U-Albania/ Sot afati i fundit i aplikimit në universitet, ja si do të realizohet procesi në portal
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale u ka kujtuar maturantëve rëndësinë e këtij afati, duke theksuar se procesi i aplikimit kryhet plotësisht online, përmes portalit u-albania.al. Të gjithë maturantët që duan të ndjekin studimet e larta në universitetet publike dhe private në vend, kanë afat vetëm deri sot, […]
Thirrjet për ndihmë zbulojnë skemën/ Shqiptari mban peng ish-gruan dhe fëmijët e tij të mitur, policia…
Ngjarja ka ndodhur në Peruxhia, ku gruaja dhe fëmijët mbërritën nga Shqipëria më 30 korrik, pasi burri i kishte premtuar se do të siguronte dokumente italiane për fëmijët. Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Karabinierët në Itali, pasi mbante peng ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të moshës 7 dhe 11 vjeç. Sipas […]
Pallatet s’janë më “pa zot”, çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë
Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon të vërë rregull në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh. Mbajtja në gjendje funksionale e një ndërtese nuk është më çështje vullneti apo fqinjësie të […]
Formalizimi për produktet bujqësore-blegtorale/ Malaj: 103 ton mallra të bllokuara
Tashmë ka përfunduar faza e parë në terren, në kuadër të përpjekjes së vazhdueshme të forcimit të ligjshmërisë fiskale në sektorin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Kështu shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili në këtë postim me anë të një fotoje tregon se nga përpjekja 20 […]
Publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Ecim!
Aksioni për lirimin e hapësirave publike si trotuaret dhe ambientet e përbashkëta vazhdon me intensitet në të gjithë vendin. Si pjesë e vizionit të qeverisë shqiptare për “Rilindjen Urbane 2.0”, kjo nismë ka si qëllim rikthimin e hapësirave publike për qytetarët dhe komunitetet. Po kështu sot kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga […]
Qindra të arrestuar, proceduar dhe dhjetëra ngjarje të zbardhura, policia bën bilancin për muajin korrik
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës për muajin korrik. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar me përkushtim, profesionalizëm dhe angazhimin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, zhvillimin e operacioneve të përbashkëta me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit në bashkëpunim të ngushtë me partnerët. Gjithashtu, […]
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës
Tre persona janë arrestuar këtë të diel në Kukës. Shtetasit me iniciale D.D., G.SH., dhe V.E., janë kapur me 14 doza kanabisi të ndarë, me qëllim shitjen. Njoftimi i policisë: U kapën në flagrancë me lëndë narkotike në automjet, vihen në pranga 3 shtetas. Procedohet në gjendje të lirë një tjetër shtetas, të cilit iu […]
Trashëgimia e Konispolit, shpallet Ansambël Arkitektonik Urban me vendim të qeverisë
Trashëgimia e Konispolit, shpallet ansambël arkitektonik urban me vendim të qeverisë Konispoli është shpallur Ansambël Arkitektonik Urban me një vendim të veçantë të qeverisë, duke marrë një status që përtej vlerësimit krijon edhe mundësinë për mbrojtjen dhe restaurimin e banesave karakteristike që po shkojnë drejt rrënimit. Qyteti që ruan një trashëgimi të pasur urbane dhe […]
Java nis me reshje shiu dhe ulje të temperaturave
Ditën e hënë (4 gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura (në male), të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të […]
Kodi i ri Penal/ Hoxhaj: Po vjen si një jetim, pa autorë dhe pa transparencë…
I ftuar në një intervistë në edicionin e lajmeve të paradites, gazetari Edmond Hoxhaj, ngriti shqetësimin se ky dokument kaq i rëndësishëm po hartohet pa transparencë dhe pa përfshirjen e aktorëve kryesorë të drejtësisë dhe shoqërisë civile. Pavarësisht deklaratave për përfshirje institucionale, rezulton se as kreu i Gjykatës së Lartë, as Prokurori i Përgjithshëm, e […]