Dy gabimet e Opozitës që humbi zgjedhjet e 11 majit
Nga Eduard Zaloshnja Tani që rinumërimi i votave përfundoi në dy qarqet më të mëdha të vendit (ku u përcaktuan pothuaj 40% e mandateve parlamentare), mund të bëhet një analizë e efekteve të dy gabimeve taktike të opozitës (së vjetër e të re), të cilat u diskutuan gjerë e gjatë para zgjedhjeve të 11 majit. […]
Markat tregtare, ministri Gonxhja: Siguri më të madhe ligjore dhe treg të ndershëm
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja prezantoi në seancën e fundit në Kuvend projektligjin “Për Markat Tregtare”, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm për të përafruar sistemin ligjor me acquis-in e Bashkimit Europian. Për të ky projektligj garanton një kuadër ligjor bashkëkohor, të qartë dhe të zbatueshëm, i cili u përgjigjet nevojave […]
Zjarri në landfillin e Elbasanit, ministri i Mbrojtjes ndjek operacionin nga afër
Vijon për të tretën ditë që të çlirohet tymi toksik nga djegia e pakontrolluar e mbetjeve urbane në landfillin e inceneratorit të Elbasanit. Mjete të rënda të firmave private, por edhe të ushtrisë hedhin vazhdimisht inerte në grumbullin e mbetjeve me qëllim izolimin e vatrës së zjarrit. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka ndjekur nga […]
Spitali në Peqin, Koçiu: Shërbim shëndetësor dhe social për të gjithë, qendër për fëmijët me nevoja të veçanta
Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbime e domosdoshme sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët me nevoja të veçanta. Me mbështetjen e Qeverisë dhe në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, po realizohet një investim i rëndësishëm që do të […]
As turizmi nuk mjafton, në dy vite mbyllen mbi 500 biznese në Korçë
Një numër i konsiderueshëm biznesesh në Bashkinë e Korçës, duke përfshirë qytetin dhe fshatrat përreth, kanë mbyllur dyert në dy vitet e fundit. Sipas raportimeve, mbi 500 biznese kanë ndërprerë aktivitetin, pavarësisht faktit se Korça njihet si një nga destinacionet më tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj. Bizneset në Korçë duket se kanë hasur […]
Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i Arsimit Parauniversitar Durrës
Gjykata e Durrësit ka konfirmuar ditën e sotme masën ndaluese të sigurimit “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës, Hazbi Lika. Ky i fundit është nën hetim për veprën penale të “Shpërdorim detyre” për një çështje të nisur më shumë se dy vite më […]
Berisha: Faktet e farsës së 11 majit në OSBE, detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se njohu Asamblenë e OSBE-së me ato që ai i cilësoi si, “faktet dhe provat e kundërshtueshme të farsës së 11 majit”, duke e konsideruar këtë përmbushje të detyrimit madhor ndaj qytetarëve shqiptarë. Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se, “Asambleja Parlamentare e OSBE dhe institucionet […]
S’kishte deklaruar dënimin politik gjatë diktaturës, GJKKO pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Hasit
Miftar Dauti TIRANË- Gjyqtarja Rudina Palloi vendosi të pushojë çështjen ndaj kryebashkiakut të Hasit, Miftar Dauti, që u denoncua se nuk shkruar në formularët e dekriminalizimit një dënim të dhënë gjatë diktaturës, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Gjykata u shpreh se dënimet politike të dhëna gjatë regjimit komunist konsiderohen inekzistente për legjislacionin aktual dhe […]
Diogo Jota u këshillua nga doktorët të mos fluturonte, prandaj mori makinën
Sulmuesi i Portugalisë dhe Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllai i tij Andre humbën jetën këtë të enjte në një aksident në Spanjë. “CNN Portugal” ka treguar disa detaje së fundmi. Sipas asaj që shkruhet, Diogo Jota u këshillua të mos fluturonte pas një ndërhyerje në mushkëri, me lojtarin që për këtë arsye, zgjodhi të nisej […]
Qeveria do të importojë vetë naftë dhe do t’ua shpërndajë kompanive! Ekspertët: Lajm i mirë, do të ulë çmimin
“Do të jemi pjesë si qeveri në importin e naftës dhe në shpërndarjen e naftës”, deklaronte mbrëmë nga Cërriku Kryeministri Rama. Shteti jo vetëm rregullator që bën ligje e harton skema për zhvillimin e ekonomisë, por do të ‘veshë’ edhe rolin e sipërmarrësit. Kreu i qeverisë Edi Rama ju rikthye më 2 korrik premtimit të 2022-shit, për […]