Masakroi me thikë kushëririn/ Gjykata lë në burg autorin, Hazbi Velsula
Gjykata e Dibrës ka caktuar masën arrest me burg për Hazbi Velsulën, 31 vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, Selim Velsula, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Xibër të Klosit. Mësohet se autori nuk ka dhënë asnjë deklaratë për motivin e krimit gjatë gjyqit sot, duke kërkuar prani të […]
Dua Lipa drejt altarit! Këngëtarja më në fund e konfirmoi: Jam e fejuar
Dua Lipa dhe Callum Turner po shkojnë drejt altarit! Ylli i muzikës botërore, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është fejuar me aktorin Callum Turner. Lipa ka konfirmuar fejesën e saj me aktorin anglez disa muaj pasi filluan spekulimet. Ajo foli hapur për fejesën në një artikull për numrin e korrikut të revistës britanike […]
Murtaja e bagëtive/ Konfirmohet vatra e parë e murtajës në qarkun e Korçës
Është konfirmuar vatra e parë e murtajës së bagëtive në qarkun e Korçës, konkretisht në fshatin Shuec të bashkisë Devoll. Sipas autoriteteve, rasti është evidentuar në një fermë të zonës, ku janë raportuar simptoma të sëmundjes te disa prej kafshëve. Në vendngjarje ndodhen aktualisht përfaqësues të shërbimit veterinar, të cilët po kryejnë të gjitha procedurat […]
Sulmi izraelit ndaj Iranit rrit çmimin e naftës në botë!
Foto Ilustruese SHBA- Çmimi i naftës u rrit duke shënuar një nga rritjet më të mëdha ditore të tregut në vite, duke reflektuar frikën se një konflikt më i gjerë në Lindjen e Mesme mund të çojë në ndërprerje serioze të furnizimit me energji. Nafta e papërpunuar Brent, çmimi global i referencës, u rrit me […]
Sulmi izraelit ndaj Iranit, Trump: Lajm i shkëlqyer, tashmë s’ka më bombë bërthamore
Presidenti Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump i tha gazetës The Wall Street Journal se sulmet e Izraelit ndaj Iranit janë “të shkëlqyera për tregun” sepse do të thotë që Irani nuk do të ketë armë bërthamore. “Mendoj se në fund të fundit, do të ishte shumë mirë për tregun sepse Irani nuk do të ketë një […]
Izraeli sulmon Iranin, Teherani paralajmëron hakmarrje, Trump: Lajm i shkëlqyer!
➤Ushtria izraelite ka deklaruar se Irani qëlloi rreth 100 dronë drejt territorit të saj, shumë prej të cilëve u kapën, pasi Izraeli kreu një valë sulmesh ndaj Iranit gjatë natës. ➤IDF thotë se ka kryer sulme në lokacionet bërthamore dhe thotë se shefi i Gardës Revolucionare Hossein Salami dhe komandantë të tjerë janë vrarë. ➤Irani […]
Izraeli mbyll të gjitha misionet diplomatike, përfshirë dhe ambasadën në Shqipëri, anulohen fluturimet me Tiranën
Rinas TIRANË- Ministria e Jashtme e Izraelit ka urdhëruar mbylljen e të gjitha misioneve diplomatike dhe pezullimin e shërbimeve konsullore në të gjithë botën, përfshirë edhe ambasadën në Shqipëri. Në një postim në faqen zyrtare, bëhet me dije se gjithashtu, për momentin janë anuluar fluturimet mes Shqipërisë dhe Izraelit. Njoftimi i ambasadës: Në dritën e […]
Kuvendi nuk u mblodh të enjten, caktohet data e re e seancës
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë plenare ditën e hënë, më 16 qershor 2025, në orën 13:00, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe kalendarin e punimeve për periudhën 29 maj – 18 qershor. Sipas urdhrit të nxjerrë nga Kryetari i Kuvendit, Elisa Spiropali rendi i ditës i kësaj seance përfshin: Miratimin […]
Shalsi sërish në qendër të akuzave, PD kërkon penalizim nga KQZ: Përdori burime shtetërore në fushatë
Partia Demokratike i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të nisi hetim administrativ dhe të gjobisë deputetin socialist Eduard Shalsi, njëkohësisht kreu politik i subjektit të tij për qarkun e Kukësit në zgjedhjet e 11 majit. Gazetarja Esiona Konomi, informon se ky denoncim dhe kërkesë është dorëzuar në KQZ nga përfaqësuesi ligjor i PD-ADSHM, Marash Logu dhe është […]
Tatimet vendosin paga referencë për turizmin, rroga e kamarierit jo më pak se 70 mijë lekë
Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave referencë për 45 profesione në sektorin e turizmit, për sezonin turistik 2025.Sipas listës së publikuar paga minimale për kamarierët në restorante, bare dhe hotele nuk duhet të jetë më pak se 70,000 lekë në muaj.Pagat referencë fillojnë nga 55,000 lekë për pozicione si punëtor pastrimi plazhi apo roje […]