Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore
Gjermania ka njoftuar se do të dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore të tipit Patriot në Ukrainë gjatë dy ose tre muajve të ardhshëm, përfshirë edhe lëshues dhe komponentë të tjerë ndihmës. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se ky veprim bëhet në kuadër të një marrëveshjeje të re me Shtetet e Bashkuara për […]
‘Mbushën’ Greqinë me drogë! Arat me kanabis i kontrollonin me GPS e dronë, pranga financuesve, ‘kokat’ në kërkim
anëtarët e grupit KORÇË-Pas disa muajsh hetime, policia e Korçës ka zbuluar një grup që trafikonte lëndë narkotike në Maliq. Në pranga janë vendosur Leonard Xhemollari dhe Gentian Muço, të cilët dyshohet se ishin financuesit e kultivimit të kanabisit, si dhe janë shpallur në kërkim Rexhildo Berberi dhe Abidin Guraj, organizatorë të trafikimit të kanabisit në […]
Plagosje me armë zjarri në Fresk, 27-vjeçari shkon vetë në spital
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e Freskut, ku i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Juglen Abazi. Policia njofton se i riu është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital. Njoftimi i policisë: Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital […]
Dy turistë rrëzohen në malet e Komanit, forcat e shpëtimit drejt vendngjarjes
PAMJE NGA VENDNGJARJA PUKË-Dy turistë të huaj kanë kërkuar ndihmë emergjente, pasi janë rrëzuar dhe kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në zonën malore pranë liqenit të Komanit. Ata mendohet të ndodhen pranë qytetit antik të Dalmacias dhe majës së Murges, ndërsa në vendngjarje janë nisur menjëherë zjarrfikësit e Pukës dhe një autoambulancë për t’u […]
Doganat mbledhin 23,2 miliardë lekë në korrik, rritje nga karburanti, cigaret dhe birra
Administrata Doganore mblodhi 23,2 miliardë lekë të ardhura në buxhet gjatë korrikut, çka përfaqëson një rritje prej 9,1%, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar. Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, rritja është nxitur veçanërisht nga volumi më i lartë i importeve të mallrave të akcizës, ku vërehet rritje e […]
“Jam rrëmbyer me urdhër të Ramës”, Meta ‘shpërthen’ nga burgu, Avokatja e Popullit inspekton qelinë: Më trajtojnë si..
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e shoqëruar nga Komisioneri për Parandalimin e Torturës, vizituan në qelitë e paraburgimit 313 ish-presidentin e vendit, Ilir Metaj. Ballanca dhe Komisioneri dëgjuan nga afër pretendimet e ish-kreut të Shtetit, i cili ka ngritur pretendime lidhur me mënyrën e arrestimit, duke e konsideruar atë si rrëmbim. Mbi bazën e ankesës […]
Kurrsesi nuk mund të bënte tifozeri kundër Dinamos, shihni intervistën e plotë të Bulkut për median kroate
Një intervistë e dhënë nga Ervin Bulku për mefian kroate “24sata.hr” ka shkaktuar keqkuptime të mëdha në opinionin sportiv në Shqipëri. Gazetari kroat ka përdorur një lojë mediatike në titullin me të cilin ka hapur artikullin, duke transformuar fjalët e ish-lojtarit shqiptar. Bulku ka qenë pjesë e Hajdukut të Splitit gjatë karrierës së tij si […]
Vokshi: Drafti i ri i Kodit Penal, manovër e Ramës për të kufizuar lirinë e fjalës
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi thotë se është kundër draftit të ri të Kodit Penal, i cili është hedhur për diskutim në një moment që ajo e cilëson të papërshtatshëm dhe të qëllimshëm. ”Në mënyrë të qëllimshme, drafti është hedhur për diskutim gjatë muajve të verës, kur vëmendja e qytetarëve është minimale për shkak të […]
20 kompani në industrinë e mbrojtjes interes për të punuar me KAYO
20 kompani të industrisë së mbrojtjes kanë shprehur interes për bashkëpunim me KAYO-n, shoqërinë shtetërore të prodhimit ushtarak, Made in Albania. Përgjatë dy muajve të fundit, pra qershor dhe korrik, bëhet me dije se janë finalizuar negociatat me tre prej tyre. Kjo i hap rrugën themelimit të tre sipërmarrjeve të reja ku shteti është aksioner […]
Aksident, makina përplaset me motorin, raportohet për një të plagosur
Një aksident u shënua në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj. Një automjet është përplasur me një motor dhe si pasoje e përplasjes së fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit. Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa burimet bëjnë me dije se ndodhet jashtë […]