Day: June 13, 2025

  • Sulmet e Izraelit, vritet shefi i Gardës Revolucionare të Iranit. Kush është Hossein Salami, i sanksionuar nga OKB dhe SHBA

    Sulmet e Izraelit, vritet shefi i Gardës Revolucionare të Iranit. Kush është Hossein Salami, i sanksionuar nga OKB dhe SHBA

    Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, është vrarë në një sulm izraelit, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane.

    Ai është në mesin e disa udhëheqësve të lartë që kanë humbur jetën në këtë sulm.
    Fereydoon Abbasi, ish-kreu i Organizatës për Energji Atomike, është vrarë gjithashtu, kanë raportuar mediat shtetërore.
    Një zyrtar izraelit tha se sulmet kishin në shënjestër “programin bërthamor të Iranit dhe objektiva të tjerë ushtarakë”.
    Hossein Salami, komandanti i Gardës Revolucionare Islamike, është ndoshta udhëheqësi më i lartë iranian që është vrarë nga sulmet izraelite.
    Salami u bashkua për herë të parë me Gardën Revolucionare në vitin 1980, gjatë shpërthimit të Luftës Iran-Irak.
    Ndërsa ngjitej në hierarkinë ushtarake, ai u bë i njohur për retorikën e tij të ashpër kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj.
    Që nga vitet 2000, ai është sanksionuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe nga SHBA për përfshirjen e tij në programet bërthamore dhe ushtarake të Iranit.
    Ai ishte drejtuesi i Gardës Revolucionare në vitin 2024 kur Irani ndërmori sulmin e tij të parë të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Izraelit, duke lëshuar mbi 300 dronë dhe raketa.
    Ndërsa tensionet me Izraelin u rritën në ditët e fundit, Salami deklaroi të enjten se Irani ishte “plotësisht i gatshëm për çdo skenar, situatë dhe rrethanë”.
    “Armiku mendon se mund të luftojë Iranin në të njëjtën mënyrë siç lufton palestinezët e pambrojtur që janë nën bllokadën izraelite,” tha ai. “Ne jemi të kalitur në luftë dhe me përvojë.”

    Top Channel

  • Trump nuk donte që Izraeli të sulmonte, Sekretari Rubio: Ne nuk jemi të përfshirë. Teherani pezullon fluturimet

    Trump nuk donte që Izraeli të sulmonte, Sekretari Rubio: Ne nuk jemi të përfshirë. Teherani pezullon fluturimet

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të përfshirë në sulmet e Izraelit ndaj Iranit. 

    Deklaratën e bëri në mbrëmje, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. 
    “Sonte, Izraeli ndërmori një veprim të njëanshëm kundër Iranit. Ne nuk jemi të përfshirë në sulmet ndaj Iranit dhe përparësia jonë kryesore është mbrojtja e forcave amerikane në rajon. Izraeli na informoi se beson se ky veprim ishte i domosdoshëm për vetëmbrojtje”, tha Rubio. 
    Sipas tij “Presidenti Trump dhe Administrata kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur forcat tona dhe janë në kontakt të ngushtë me partnerët rajonalë. Dua të jem i qartë: Irani nuk duhet të shënjestrojë interesat apo personelin amerikan.”
    Ndërkohë, të gjitha fluturimet në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Teheranit janë pezulluar, sipas mediave shtetërore iraniane.
    Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khomeini ndodhet rreth 30 km në jugperëndim të kryeqytetit iranian.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u pyet më herët gjatë ditës për kërcënimet për një sulm dhe ishte i qartë që nuk donte të shihte sulme izraelite në Iran.
    “Për aq kohë sa mendoj se do të ketë një marrëveshje, nuk dua që ata të ndërhyjnë,” tha ai, duke shtuar se një sulm mund “ta prishë atë” sa i përket negociatave.
    Ai shtoi se beson që një sulm është “mjaft afër.”
    “Nuk dua të them që është i menjëhershëm,” tha ai për një sulm të mundshëm izraelit. “Por duket si diçka që mund të ndodhë.”
    Gjithashtu, Trump tha se do të donte të shmangte një konflikt.
    “Ata [Irani] do të duhet të jenë të gatshëm të na japin disa gjëra që aktualisht nuk janë të gatshëm t’i japin,” u shpreh ai.

    Top Channel

  • Autoriteti Palestinez, do të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara, shpreson në ringjalljen e procesit të paqes

    Autoriteti Palestinez, do të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara, shpreson në ringjalljen e procesit të paqes

    Autoriteti Palestinez tha se do të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme, me shpresën për të ringjallur një proces të paqes që prej kohësh është bllokuar.

    Ky autoritet, përfaqësuesi i palestinezëve që njihet ndërkombëtarisht, përballet me një detyrë të vështirë. Ai nuk është popullor në mesin e popullatës dhe është i dobësuar për shkak të viteve të tëra të përçarjeve të brendshme palestineze dhe për shkak të konfliktit me Izraelin.
    Megjithatë, kryeministri Mohammed Mustafa i tha gazetarëve në qytetin e Ramallahut në Bregun e pushtuar Perëndimor të enjten se mbledhja e diplomatëve dhe liderëve botërorë në Nju Jork javën e ardhshme ofron vendin e përshtatshëm për të ringjallur përpjekjet për paqe.
    “Shpresojmë që kjo të jetë një fillim i ri për rifillimin e një procesi serioz, me afate kohore dhe drejtësi”, tha ai.Konferenca, që pritet të nisë të martën, më 17 qershor, synon të rinovojë mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez. Përderisa çdo deklaratë pritet të jetë kryesisht simbolike, Mustafa tha se një shfaqje e madhe e mbështetjes ndërkombëtare do të vinte në pah rëndësinë e autoritetit.
    “Ne ende duam të shohim që kjo të çojë në negociata dypalëshe midis nesh dhe Izraelit që do të zgjidhnin çështjet e hapura”, shtoi ai.
    Rundi i fundit i bisedimeve të mirëfillta për paqe ishte mbajtur mbi një dekadë më parë dhe gjasat që bisedimet të rinisin janë të pakta, veçmas në kohën kur lufta në Gazë po vazhdon. Qeveria e Izraelit është e dominuar nga ultranacionalistët të cilët e kundërshtojnë pavarësinë palestineze.
    Autoriteti Palestinez administron në disa zona të vogla në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe ky autoritet po tenton që të bëhet lojtar në Gazën e pasluftës.
    Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e kishin rrëzuar nga pushteti Autoritetin Palestinez, kur mori kontrollin e Gazës më 2007.
    Para konferencës së OKB-së, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i ka shkruar një letër presidentit francez, Emmanuel Macron, duke bërë thirrje për armëpushim në Gazë, për zbatimin e një plani arab për rindërtim dhe që një qeveri palestineze të marrë nën kontroll Rripin e Gazës pas luftës.
    Në letër, ai ka dënuar sulmin e 7 tetorit 2023 të kryer nga Hamasi në Izrael, që nxiti luftën në Gazë, dhe po ashtu Abbas ka bërë thirrje për lirimin e të gjitha pengjeve që ende mbahen nga Hamasi në Gazë.
    OKB-ja ka thënë se konferenca synon rikthimin e fokusit në zgjidhjen me dy shtete, ku shteti i Izraelit dhe një shtet palestinez do të ekzistonin pranë njëri-tjetrit.
    Mustafa tha se përparimi në këtë drejtim duhet të nisë me një armëpushim në Gazë.
    Palestinezët kërkojnë që të krijojnë shtetin e tyre në Bregun Perëndimor, Gazë dhe Jerusalemin Lindor – zona që Izraeli ka okupuar në Luftën e Lindjes së Mesme më 1967. /REL

    Top Channel

  • Izraeli sulmon Iranin, Tel Avivi shpall gjendjen e jashtëzakonshme: Presim goditje me dronë nga Teherani

    Izraeli sulmon Iranin, Tel Avivi shpall gjendjen e jashtëzakonshme: Presim goditje me dronë nga Teherani

    Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka njoftuar se Izraeli ka ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Iranit dhe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend.

    Në njoftimin e Katz thuhet se “pas sulmit parandalues të Shtetit të Izraelit kundër Iranit, pritet një sulm me raketa dhe dronë kundër Shtetit të Izraelit dhe popullsisë së tij civile në një të ardhme të afërt.”
    Zyrtarë amerikanë u informuan të mërkurën se Izraeli ishte gati të ndërmerrte një operacion në Iran, raportoi CBS (partneri amerikan i BBC-së), duke cituar burime të njohura me çështjen.
    Zyrtarët thanë se kjo ishte pjesërisht arsyeja pse SHBA u kishte rekomanduar disa shtetasve amerikanë të largoheshin nga rajoni dhe se SHBA-ja priste që Irani të hakmerrej ndaj disa bazave amerikane në Irak.
    Media shtetërore iraniane konfirmoi se shpërthime janë dëgjuar në Teheran. 
    Agjencia e lajmeve Reuters raporton se janë dëgjuar shpërthime në verilindje të Teheranit, duke cituar median shtetërore iraniane Nour News.
    Ndërkohë gazetarët e BBC-së kanë marrë gjithashtu konfirmime nga qytetarë në Teheran për shpërthimet.
    Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka dhënë një deklaratë duke shpallur një “gjendje të jashtëzakonshme speciale” në të gjithë Izraelin dhe thotë se pritet një sulm “në një të ardhme të afërt”.
    Deklarata
    Pas sulmit parandalues të Shtetit të Izraelit kundër Iranit, pritet një sulm me raketa dhe dronë kundër Shtetit të Izraelit dhe popullsisë së tij civile në një të ardhme të afërt.
    Prandaj, në përputhje me autoritetin e tij sipas Ligjit të Mbrojtjes Civile, Ministri i Mbrojtjes Israel Katz ka nënshkruar një urdhër të veçantë, sipas të cilit do të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme speciale në të gjithë territorin e Izraelit.
    Ju duhet të ndiqni udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme dhe të autoriteteve dhe të qëndroni në zonat e mbrojtura.
    Një zyrtar ushtarak izraelit ka thënë se ka disa sulme dhe se ato janë “kundër programit bërthamor të Iranit dhe objektivave të tjerë ushtarakë”. Sipas tij, bëhet fjalë për dhjetëra sulme në zona të ndryshme të vendit.
    Ai shtoi se objektivi janë raketat me rreze të gjatë dhe objektiva të lidhura me programin bërthamor.

    Top Channel

  • Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

    Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

    Një 43 vjeçar është rrëzuar në banesë dhe ka humbur jetën në Pogradec.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 të qytetit.
    Ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes por e ka konstatuar pa shenja jete.
    Trupi ndodhet në morg për ekspertizën mjeko ligjore ndërsa policia po merr në pyetje familjarët për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

    Top Channel

  • Ish-zv.ministrja Ornela Çuçi akuzon: Zjarri te plehrat në Vlorë vendoset qëllimisht, reagon kryetari Dredha

    Ish-zv.ministrja Ornela Çuçi akuzon: Zjarri te plehrat në Vlorë vendoset qëllimisht, reagon kryetari Dredha

    Ish-zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, thotë se zjarrin në vendgrumbullimin e plehrave në Vlorë e vendosin qëllimisht për të ulur sasinë. Deklaratat ajo i bëri gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan teksa akuzoi direkt Bashkinë Vlorë për këtë problem.
    “Kjo ngjarja kriminale ka vetëm një kriminel, që janë institucionet. Cili është ky piroman që ka nevojë të vërë zjarr te plehrat çdo vit. Arsyeja përse vihet zjarri aty është sepse duhet që ato sasi mbetjesh aty të ulen në tonalitet. Vetëm për këtë ndizet, vetëm për këtë digjet, pra të ulin tonalitetin. Ligji i mbetjeve njeh vetëm një përgjegjes, që është kryetari i bashkisë që e menaxhon atë landfill. Zjarri i përsëritur s’ka asnjë arsye piromane për t’u bërë, ka arsye institucionale”, deklaroi Çuçi.
    Por ndërkohë gjatë emisionit reagoi edhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, i cili mohoi akuzat e Çuçit. Ai tha se tashmë është hapur landfilli i ri i Sherishtës ku po depozitohen mbetjet ndërsa për fushën aktuale do të kryhet një kapsulim i plehrave. ©Argjiroja.net 

  • Ish-zv.ministrja e Turizmit akuzon kryetarin e Vlorës: Zjarri te plehrat vihet qëllimisht, duan të ulin sasinë. Reagon Dredha: Zonjë, jeni e painformuar!

    Ish-zv.ministrja e Turizmit akuzon kryetarin e Vlorës: Zjarri te plehrat vihet qëllimisht, duan të ulin sasinë. Reagon Dredha: Zonjë, jeni e painformuar!

    Ish-zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, thotë se zjarrin në vendgrumbullimin e plehrave në Vlorë e vendosin qëllimisht për të ulur sasinë. Deklaratat ajo i bëri gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan teksa akuzoi direkt Bashkinë Vlorë për këtë problem.
    “Kjo ngjarja kriminale ka vetëm një kriminel, që janë institucionet. Cili është ky piroman që ka nevojë të vërë zjarr te plehrat çdo vit. Arsyeja përse vihet zjarri aty është sepse duhet që ato sasi mbetjesh aty të ulen në tonalitet. Vetëm për këtë ndizet, vetëm për këtë digjet, pra të ulin tonalitetin. Ligji i mbetjeve njeh vetëm një përgjegjes, që është kryetari i bashkisë që e menaxhon atë landfill. Zjarri i përsëritur s’ka asnjë arsye piromane për t’u bërë, ka arsye institucionale”, deklaroi Çuçi.
    Por ndërkohë gjatë emisionit reagoi edhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, i cili mohoi akuzat e Çuçit. Ai tha se tashmë është hapur landfilli i ri i Sherishtës ku po depozitohen mbetjet ndërsa për fushën aktuale do të kryhet një kapsulim i plehrave. ©Argjiroja.net