Day: August 2, 2025

  • Horoskopi për ditën e sotme, 2 gusht 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 2 gusht 2025

    DASHI

    Ndërkohë që të tjerët janë përfshirë në një debat të ashpër, ju keni fatin të shihni të dyja anët e debatit. Mos hezito të ndërhyni dhe të qetësoni situatën, të tjerët do të jenë mirënjohës.

    DEMI

    Mundohuni të përshtatni të renë me të vjetrën dhe suksesi nuk do të mungojë. Mbajtja e një dialogu të hapur, të ndershëm dhe të qëndrueshëm me njerëzit përreth do të jetë thelbësore. Jeni në pozitën e duhur për të bërë progresë.

    BINJAKËT

    Qëndrimi i hidhur dhe i zhgënjyer i dikujt mund t’ju prishë ditën sot. Ka gjasa që këta persona të përpiqen t’ju tregojnë si ta drejtoni punën madje edhe jetën tuaj. Mos u kushtoni as vëmendjen më të vogël.

    GAFORRJA

    Mundohuni që komunikimi juaj të jetë i qaetë ditën e sotme. Shkoni drejt e në thelb të çështjes, në vend që të humbni kohën tuaj dhe të tjerëve me tema që s’kanë lidhje me problemin kryesor.

    LUANI

    Fokusi juaj kryesor sot duhet të jetë balancimi mes fantazisë dhe realitetit. Të dyja kanë vlerat e tyre, prandaj mos sakrifikoni njërën për tjetrën. Suksesi do të jetë i juaji nëse arrini të ndërthurni të dyja në planin tuaj aktual.

    VIRGJËRESHA

    Së fundmi, keni bërë mjaft ndryshime dhe kjo ka qenë diçka shumë pozitive. Ndonjëherë mund të ketë qenë e dhimbshme, por në tërësi, ka qenë për të mirën tuaj. Është koha të përfitoni nga ndryshimet.

    PESHORJA

    Mundohuni të vini në praktikë talentet tuaja krijuse në mënyrën si i vini ato në zbatim. Një qasje plot imagjinatë është e vlefshme, por humbet vlerën nëse nuk keni mundësinë ta shndërroni atë në diçka konkrete.

    AKREPI

    Fjalët e dikujt mund të jenë pak të ashpra sot dhe reagimi juaj i parë mund të jetë të largoheni. Kuptoni se ata po përpiqen t’ju ndihmojë, jo t’ju zemërojë. Bashkëpunoni me të në vend që të mendoni se është armiku juaj.

    SHIGJETARI

    Keni tendencën të mendoni se gjithçka është nën kontroll dhe po funksionon për mrekulli. Por kjo nuk është krejt e saktë. Janë detajet ato që bëjnë diferencën. Nëse bëni një hap pas, do të shihni më shumë të vërtetën.

    BRICJAPI

    Në përgjithësi, kjo nuk është periudha më e mirë e vitit për ju, dhe kjo po reflektohet qartë në punën tuaj. Mbani mend se vështirësit lehtësohet nëse flisni hapur me dikë që i besoni. Të ndani shqetësimet tuaja do t’i zbusë ato.

    UJORI

    Qëndroni të fokusuar te ajo që dini, në vend që të përpiqeni të hyni në fusha që nuk i njihni. Është më mirë tjua jepni këto detyra atyre merren me ato fusha.

    PESHQIT

    Plani juaj është shumë më i madh dhe më gjithëpërfshirës se ai i njerëzve përreth jush. Për pasojë, mos lejoni që ata që nuk mendojnë si ju t’ju pengojnë. Qëndroni të fokusuar te qëllimet dhe ëndrrat tuaja.

     

  • Alarm në Baltik, droni luftarak nga Bjellorusia rrëzohet në territorin e Lituanisë

    Alarm në Baltik, droni luftarak nga Bjellorusia rrëzohet në territorin e Lituanisë

    Ushtria lituaneze ka gjetur një mjet ajror pa pilot që beson se ka hyrë në hapësirën e saj ajrore nga Bjellorusia pas disa ditësh kërkimesh, njoftoi ushtria sot.

    Mjeti ajror pa pilot u gjet në poligonin e stërvitjes ushtarake Gaiziuinai pranë qytetit Jonava, tha ushtria.

    Sipas raporteve fillestare, bëhet fjalë për dronin Geran që i ngjan dronëve luftarakë Shahed të përdorur nga Rusia në luftën kundër Ukrainës.

     Ushtria lituaneze dhe autoritetet e tjera kanë hetuar incidentin me një objekt fluturues që u vu re nga qytetarët për pesë ditë.

    Objekti është parë për herë të fundit pranë kryeqytetit Vilnius. Sipas ushtrisë, droni ka shumë të ngjarë të jetë devijuar nga mbrojtja ajrore ukrainase.

    Kur u pyetën se si objekti fluturues u rrëzua pa u vënë re në terrenin e stërvitjes ushtarake lituaneze, përfaqësuesit e ushtrisë shpjeguan se nuk ka pajisje radari në atë zonë.

    Lituania, një anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, i dërgoi një notë proteste Minskur zyrtar duke kërkuar një shpjegim. Përveç kësaj, vendi baltik ka vendosur trupa shtesë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në kufirin e saj me Bjellorusinë.

    Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, dronët kanë hyrë vazhdimisht në hapësirën ajrore të vendeve fqinje baltike.

  • E paprecedentë në Prishtinë, sherr mes policëve, njëri arrestohet

    E paprecedentë në Prishtinë, sherr mes policëve, njëri arrestohet

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar sot një zyrtar policor pas incidentit që kishte shkaktuar në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë.

    Në këtë incident dyshohet se zyrtari tashmë i arrestuar policor kishte sulmuar fizikisht kolegun e tij gjatë orarit të punës, raporton KosovaPress.

    Zyrtari i arrestuar policor shërben në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë dhe ndaj të njëjtit me vendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit 48 orë.

    Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e këtij zyrtari policor.

    Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.