Skandalet e Mirlinda Karçanajt të AKSHI-t nuk kanë fund, tenderë të fryrë për të njëjtat kompani, ofertat më të lira…
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nën drejtimin e Mirlinda Karçanajt, është bërë një nga institucionet më të kritikuara për mënyrën se si administrohen fondet publike për projektet e teknologjisë së informacionit. Tenderë të përsëritur për të njëjtat kompani, skualifikim i ofertave më të lira, projekte me kosto të fryra deri dhjetë herë mbi […]
GJKKO vendos nesër nëse do ta lirojë apo jo nga burgu Ilir Metën, ish-presidenti rrezikon 10-15 vite burg, ja…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar datën 13 korrik ora 10:00, pra nesër, për të mbajtur seancën ku do të shqyrtohet kërkesa e ish-Presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Mësohet se kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Çela, kjo për shkak se […]
“Nën tokë do prishen”/ Bisedat fundosin grupin: Eurot e kokainës u groposën në rrënjët e ullinjve, më mirë…
Sipas dosjes së SPAK, anëtarët e kësaj organizate të fuqishme kriminale që diktonte çmimin e kokainës në Evropë, flitet për sasi të mëdha eurosh cash që transportoheshin në Shqipëri. Organizata kriminale shqiptare e trafikut të drogës që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton të ketë qarkulluar miliona euro të përfituara nga ky aktivitet […]
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura në Tiranë që po shndërrohet në një qendër bashkëkohore për artin dhe kulturën në Shqipëri. Rikonstruksioni total i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura është investim i qeverisë shqiptare, dhe do të ruajë dhe evidentojë vlerat e projektit të prof. […]
Drogë nga…/ Europol godet rrjetin shqiptar të trafikut të kokainës, 10 të arrestuar
Një operacion i policisë shqiptare së bashku me disa europiane kanë arrestuar 10 persona, të dyshuar për pjesëmarrje në një rrjet kriminal të organizuar që merrej me trafik të kokainës dhe pastrim parash. Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Europol thekson se operacioni u zhvillua më 7 dhe 8 gusht në Shqipëri, me mbështetjen e […]
Kina ndalon përdorimin e çipave H20 të Nvidia nga kompanitë shtetërore dhe ato të lidhura me qeverinë
Autoritetet kineze u kanë kërkuar kompanive vendase të shmangin përdorimin e procesorëve H20 të prodhuar nga Nvidia, veçanërisht për projekte që lidhen me qeverinë, raportoi sot Bloomberg News, duke cituar disa burime. Sipas raportit, autoritetet kanë shpërndarë njoftime zyrtare në disa kompani, duke i privuar nga përdorimi i gjysmëpërçuesve të niveleve më të ulëta të […]
BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian thanë të martën se “Ukraina ka të drejtën e natyrshme të zgjedhë vetë fatin e saj”. Ky qëndrim i bllokut evropian vjen tri ditë para se presidenti amerikan, Donald Trump, të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, për të biseduar për përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës që ka nisur më […]
Fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Kakavijës! 112.000 udhëtarë në 10 ditët e para të gushtit, 20% më shumë se vitin e kaluar
Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare Kakavijë janë përpunuar rreth 12.400 shtetas dhe mbi 4.100 mjete. Nga këta, afërsisht 8.000 kanë hyrë në Shqipëri dhe rreth 4.400 kanë dalë, ndërsa në hyrje janë regjistruar rreth 2.600 mjete dhe në dalje 1.500. Nga 1 deri më 10 gusht 2025, totali i kalimeve ka arritur […]
Çështja Epstein, gjykata refuzon kërkesën për publikimin e dokumenteve mbi Maxwellin
Një gjyqtar federal amerikan hodhi poshtë të hënën një kërkesë të Departamentit të Drejtësisë për të publikuar dokumente nga çështja penale kundër Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja prej vitesh e financierit të ndjerë dhe trafikantit të seksit, Jeffrey Epstein. Sipas gjyqtarit, dokumentet nuk përmbajnë informacion të ri me rëndësi publike. Bëhet fjalë për deklarata të dëshmitarëve të […]