Pekini mohon se ka marrë të dhëna të përdoruesve nga TikTok, ministri i Jashtëm kinez: I kushtojmë rëndësi të madhe konfidencialitetit
Qeveria kineze mohoi se ishte e përfshirë në ndonjë ruajtje të paligjshme të të dhënave personale në servera të vendosur në territorin kinez, pasi BE nisi një hetim ndaj TikTok. “Qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe konfidencialitetit dhe sigurisë së të dhënave dhe i mbron ato siç kërkohet me ligj”, tha zëdhënësja e Ministrisë […]
“Demokrat, demokrat por të mirat duhet me t’i thënë”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës
Kryeministri Rama nuk i kurseu batutat me kryebashkiakët demokratë në takimin e zhvilluar sot në Durrës. Ai iu drejtua kryebashkiakut të Pukës, Rrok Dodaj me fjalët “ demokrat, demokrat por të mirat duhet me t’i thënë”, ndërsa ky i fundit i shprehu shqetësimin për procesin e legalizimeve. Rrok Dodaj: 6-7 muaj vetëm 14 apo 20 […]
Zjarr mbi fshatrat e Pogradecit, vështirësi për të neutralizuar flakët
Një vatër zjarri është aktivizuar pak minuta më parë në një sipërfaqe me shkurre mbi fshatin Hudënisht të Pogradecit. Aktualisht vatra është aktive ndërsa kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të Pogradecit. Duke qenë se tereni është malor, ka vështirësi në ndërhyrje për të neutralizuar flakët të cilat po mbështeten edhe nga era. Top Channel
Kërkon lirinë, ja kur do të zhvillohet seanca në Apelin e GJKKO-së për shqyrtimin e ankimimit të Metës për masën ‘arrest me burg’
Është caktuar data se kur Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë ankimimin e Ilir Metës për lënien në fuqi të masës së sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj tij nga GJKKO. Mësohet se seanca do të zhvillohet me datën 17 Korrik. Me një vendim të datës 11 Korrik, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori vendimin […]
A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës
Nxehtësia e verës mund të jetë e lodhshme dhe t’i bëjë aktivitetet e përditshme të vështira, veçanërisht gjatë punës ose një nate pushimi. Pikërisht për këtë arsye shumë njerëz përdorin kondicionerë për të freskuar hapësirën ku ndodhen, qoftë në shtëpi apo në punë. Por edhe pse kondicioneri mund të sjellë lehtësim, gjithnjë e më shumë […]
Presidenti libanez përjashton normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin
Presidenti libanez Joseph Aoun përjashtoi të premten mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve midis vendit të tij dhe Izraelit, ndërsa shprehu gatishmëri për një marrëdhënie paqësore me fqinjin e tij jugor, i cili ende zë pjesë të Libanit jugor. “Çështja e normalizimit… aktualisht nuk është pjesë e politikës së jashtme libaneze”, tha Aoun në një reagim […]
Parlamenti grek miraton amendamentin për pezullimin e kërkesave të emigrantëve për azili për tre muaj
Me shumicë votash, Parlamenti grek ka miratuar amendamenti i Ministrisë së Migracionit, për pezullimin e dorëzimit të kërkesave të azilit për emigrantët që hyjnë në Greqi nga Libia dhe Afrika e Veriut për një periudhë tre-mujore. Në total, 293 deputetë morën pjesë në votim, ndërsa 177 prej tyre, të cilët përfaqësojnë partitë Demokracia e Re, […]
Arrestohet 25-vjeçari me rrezikshmëri të lartë, kush është i riu që iu gjet snajper në makinë
Policia ka vendosur në pranga 25-vjeçarin Orgest Mehi alias Orgest Shehaj, i cili konsiderohet person me rrezikshmëri shoqërore. 23-vjeçari është lokalizuar dhe arrestuar nnë Fushë Kuqe të Kurbinit ku edhe ai banon. Në muajin dhjetor 2023, Orgest Mehi rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, duke u larguar me shpejtësi me automjetin ku mbante një armë […]
VIDEO – Kryeministri Rama- kryebashkiakëve: Të shkarkohen kryetarët e njësive administrative deri të hënën
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Durrës një takim me kryetarët e bashkive të vendit, në kuadër të analizës për performancën e pushtetit vendor dhe për të forcuar koordinimin institucional në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” në Bashkimin Europian. Takimi nisi me një fjalë hapëse nga Kryeministri, ku theksoi rëndësinë e një administrimi efikas […]
MINUTA E FUNDIT – Aksion në shakallë të gjërë në SPAK në Shkodër, lëshohen 13 urdhër- arreste, edhe policë…
SPAK- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhër arreste, mes tyre zyrtarë policie. Urdhër- arrestet janë firmosur nga prokurori i posaçëm Adnan Xholi. Operacioni ka nisur herët në mëngjes, rreth orës 5:00, dhe një nga personat në kërkim është zyrtari i policisë Erjon Dani. Vendimi për urdhër- arrestet […]