Izraeli sulmon portin Hodeidah në Jemen, kërcënon me bllokadë detare dhe ajrore
Marina e Izraelit e ka goditur të martën portin Hodeidah të Jemenit në Detin e Kuq, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, i ka kërcënuar rebelët Huthi me një bllokadë detare dhe ajrore, nëse i vazhdojnë sulmet ndaj Izraelit. Televizioni Al Masirah, i kontrolluar nga Huthit, raportoi se Izraeli i kreu dy sulme […]
Ndalimi i anijes me aktivistët/ Mijëra qytetarë protestojnë në Athinë kundër Izraelit
Mijëra qytetarë kanë dalë mbrëmjen e së hënës në rrugët e Athinës dhe Selanikut për të protestuar kundër ndërhyrjes së ushtrisë izraelite ndaj anijes Madleen dhe aktivistëve që ndodheshin në bordin e saj me qëllim dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Në Athinë, protestuesit u mblodhën në lagjen Panormu dhe më pas marshuan […]
Del lista e SPAK me kandidatët për drejtuesin e BKH-së, mes tyre edhe Gledis Nano
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar emrat e 13 personave që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ata janë: Andi PogaçeArtur BeuAstrit HalilajElton KërlukuGentian NdoiGentjan ShehajGledis NanoHaki ÇakoJoni KetaMaoricio SheldijaMarinela PilinçiMiklovan KananiNevrus Ndregjoni. ‘Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, […]
Asambleja Parlamentare e Europës Juglindore/ Spiropali thirrje anëtarëve: Kam besim në mbështetjen tuaj për Shqipërinë që të mbyllim negociatat brenda 2027
Në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt sot sesioni XII plenar i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, në kuadrin e Presidencës Shqiptare, me pjesëmarrjen e disa deputetëve nga Bullgaria, Turqia, Greqia, Rumania, Slovenia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnje-Herzegoviana, Maqedonia e Veriut e Serbia. Shqipëria po përmbyll me sukses kryesimin e këtij Procesi […]
Hetimet ndaj tij u shtynë 3 muaj, reagon Meta: Sot duhej të mbylleshin, ka zero fakte dhe prova
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK vendosi të shtyjë me 3 muaj hetimet ndaj tij. Ai u shpreh se sot duhej të përfundonin hetimet të cilat u shtynë një herë me 6 muaj. Meta thekson se SPAK ka zero fakte dhe prova në lidhje me akuzat ndaj tij. “Sot duhet […]
Shpjegimi i psikologut: Pse po prishet marrëdhënia mes Musk-ut e Trump-it
Nuk është një ndarje e mirë. Ata kanë qenë gjithmonë dy “bishat e mëdhenj” që janë mësuar ta kenë gjithmonë fjalën e fundit. Dy meshkuj alfa, nëse e përdorim metaforën evolucionare, që përpiqeshin të shkonin mirë me njëri-tjetrin. Dhe tani, marrëdhënia mes Donald Trump-it e Elon Musk-ut është në pikën e shkrirjes. Kush mund ta […]
Berisha: Flitet për një shumë të madhe prej 600 mijë euro, personalisht për Dumanin me Hajrin
Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj strukturave të drejtësisë shqiptare, përfshirë SPAK-un dhe emra konkretë si Altin Dumani dhe Hajri, duke i lidhur ata me afera korruptive dhe përpjekje për mbulimin e krimeve të rënda. Në fjalën e tij për media nga SPAK, ai ka përmendur një shumë të madhe prej 600 […]
Të shtënat në një shkollë në Austri/ Nëntë të vdekur, spitali plot me të plagosur, çfarë dihet për autorin
Një Operacion i madh i policisë është duke u zhvilluar në Graz të Austrisë. Sipas informacionit nga gazeta “Krone”, të shtënat me armë në një shkollë që ndodhet në lagjen Lend pak para orës 10 të mëngjesit të së martës ka sjellë të paktën 9 të vdekur. Ndërkohë burimet shpjegojnë se numri i të vdekurve ka […]
‘Rokshped’ – Perandoria e familjes Stanaj në shënjestër të prokurorisë malazeze
Në kuadër të një aksioni kundër kontrabandës së cigareve, policia speciale e Malit të Zi bastisi kompleksin e vilave të familjes Stanaj në Lagjen Stari Aerodrom në Podgoricë. Kjo familje është pronare e kompanisë Rokshped. Aksioni u zhvillua me urdhër të Prokurorisë Speciale. Më 9 qershor u arrestuan ish-drejtori i Rokshped-it, Prokopije Periq, dhe katër […]
SPAK bën publike listën me 13 kandidatët për kreun e BKH! Mes tyre edhe dy ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit
SPAK ka bërë publike listën e kandidatëve që janë në garë për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit. Pas përfundimit të aplikimeve, janë 13 kandidatë, prej të cilëve njëri do të zgjidhet për kreun e ri të BKH-së. Mes tyre janë edhe dy ish-drejtorë të policisë së shtetit, Gledis Nano dhe Haki Çako. 13 kandidatët […]