Day: July 21, 2025

  • Raporti i qeverisë amerikane: Biden financoi  grupe protestuese kundër Netanyahut

    Raporti i qeverisë amerikane: Biden financoi grupe protestuese kundër Netanyahut

    TERRORISTËT E HAMASIT mbajnë roje ditën kur Hamasi dorëzoi pengjet e ndjera, në Khan Yunis, më 20 shkurt 2025. (krediti: REUTERS)
    TERRORISTËT E HAMASIT mbajnë roje ditën kur Hamasi dorëzoi pengjet e ndjera, në Khan Yunis, më 20 shkurt 2025. (krediti: REUTERS)

    Financimi i grupeve që kanë lidhje me grupet terroriste

    Për më tepër, hetimi sugjeroi që administrata Biden-Harris “ka financuar potencialisht grupe me lidhje me organizatat e përcaktuara si terroriste nga SHBA-ja”.

  • Bibi është i çmendur/ Ekipi i Donald Trump i shqetësuar për Netanyahun pas sulmeve në Siri

    Bibi është i çmendur/ Ekipi i Donald Trump i shqetësuar për Netanyahun pas sulmeve në Siri

    Teksa tymi dhe mbetjet qarkullonin mbi pallatin presidencial sirian, bisedat në Krahun Perëndimor u bënë më të forta: Benjamin Netanyahu është jashtë kontrollit.

    “Bibi u soll si i çmendur. Ai bombardon gjithçka gjatë gjithë kohës”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Axios, duke iu referuar Netanyahut me nofkën e tij.

    “Kjo mund të minojë atë që Trump po përpiqet të bëjë”.

    Një zyrtar i dytë i lartë amerikan gjithashtu vuri në dukje bombardimin e një kishe në Gaza këtë javë, gjë që e shtyu Presidentin Trump të telefononte Netanyahun dhe të kërkonte një shpjegim. “Duket se çdo ditë ka diçka të re. Çfarë dreqin po ndodh?”.

    Një zyrtar i tretë amerikan tha se ka një skepticizëm në rritje brenda administratës Trump në lidhje me Netanyahun – një ndjesi se gishti i tij i këmbëzës është shumë shkatërrues. “Netanyahu ndonjëherë është si një fëmijë që thjesht nuk do të sillet mirë”.

    Gjashtë zyrtarë amerikanë i thanë Axios se pavarësisht një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-të që ndaloi përshkallëzimin e kësaj jave në Siri të premten, kjo javë përfundoi me Shtëpinë e Bardhë dukshëm më të alarmuar në lidhje me Netanyahun dhe politikat e tij rajonale.

    Megjithatë, Trump deri më tani është përmbajtur nga kritikat publike dhe është e paqartë nëse ai ndan të njëjtat frustrime me këshilltarët e tij. Nuk është plotësisht e qartë nëse ai ndan të njëjtat shqetësime të fundit me këshilltarët e tij në lidhje me veprimet e Izraelit në Siri.

  • Salah, një vlerësim mbi veten dhe kush është trajneri më i mirë për të

    Salah, një vlerësim mbi veten dhe kush është trajneri më i mirë për të

    Në një intervistë zbuluese me revistën franceze France Football, Mohamed Salah e bëri të qartë mendimin e tij për karrierën e tij, duke e vendosur veten në krye të futbollit afrikan dhe duke idolizuar Luciano Spalletti-n, të cilin e përshkroi si trajnerin më të madh me të cilin ka punuar ndonjëherë.
    Ylli egjiptian i Liverpool-it nuk hezitoi të linte jashtë emra të mëdhenj që e kanë stërvitur, si Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho, duke u përqendruar në ndikimin që trajneri italian pati tek ai gjatë kohës së tij në Roma. “Me Spalletti-n e ngrita nivelin tim në të gjitha fushat, taktikisht dhe mendërisht. Ai më dha lirinë për të treguar talentin tim dhe për t’u zhvilluar si lojtar”, theksoi ai.
    Kur u pyet nëse e konsideron veten afrikanin më të madh të të gjitha kohërave, Salah u shfaq absolutisht i sigurt: “Ka pasur lojtarë të mëdhenj si George Weah, Didier Drogba dhe Samuel Eto’o, por po, besoj se jam futbollisti më i mirë afrikan në histori.”
    Në të njëjtën kohë, sulmuesi egjiptian foli edhe për përvojat e tij kundër mbrojtësve më të mirë, duke veçuar Sergio Ramos, ndërsa kur u pyet për momentin më të madh të karrierës së tij, ai u përgjigj pa menduar dy herë: “Fitimi i Champions”. /tesheshi.com/

  • Udhëheqësi Ram, dhuratë 830 hektarë kullotë të Kaninës  kazanit mediatik të Sandrit {III}

    Udhëheqësi Ram, dhuratë 830 hektarë kullotë të Kaninës kazanit mediatik të Sandrit {III}

    Nga Ilir Dako
    Udhëheqësi Ram më në fund do dalë mëngjesin e të hënës “Sy m’sy”. Aty ka vendosur të përballet drejtpërdrejtë me publikun e zgjedhur me kujdes ku do sqarojë gjithçka, nëpërmjet përgjigjeve shteruese, për këdo që ka pyetje, që nga zgjedhjet deri te prishjet e Thethit, Tiranës, Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Udhëheqësi Ram pasi sabotoi turizmin në gjithë Shqipërinë dhe ka rrënuar imazhin e Shqipërisë me prishjet e tij skandaloze të plazheve dhe hoteleve, kërkon të justifikojë nën ombrelën e vënies së ligjit shkakun real që fshihet pas kësaj “mirësie”. Strategjia e Udhëheqësit Ram me prishjen e plazheve dhe siteve turistike në prag të sezonit, mesa duket fshihet në pazaret e tij të fshehta, për të mbytur turizmin shqiptar në interes të palëve fqinje që u vendosën në vështirësi nga dyndja e qytetarëve të tyre në plazhet shqiptare. Djalli fshihet në detaje, por Udhëheqësi Ram ka futur kokën në rërë si një struc dymetrosh dhe i ka mbetur prapanica zbuluar dhe pa brekë. Pyetja retorike është shumë e qartë, pse çdo fillim sezoni nis prishjet  ky gjeni, ndërkohë që mund ti identifikojë të gjitha objektet dhe bizneset abuzive dhe ti prishë kur turistët të jenë larguar në mbyllje të sezonit?  Në fakt Udhëheqësi nuk mund të durojë paligjshmërinë. Ai në modelin e tij të qeverisjes autokratike ka treguar se nuk e njeh ligjin. Ligji për të është një leckë që duhet fshirë prapanica kur nuk i duhet dhe kur do  të degjenerojë turizmin shqiptar, ta përdorë si kartabiankë për të shkatërruar gjithçka duke kthyer vendin në një Gazë pas bombardimeve.
    Së dyti ka disa ditë që qarkullon një vendim i Bashkisë Vlorë, ku do të jepët me qera 830 hektarë kullotë në Kaninë të Vlorës në dispozicion të Sandrit. Udhëheqësi Ram i cili është i dashuruar me lirinë e mediave ka vendosur të bëjë një dhuratë për median e Sandrit, ashtu siç i ka dhënë ca fonde nga AZHBR për të ndërtuar vilat në Dhërmi fshat, apo dhjetëra ndërtime të cilat kanë rritur lirinë mediatike të kazanit të Sandrit. Nga ky moment gjeli Sandër do i këndojë bëmave të udhëheqësit Ram me iso nga puseta e tij mediatike, ku padyshim marifetet e misionarit do të lartësohen si heroizimi i popullit ndër shekuj. A nuk ja vlente prishja e Thethit, apo shkarkimi i drejtorëve të pushtetit lokal për të kamufluar grabitjen e kullotave të Kaninës në interes të Sandrit për të ndërtuar dhe ai centralin e tij energjitik? Çduan kaniniotët të kullosin bagëtitë e të lodhen  skërkave  të kullotave, kur këtë pasuri mund ta posedojë Sandri nga Lezha që do bëhet denbabaden kaniniot? Në fund është krenari të kesh në gjirin tënd  kazanin kryesor mediatik të udhëheqësit Ram.
    Post Partum
    Udhëheqësi Ram ka shkuar në Surel së bashku me misionaren Lindë. Sot kanë përgatitur një darkë me verë nga  ajo e Agasit dhe do presin për darkë  ministrin e mbrojtjes, Pirron e Pojës që do diskutojnë ca probleme interesante për ushtrinë. Punë pronash që do ja japë një grupi të fortë, si ata që i pëlqejnë udhëheqësit Ram të kenë minimumi nga katër a pesë vrasje, që ti kandidojë dhe për deputetë në të ardhmen.  Të fala Sandrit udhwheqës.