA
    Trajneri i Bërnlit, Skot Parker, mendon se Armando Broja është lojtar me kualitet dhe gëzon formë të mirë, por ai kujtoi se nuk do të nxitohet që ta aktivizojë në fushën e lojës pa qenë të sigurt se ai gëzon formë maksimale sportive dhe ta ndjejë se është gati në fushë. Kjo pasi ai tha se lojtari ka nevojë për më shumë përgatitje fizike. “Ai duket mirë. Ai u stërvit dje për herë të parë dhe ishte vetëm një stërvitje e lehtë. Ndërsa sot është stërvitur pak vetëm”, tha Parker për “Burnely Express” pas miqësores që Bërnli luajti ndaj Lacios. “Megjithatë, duket në formë fizike, duket mirë. Me shumë mundësi i duhet pak punë tani që të jetë në ritmin e duhur, pasi siç e thashë, ai nuk ka bërë shumë stërvitje gjatë fazës përgatitore të sezonit. Në nuk duam ta vendosim në një pozitë ku të jetë i cenuar apo të rrezikojë ndonjë gjë këtu”, tha trajneri, duke shpjeguar kësisoj se për të parë Brojën në veprim në fushë do të pritej derisa sulmuesi të ishte në formën më të mirë.
    Portieri i Kosovës
    Klubi italian i Sasuolos ka hyrë në merkato duke kërkuar që të përforcojë radhët e tij me futbollistë cilësorë, meqë është kthyer përsëri në Serinë A. Pak ditë më parë, ai mori një përgjigje negative nga Kristjan Asllani. Sasuolo ishte gati të bënte një lëvizje për mesfushorin, por u përball me refuzimin e lojtarit i cili kërkon një klub me objektiva madhorë ne Itali për të vazhduar karrierën. Krejtësisht ndryshe është situata me Arijanet Muriç. Portieri i Kosovës, po bëhet gati t’i japë lamtumirën klubit të Ipsuiç në Angli për t’u transferuar në Itali. Sipas “Sky Sport”, palët janë shumë pranë akordit dhe firmat nuk duhet të vonojnë, pasi klubi italian kërkon ta ketë në dispozicion që në javën e parë të kampionatit. Portieri ndiqej edhe nga Monako, por atje do të bënte me siguri rolin e zëvendësuesit, ndaj zgjedhja e tij ka rënë te Sasuolo ku i jepet garancia se do të luftojë për pozicionin e titullarit.
    Lila merr vendim pë rtë ardhmen e Zhegrovës
    Shqiptari Edon Zhegrova mund të mbetet në Lilë me gjithë dëshirën e tij për t’u larguar. Mediat franceze raportojnë se klubi francez e ka marrë një vendim radikal për yllin kosovar. Në fakt, 26-vjeçari do t’i bashkohet sot ekipit në stërvitje pasi qëndroi për një kohë i distancuar pasi nuk iu lejua të ushtronte me skuadrën franceze. Ai po stërvitej individualisht dhe me ekipin e rezervistëve. Mirëpo, mediumi i njohur francez “L’Equipe” raporton se përfaqësuesi kosovar është rikthyer në ekipin e parë dhe ka mundësi reale që të vazhdojë të luajë me ekipin e kuq edhe në sezonin e ardhshëm. Gjatë muajve të fundit u spekulua se ish-futbollisti i Bazelit do të transferohej në Itali, ku e donte më së shumti Napoli, ndërsa më pas në garë thuhet se ishte futur edhe Olimpike Marsejë, ndonëse nuk kishin nisur asnjëherë bisedimet mes klubeve. Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur të premten që shkoi, presidenti i klubit, Olivier Letang, tha se nuk ishin pjekur ende kushtet që lojtari të largohej, duke mos e përjashtuar mundësinë që Edoni të qëndrojë në Lilë edhe në edicionin 2025/26.

  • Kumbulla mbyll marrëdhënien me Romën, Shpendi pëlqehet seriozisht nga Fiorentina

    Kumbulla mbyll marrëdhënien me Romën, Shpendi pëlqehet seriozisht nga Fiorentina

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e përfaqësueses kuqezi po përpiqen të shfrytëzojnë ditët e mbetura të kësaj merkato për të bërë lëvizjet e dëshiruara në treg. Në Itali, luan një kontigjent i madh dhe i rëndësishëm i Kombëtares tonë, ndaj vëmendja ndaj tyre është speciale. Ndërkohë, Marash Kumbulla është kthyer përsëri në epiqendrën e merkatos në Itali, pasi mbrojtësi shihet jashtë planeve të trajnerit Xhian Piero Gasperini. Edhe në miqësoren më të fundit të Romës ndaj Evertonit, trajneri nuk e aktivizoi mbrojtësin, duke dhënë sinjalet e qarta se duhet të kërkojë një sistemim të ri. Sipas informacioneve të mediave spanjolle, Espanjoli është gati të mirëpresë futbollistin. “AS” bën të ditur se ka kontakte mes palëve për të realizuar një gjë të tillë, por këtë herë formula duhet të ndryshojë. Roma kërkon shitjen përfundimtare të lojtarit, jo të huazojë atë për një tjetër edicion siç ndodhi më parë. Përndryshe, të vendoset një klauzolë për detyrimin e blerjes së tij në fund të edicionit, pasi synon të sigurojë të ardhura nga largimi i mbrojtësit për të rikuperuar diçka nga 26,5 milionë eurot që shpenzoi për të. Por të njëjtat burime theksojnë se këtë herë Espanjoli ka rivalitet për firmën me futbollistin, pasi një tjetër klub i Serisë A po interesohet për Kumbullën. Kaliari është gati të bëjë lëvizjen e tij për të siguruar mbrojtësin shqiptar, i cili kësisoj do të kishte një vend të garantuar përsëri në elitën e futbollit italian.
    Shpendi seriozisht në planet e Fiorentinës
    Tani nuk ka më dyshime për llojin e sulmuesit që kërkon Fiorentina, pas fjalëve të Stefano Piolit në përfundim të ndeshjes kundër Mançester Junajtid. “Na duhet një sulmues që di të marrë thellësinë”. Duke u kthyer dy muaj pas, kur klubi vjollcë nuk ishte i sigurt nëse do ta mbante Moise Kean, kuptohet se nevoja nuk është më një zëvendësues i tij, por një zëvendësues i vërtetë i sulmuesit kryesor të kombëtares italiane. Mes kandidatëve më konkretë, shkruan sot “Corriere dello Sport”, bie në sy Kristian Shpendi, sulmues i ri shqiptar i Çezena, i konsideruar zgjidhja ideale për të shmangur gabimin e verës së kaluar, kur nuk u mor një zëvendësues për Kean. Shpendi, i lindur më 2002, shihet si profili i duhur: i ri, premtues dhe i aftë të rritet së bashku me skuadrën, duke përfaqësuar zgjidhjen e mesme perfekte për Fiorentinën.
    Anis Mehmeti gjeti golin pas shumë kohësh në Angli
    Anis Mehmeti e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Championship me skuadrën e Bristol Siti. Në sfidën e parë të luajtur në transfertë kundër Shefield Junajtid, fantazisti shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në startin e pjesës së dytë, ndërkohë që skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-4. Ky gol ka rënë dhe në sytë e ekspertëve të Championship, duke e vendosur 24-vjeçarin në formacionin më të mirë të javës së parë të kampionatit. Kujtojmë që Mehmeti e mbylli sezonin e kaluar me 12 gola të shënuar, teksa këtë sezon mesfushori shqiptar ka vendosur që ta nisë aty ku e la, të ndihmojë Bristol Sitin që të arrijë të ngjitet në Premier League. Anis Mehmeti numëron vetëm tre paraqitje me Kombëtaren shqiptare.

  • I nxehti afrikan përfshin vendin tonë, temperaturat deri në 41 gradë Celsius! Parashikimi për ditën e sotme

    I nxehti afrikan përfshin vendin tonë, temperaturat deri në 41 gradë Celsius! Parashikimi për ditën e sotme

    I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme.

    Sipas parashikimit të motit, temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 41 gradë Celsius ndërsa ato minimale 18-25 gradë.

    Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s

    Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

  • Nëna në Itali vrau dhe copëtoi të birin: Doja ta mbroja nusen time nga dhuna

    Nëna në Itali vrau dhe copëtoi të birin: Doja ta mbroja nusen time nga dhuna

    Një nënë italiane rrëfeu se dyshohet se e vrau dhe e copëtoi djalin e saj me ndihmën e gruas së tij, për ta mbrojtur atë nga abuzimi i dyshuar fizik në martesën e tyre.

    Lorena Venier, 61 vjeçe, pranoi vrasjen e djalit të saj, Alessandro Venier, 35 vjeç, pasi gruaja e tij, Mailyn Castro Monsalvo, 30 vjeç, telefonoi policinë italiane për të rrëfyer se kishte ndihmuar në kryerjen e aktit të tmerrshëm më 25 korrik, transmeton Telegrafi.

    Trupi i Alessandros u gjet i copëtuar në bodrumin e shtëpisë që ai ndante me gruan dhe vajzën e tij 6-muajshe në qytetin Gemona del Friuli, Itali.

    “Unë u kujdesa vetë për copëtimin e Alessandros”, i tha Lorena, e cila është infermiere, një gjyqtari gjatë një paraqitjeje në gjykatë, raportoi ANSA.

    “Përdora një sharrë hekuri dhe një çarçaf për të mbajtur gjakun dhe e copëtova në tri pjesë. Nuk kishte njolla gjaku – kjo është arsyeja pse policia e karabinierëve gjeti gjithçka në rregull”, tha ajo.

    Dyshja nënë dhe nuse e kishin planifikuar vrasjen për muaj të tërë, pasi Alessandro dyshohet se kishte abuzuar fizikisht me Castro-n.

    “Mailyn më kishte kërkuar të vrisja djalin tim Alessandro për muaj të tërë, që nga dita kur lindi vajza e tyre në janar”, tha Lorena, sipas L’Unione Sarda.

    “Mailyn u rrah dhunshëm, u fye dhe u kërcënua vazhdimisht me vdekje… Djali im e minimizoi depresionin e saj pas lindjes, dhe kur vendosa ta raportoja, ai më goditi në shpinë”, pohoi ajo.

    Duhet të ketë diskutuar Alessandro për t’u transferuar në Kolumbi, nga është gruaja e tij, me fëmijën e tyre – por Lorena ishte shumë e frikësuar nga ajo që mund të bënte ai për të dëmtuar familjen, raportoi Daily Mail.

    “Nuk mund t’i kisha lejuar ata të shkonin në Kolumbi, Mailyn dhe foshnja do të kishin rrezikuar shumë atje. E vetmja mënyrë për ta ndaluar ishte ta vrisnin”, shtoi ajo.

    Duhet të ketë kërcënuar gjithashtu se do ta mbyste gruan e tij në një lumë kolumbian, thanë raportet lokale.

    Sipas Daily Mail, Castro dhe Lorena dyshohet se i dhanë Alessandros një gotë limonatë me qetësues dhe i dhanë dy doza insuline nga spitali ku punonte Lorena, për ta lënë pa ndjenja.

    Alesandro ishte ende gjallë edhe pas dozës së rëndë të insulinës.

    Babai u mbytë më pas me një jastëk, e mbytën me lidhëse këpucësh dhe u mbulua me gëlqere për të fshehur erën e trupit të tij.

    Lorena i tha gjykatës se Castro ishte përfshirë vetëm në zhvendosjen e mbetjeve, raportoi ANSA.

    Nëna shpresonte që zhdukja e djalit të saj të kalonte pa u vënë re, pasi familja kishte plane për t’u zhvendosur në Amerikën e Jugut, por plani i saj u prish nga rrëfimi i Castros.

    Lorena është akuzuar për vrasje dhe fshehje të një trupi, dhe Castro po hetohet për nxitje në vrasje.