Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 30 numri i viktimave, mbi 20 vajza të zhdukura në kamp
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në përmbytjet shkatërrimtare që kanë goditur Qarkun Kerr në Teksas, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut. Mes viktimave është edhe Renee Smeistrala, një vajzë 9-vjeçare që po qëndronte në një kamp veror në zonë, humbja e së cilës është konfirmuar nga prindërit. Tragjedia ka përfshirë edhe […]
Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano/ Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge
Fatjon Gjonaj, një 33-vjeçar shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet italiane, u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Itali, ku akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjonaj, i njohur edhe me nofkën “Don Bobi”, ishte në arrati që nga dhjetori i vitit 2023, pas një urdhri […]
“Katër mandate, një rekord”, gazeta gjermane artikull për Ramën: Si politikan, është gjithçka, vetëm jo i padiskutueshëm
Gazeta e njohur gjermane “Suddeutsche Zeitung” i ka kushtuar një artikull kryeministrit Edi Rama. A nuk duhet që qyteti të riemërtohet TiRama?, pyet gazeta e njohur gjermane “Suddeutsche Zeitung” Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen në galeri ndërkombëtare – dhe kjo […]
‘Rama, Ajatollahu i Shqipërisë’/ Avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm
Avokati Kujtim Cakrani ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në studion e ‘Off the Record’ në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit bëri gjatë kësaj jave në bashkinë e Vlorës. Cakrani e krahasoi Ramën me ajatollahët e Iranit dhe bashkitë e vendit me komitetet ekzekutive të kohës së komunizmit, ku vendoste lideri. ‘Rama sot është […]
Italia digjet nga vala e të nxehtit: 18 viktima dhe alarm kombëtar
Italia po përballet me një valë të pazakontë të nxehti që prej më shumë se një jave, duke shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin. Shumica e tyre janë punonjës që kryenin punë fizike në ambiente të hapura gjatë pikës së vapës. Temperaturat ekstreme kanë mbushur spitalet, ku shumica e të shtruarve janë të […]
Maqedonia paralajmëron taksa për të pamartuarit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ngritur alarmin për rënien drastike të natalitetit në vend dhe ka paralajmëruar masa të diskutueshme, përfshirë vendosjen e taksave shtesë për të pamartuarit, si pjesë e një strategjie për të nxitur rritjen e lindjeve. Në një aktivitet të fundit qeveritar, Mickoski theksoi se vendi përballet me një […]
Situata mbetet e rrezikshme në Teksas, banorëve u kërkohet evakuim emergjent
Teksas SHBA- Banorëve të Teksasit u është kërkuar të ‘evakuohen menjëherë’, ndërsa është lëshuar paralajmërim i ri për përmbytje. Shërbimi Kombëtar i Motit (NËS) ka lëshuar një emergjencë për përmbytje të menjëhershme në Qarkun Comal, në Teksasin jugor qendror. Autoritetet paralajmërojnë se një “stuhi me lëvizje shumë të ngadaltë” po prodhon reshje jashtëzakonisht të dendura […]
Armëpushimi në Gaza është shumë afër! Çfarë përmban marrëveshja?
Gaza GAZA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se është “optimist” se një marrëveshje armëpushimi në Gaza mund të arrihet javën e ardhshme, pasi Hamasi njoftoi se kishte “paraqitur një përgjigje pozitive” ndaj një propozimi për një armëpushim 60-ditor me Izraelin. “Duhet ta mbarojmë këtë”, tha Trump të premten. «Duhet të bëjmë diçka për Gazën». […]
Alarmi për zjarr në aeroplanin e Ryanair shkakton panik, pasagjerët hidhen nga mjeti fluturues, 18 të plagosur
Aeroplani SPANJË- Një alarm fals për zjarr në bordin e një aeroplani të Ryanair shkaktoi momente paniku dhe një evakuim emergjent në Aeroportin e Palma de Mallorca, në Spanjë. Tetëmbëdhjetë pasagjerë u plagosën, shumica me lëndime të lehta si shtrembërime dhe mavijosje, gjatë arratisjes përmes krahut të avionit. Sipas autoriteteve lokale, një dritë paralajmëruese për […]
Tirana nën pushtetin e të nxehtit përvëlues, Selita mbetet pa ujë
Banor TIRANË- Në Tiranë temperaturat shënojnë mbi 38 gradë Celsius, pork a zona që kanë probleme me furnizimin me ujë. Banorët e Selitës prej katër ditësh nuk kanë ujë. Ata rrëfejnë për Report TV se kanë bërë ankesa, por nga Ujësjellës Kanalizimet Tiranë u japin të njëjtën përgjigje: Do ta raportojmë sërish ankesën tuaj. Faleminderit. […]