Adriatik BALLA
Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar pozitat e reja të tyre në FIFA pas ndeshjeve të qershorit. Kështu, Shqipëria ka humbur dy pozicione për shkak të dy barazimeve që mori ndaj Serbisë dhe Letonisë, kurse përfaqësuesja e Kosovës ka përmirësuar tri vende, duke u ngjitur tashmë në vendin e 95-të. Ndërkohë, merkato për lojtarët shqiptarë vijon normalisht, ku në qendër të vëmendjes ditët e fundit qëndron emsfushori Kristjan Asllani. Për mesfushorin ka kërkesa të shumta, por vlera e kartonit të tij i ka trembur klubet e interesuara, me përjashtim të Bolonjës që vijon të këmbëngulë. Ndërkohë, Broja dhe Manaj ende nuk kanë bërë zgjedhje për sezonin e ri.
Lojërat e Asllanit në merkato
Largimi i Kristjan Asllanit nga Interi bëhet gjithnjë e më i afërt, për faktin e thjeshtë se tashmë zikaltrit janë gati të dëgjojnë ofertat për mesfushorin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Mediat italiane raportojë se për futbollistin ka interes konkret dhe së fundmi, për të është zhvilluar një bisedë telefonike mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Bolonjës. Kjo e fundit kërkon të vazhdojë të jetë pretendente për zonat e sipërme të klasifikimit në Serinë A e të synojë kthimin në Ligën e Kampioneve, ndaj do të përforcohet me lojtarë cilësorë.
Por “Corriere Dello Sport” bën të ditur se sapo është mësuar çmimi prej rreth 18 milionë eurosh që klubi zikaltër i ka vënë Asllanit, drejtori sportiv i Bolonjës. Sartori, ka bërë të qartë se klubi i tij nuk ka ndër mend të paguajë një shifër të tillë. Gjithsesi, pritet që negociatat të vazhdojnë për të ulur vlerën që ka vendosur Interi për kartonin, pasi te Bolonja vlerësojnë aftësitë e Asllanit dhe e shohin si një lojtar që mund t’i bëjë punë skemave të trajnerit Italiano.
Shqipëria humb dy vende në FIFA, Kosova përmirëson tre pozicione
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ngritur në pozitën e 95-të në renditjen e FIFA-s. Është kjo pozita më e mirë që Kosova ka pasur ndonjëherë. Federata Ndërkombëtare e Futbollit të enjten publikoi renditjen e re, ndërsa ka shkruar se Kosova dhe Kanadaja kanë pozitat më të mira që kanë pasur ndonjëherë.Në krahasim me renditjen e kaluar, Kosova ka avancuar për dy pozita. Ndërkohë Kanadaja renditet e 28-ta dhe po ashtu ka avancuar për dy pozita. Kosova në qershor fitoi miqësoret me Armeninë dhe Komoret.
Ndërkohë në mars kishte fituar dy ndeshjet e plejofit të Ligës së Kombeve ndaj Islandës. Argjentina mbetet e para në ranglistë, e pasuar nga Spanja, Franca, Anglia e Brazili. Dhjetëshen e parë e kompletojnë Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermani dhe Kroacia. Ndërkohë Shqipëria ka rënë për dy pozita dhe tani është e 68-ta. Shqipëria në pozitën e 68-të. Renditja e kaluar e FIFA-s ishte publikuar më 3 prill. Renditja e re publikohet më 18 shtator. Theksojmë se Shqipëria në shtator do të kthehet me ndeshjet e veta në kualifikueset e Kupës së Botës, ku përplasjet e vështira do të jenë me Letoninë e më pas me Serbinë. Ambiciet e skuadrës janë për një vend të dytë në grupin K, por objektivi duket mjaft i vështirë pas barazimeve të qershorit.
Day: July 11, 2025
-

Asllani shumë i shtrenjtë, frenohen klubet e interesuara, por nuk ndalet Bolonja
-

Loja që u kthye në tragjedi! 17-vjeçari hap gropën buzë detit, por bie brenda dhe mbulohet nga rëra, familjarët e gjejnë pa jetë
Një tragjedi ka ndodhur në plazhin Montalto di Castro në rajonin e Lacios në Itali, pasi një 17-vjeçar nga Roma humbi jetën, i bllokuar në një gropë që kishte hapur në rërë.
Sipas Corriere della Sera, i mituri ishte atje me vëllezërit e motrat e tij më të vegjël, me të cilët u argëtua duke hapur një gropë rreth një metër e gjysmë të thellë. Në një moment, vëllezërit e motrat e tij u larguan dhe ai mbeti vetëm. Babai i tyre thuhet se po pushonte në hijen e një çadre pa e kuptuar menjëherë se çfarë kishte ndodhur.
Menjëherë pas kësaj, kur babai vuri re se djali i tij i madh ishte zhdukur, menjëherë nisën kërkimet në plazh. Falë udhëzimeve të vëllezërve të tij më të vegjël, ata nxituan të gërmonin në vendin ku ishte bllokuar 17-vjeçari, por ishte tepër vonë. Policia, zjarrfikësit dhe një helikopter me mjekë mbërritën në vendngjarje.
Nuk dihet nëse kishte një roje plazhi në detyrë në plazhin e lirë në kohën e incidentit. Autoritetet po akoma po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.Top Channel
-

Horoskopi ditor, e premte 11 korrik 2025
Dashi
Nuk do jeni asnjë çast te mërzitur gjate kësaj dite përkundrazi do jeni euforike dhe te gatshëm për te bere ndonjë çmenduri te vogël me atë qe keni ne krah. Beqaret duhet t’i shprehin te gjitha mendimet dhe ndjenjat sepse vetëm kështu do mund ta gjejnë princin e kaltër. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe nuk do ketë asnjë problem.
Demi
Çështjet e zemrës nuk do shkojnë ashtu si ju i kishit menduar gjate kësaj dite dhe kjo do iu mërzitë pa mase. Me mire do jete te ruani njëfarë distance për pak kohe dhe te reflektoni për ato qe do bëni ne te ardhmen. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë dashurinë, por ajo ende nuk do vije tek ta. Ne planin financiar do iu dalin serish vështirësi kështu qe duhen mare masa sa me shpejt.
Binjaket
Do i jepni me shume se kurrë prioritet jetës suaj ne çift sot. Marrëdhënia me partnerin do jete akoma me e bukur se me pare. Beqaret nga ana tjetër do jene ne humor. Nuk do mungojnë dashuritë me shikim te pare dhe jeta e tyre do ketë ndryshime rrënjësore. Ne sektorin e financave priten ndryshime rrënjësore te situatës. Do i realizoni edhe investimet e menduara.
Gaforrja
recommended by
Formësimi i trupit
Nëse doni të humbni 27 kg në 23 ditë, pini këtë çaj në mëngjes!
Mëso më shumë
Marrëdhënia me partnerin nuk do jete aq e forte sa me pare. Do ju dalin disa probleme te vogla dhe asnjeri prej jush nuk do toleroje aspak. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sesa te përballen me surpriza te pakëndshme. Financat do jene ne te njëjtën gjendje si disa dite me pare. Vazhdoni te tregoheni te matur dhe vigjilente me çdo shpenzim.Luani
Dite monotone kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar kështu qe ne disa momente do mërziteni mjaft. Për beqaret priten dashuri me shikim te pare, Jeta e tyre do marre menjëherë një tjetër rrjedhe. Financat do jene ne një gjendje shume te qëndrueshme, prandaj edhe po kryet ndonjë shpenzim me tepër asgjë nuk do keni probleme.
Virgjeresha
Do i sqaroni te gjitha debatet dhe mosmarrëveshjet ne çift gjate kësaj dite dhe do i harroni te gjitha vështirësitë e se kaluarës. Për ju e rëndësishme është te keni një te ardhme te ndritur. Beqaret do kenë shume kërkesa dhe nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë. Ne planin financiar do jeni shume te qarte për situatën qe ekziston dhe nuk do bëni gabime.
Peshorja
Do keni shume surpriza gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe gjithçka do shkoje me se miri ndërmjet jush dhe partnerit. Ai do mundohet t’ua beje qejfin për gjithçka. Beqaret meshkuj do kenë fat ne dashuri dhe do e gjejnë princeshën e kaltër, femrat duhet te presin edhe pak. Financat nuk do jene te këqija kështu qe mund te jeni te qete ne këtë sektor.
Akrepi
Do iu gjeni menjëherë zgjidhje problemeve ne çift gjate kësaj dite. Do jeni me bashkëpunues dhe me tolerante me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe nuk do e ndryshojnë as sot statusin. Financat do dobësohen nëse ju shpenzoni kuturu. Ruani maturinë sepse po ngelet pa para askush nuk do mund t’iu ndihmoje dot.
Shigjetari
Do jeni shume te ngarkuar me pune sot dhe nuk do i kushtoni rëndësinë dhe kohen e duhur atij qe keni ne krah. Dijeni se duke e lënë pas dore dikush tjetër mund t’ua rrëmbejë. Nëse jeni beqare dhe tentoni te joshni dike, përdorni mjetet e duhura dhe mos gënjeni për asgjë. Financat do jene me te mira se kurrë dhe kjo për shkak te një shume te madhe te ardhurash qe do fitoni nga një lotari.
Bricjapi
Dite euforike dhe plot kënaqësi kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit menduar, prandaj shfrytëzojeni deri ne maksimum. Beqaret do jene gati te sakrifikojnë gjithçka vetëm për ta bere për vete personin e duhur. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën ne mënyrë qe te mos keni probleme dhe vështirësi.
Ujori
Për çiftet dita do jete e qete dhe aspak e zymte. Do jeni gati te merrni edhe ndonjë vendim te rëndësishëm duke pare qe partneri do iu qëndrojë pranë dhe do iu beje te ndiheni për mrekulli. Beqaret me mire mos hedhin asnjë hap sot sepse nuk është dita me e favorshme. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi. Nuk pritet as tronditja me e vogël.
Peshqit
Here do jen ne humor dhe here do keni debate me partnerin tuaj sot. Gjerat nuk do ecin aq mire sa ju e kishit menduar. Tregohuni me te duruar. Beqaret do marrin disa propozime nga persona qe i kane njohur qe pre vitesh dhe qe kurrë nuk e kishin menduar se ata mund t’i pëlqenin. Financat do jene te mjaftueshme vetëm për te kryesh shpenzimet me te nevojshme.
-

Kaja Kallas: BE-ja dhe Izraeli bien dakord të zgjerojnë aksesin humanitar në Gaza
Izraeli ka marrë vendime të rëndësishme për të përmirësuar situatën humanitare në Rripin e Gazës pas një dialogu konstruktiv me Bashkimin Evropian, shkroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, në X.
“Sot, arritëm një marrëveshje me Izraelin për të zgjeruar aksesin humanitar në Gaza. Kjo marrëveshje do të thotë hapje e më shumë kalimeve kufitare, hyrje e kamionëve me ndihma dhe ushqime në Gaza, riparim i infrastrukturës jetësore dhe mbrojtje e punonjësve të ndihmës. Ne mbështetemi te Izraeli për të zbatuar çdo masë të rënë dakord”, shkroi ajo.
Sipas një deklarate të BE-së, Bashkimi Evropian dhe Izraeli kanë arritur një marrëveshje për të siguruar që ndihma humanitare në shkallë të gjerë të shkojë direkt tek populli i Gazës dhe të mos përfundojë në duart e Hamasit.
Përveç kësaj, Izraeli ka rënë dakord të rifillojë furnizimet me karburant për agjencitë e ndihmës, të sigurojë sigurinë e punonjësve të ndihmës dhe të lehtësojë riparimet në infrastrukturën kritike, duke përfshirë rivendosjen e energjisë elektrike në impiantet e shkripëzimit.
BE-ja ka shprehur gatishmërinë e saj për të koordinuar këto hapa me agjencitë e OKB-së dhe organizatat humanitare në terren dhe ka përsëritur thirrjen e saj për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe ka mbështetur përpjekjet e ndërmjetësimit nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara.
