21 Korrik 2025 Faqeja 10
804 rezultate u gjendën
Momenti kur shpellat në Irlandën e Veriut përmbyten nga reshjet, evakuohen turistët

Momenti kur shpellat në Irlandën e Veriut përmbyten nga reshjet, evakuohen turistët

Turistët u detyruan të evakuoheshin nga shpellat e Harkut të Mermertë në Irlandën e Veriut kur ato filluan të përmbyten. Shkallët u shndërruan në ujëvara në shpella ndërsa guidat nxituan t’i nxirrnin të gjithë jashtë. Kushtet ishin të mira kur filloi turi, por 15 minuta më vonë u ndërpre energjia elektrike dhe filloi të hynte […]
Presidenti ukrainas konfirmon: Bisedimet e radhës me Rusinë do të mbahen në Turqi këtë të mërkurë

Presidenti ukrainas konfirmon: Bisedimet e radhës me Rusinë do të mbahen në Turqi këtë të mërkurë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sonte se bisedimet e ardhshme të paqes midis Kievit dhe Moskës do të mbahen të mërkurën në Turqi. Dy takime të tjera midis dy palëve i kishin paraprirë kësaj në Stamboll, pa ndonjë rezultat të rëndësishëm në drejtim të përfundimit të luftës. “Diskutova me Rustem Umerov (sekretarin e Këshillit të […]
Ylli i pornografisë vrau çiftin gey në Londër, i copëtoi trupat dhe më pas kërceu në vendin e krimit

Ylli i pornografisë vrau çiftin gey në Londër, i copëtoi trupat dhe më pas kërceu në vendin e krimit

Një burrë kolumbian është shpallur fajtor për vrasjen e një çifti, copëtimin e trupave të tyre dhe hedhjen e tyre në valixhe nga një urë e Bristolit. Sipas Sky News, ai është 35-vjeçari Justin Andres Mosquera, i cili punonte në industrinë e pornografisë dhe vrau 71-vjeçarin Paul Longworth dhe 62-vjeçarin Albert Alfonso në Londrën perëndimore […]
Vlora me kulla? Debate në këshill, rrëzohet parku fotovoltaik. Kalon projekti i stadiumit

Vlora me kulla? Debate në këshill, rrëzohet parku fotovoltaik. Kalon projekti i stadiumit

Këshilli bashkiak i Vlorës nuk e miratoi kërkesën që në 831 hektarë tokë në fshatin Kaninë, të ndërtohej një park fotovoltaik. “Nga dokumentacioni i marrë nga Kadastra rezulton se trualli në zonën e Kaninës ka vetëm një vërtetim hipotekor si truall në emër të Bashkisë, por Bashkia Vlorë nuk figuron si zotëruese e titullit të […]
“Gabim skema e TVSH-së”, deputeti i PS: Të ndryshojë forma e subvencionimit, formalizimi nuk bëhet me policë

“Gabim skema e TVSH-së”, deputeti i PS: Të ndryshojë forma e subvencionimit, formalizimi nuk bëhet me policë

Kontrolli i një produkti bujqësor duhet të nisë që tek fara e më pas të përfundojë tek tezga e markatës. “Nuk funksionon gjëja me polic gjithmonë, duhet të funksionojë edhe me financë”, u shpre Erion Braçe, deputet i PS-së. Formalizimi nuk mund të bëhet duke ndëshkuar dhe sekuestruar ky është mendimi I deputetit të PS, […]
Nga nismat e reja territoriale te paralajmërimet, përfundon mbledhja me dyer të mbyllura e Ramës me ministrat dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës

Nga nismat e reja territoriale te paralajmërimet, përfundon mbledhja me dyer të mbyllura e Ramës me ministrat dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës

Kreu i qeverisë Edi Rama ishte këtë pasdite në një mbledhje të gjatë më dyer të mbyllura me ministrat dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës. Mbledhja ka zgjatur disa orë, ndërsa kreu i qeverisë pati edhe një komunikim më herët me mediat, ku paralajmëroi reformë të re territoriale. Ai u ndal edhe te lirimi i […]
Humb jetën turisti te Shkëmbi i Kavajës

Humb jetën turisti te Shkëmbi i Kavajës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkëmbin e Kavajës, ku një turist ka humbur jetën pas arrestit kardiak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 kur shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën. Grupi […]
Lala: SPAK zbulon 200 mln lekë në shtëpinë e biznesmenit që dyshohet për blerje votash në PS

Lala: SPAK zbulon 200 mln lekë në shtëpinë e biznesmenit që dyshohet për blerje votash në PS

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se në shtëpinë e një biznesmeni, të dyshuar për blerje votash në favor të një kandidati të PS-së, janë gjetur rreth 200 milionë lekë të vjetra, ndërsa ka kritikuar mungesën e bashkëpunimit nga Policia e Shtetit gjatë hetimeve të SPAK. Pjesë nga intervista: “Kam […]
Nuk mjaftojnë sulmet ruse, tani rajoni i Zaporozhias në Ukrainë pushtohet nga karkalecat

Nuk mjaftojnë sulmet ruse, tani rajoni i Zaporozhias në Ukrainë pushtohet nga karkalecat

Sikur të mos mjaftonin bombat dhe sulmet ruse, tashmë rajoni i Zaporizhias në Ukrainë është i mbushur me karkaleca. Rajoni njihet për ndërtimin e termocentralit bërthamor që do të jetë në qendër të negociatave midis Moskës, Uashingtonit dhe Kievit. Karkalecat po ndikojnë veçanërisht në fshatin Malokaterynivka, në komunitetin Kushuhum. Arsyeja qëndron në temperaturat e larta të periudhës, të cilat i shtyjnë insektet drejt zonave […]