Day: June 10, 2025

  • ‘Rinumërimi nuk e zgjidh masakrën elektorale’, Maho: Dy muaj para zgjedhjeve, Rama miratoi 30 mijë hektarë për mbjellje kanabisi

    ‘Rinumërimi nuk e zgjidh masakrën elektorale’, Maho: Dy muaj para zgjedhjeve, Rama miratoi 30 mijë hektarë për mbjellje kanabisi

    Gazetari, Armand Maho i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se rinumërimi nuk e zgjidh masaktën elektorale që ndodhi me 11 maj.

    Maho: Për mua edhe rinumërimi nuk e zgjidh atë masakër elektorale që ndodhi me 11 maj.

    Problemi është se unë mendoj që manipulimi ka ndodhur përpara se të shkojnë në kuti.

    Dhe ka ndodhur në përmasa të frikshme.

    Unë vetëm para 1 jave denoncova një rast ku kryeministri vetëm dy muaj para zgjedhjeve në kundërshtim me të gjitha ligjet miraton një sipërfaqe prej 30 mijë hektarësh për të mbjellë kanabis.

    Me ligj e ka 200 hektarë.

    Ka tejkaluar ligjin 146 herë.

    Me një tjetër dokument rezultoi se vetëm gjatë muajve të fushatës ASHK ka marrë 83 vendime për legalizime.

    Me përfituesa të 5 mijë familjeve, ku vetëm 1600 janë në Tiranë.

    1600 në Tiranë të hedhin zgjedhjet në erë.

  • Irani kërcënon me sulme precize ndaj centraleve bërthamore izraelite

    Irani kërcënon me sulme precize ndaj centraleve bërthamore izraelite

    Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit lëshoi ​​një paralajmërim të ashpër të hënën, duke kërcënuar të nisë sulme të synuara ndaj objekteve bërthamore të pazbuluara të Izraelit nëse infrastruktura atomike e Iranit sulmohet.

    Deklarata vjen pas asaj që Teherani e përshkroi si një përparim të madh në inteligjencën e tij, duke i mundësuar forcave iraniane të reagojnë me “saktësi dhe gatishmëri”.

    Këshilli deklaroi se një operacion inteligjence “kompleks dhe i qetë” i kryer nga shërbimet iraniane të sigurisë kishte zbuluar informacione të detajuara rreth vendeve të fshehta bërthamore izraelite.

    Ai pretendoi se kjo inteligjencë do t’u lejonte forcave iraniane të hakmerreshin në një mënyrë “të zgjuar, të menjëhershme dhe proporcionale” nëse provokoheshin.

    “Në rast agresioni, objektet e fshehura bërthamore të regjimit do të jenë në shënjestër”, theksoi këshilli, duke e paraqitur kërcënimin si një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj historisë së Izraelit me provokime të papërgjegjshme dhe përpjekje sabotimi.

    Koha e deklaratës është e dukshme, pasi vjen vetëm disa orë pas një telefonate 40-minutëshe midis Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

    Kanali izraelit 12 raportoi se thirrja ka të ngjarë të ketë nxitur një takim urgjent të sigurisë izraelite, me spekulime në rritje se Izraeli mund të jetë duke marrë në konsideratë sulme ndaj lokacioneve bërthamore iraniane mes bisedimeve diplomatike SHBA-Iran të bllokuara.

    Organizata më e lartë e sigurisë e Iranit vlerësoi ushtrinë e vendit për integrimin e inteligjencës së re në planet operative, duke deklaruar se forcat iraniane tani janë plotësisht të përgatitura për t’iu përgjigjur jo vetëm kërcënimeve bërthamore, por edhe sulmeve kibernetike ose sabotimeve që synojnë ekonominë ose infrastrukturën e saj mbrojtëse.

  • SPAK: Berisha të paraqitet sot, nëse JO e marrim me forcë!

    SPAK: Berisha të paraqitet sot, nëse JO e marrim me forcë!

    Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur që të paraqitet në SPAK sot ora 10:00 për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
    Avokati i tij, Genc Gjokutaj ka dhënë detaje në lidhje me thirrjen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

    “Nesër në orën 10.00 SPAK ka thirrur Dr. Berishën për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim që Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht kështu ndodh rëndom me Drejtësinë shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin”, shkruan në Facebook, avokati i tij Genc Gjokutaj.
    Nëse Berisha refuzon të paraqitet sot, atë SPAK do urdhëroj marrjen e tij me forcë.

     

  • “Plagosja ime u fsheh, kryeministri i kohës tha se nuk ndodhi”. Gazetari Mahmutaj: Të gjithë me tradhtuan!

    “Plagosja ime u fsheh, kryeministri i kohës tha se nuk ndodhi”. Gazetari Mahmutaj: Të gjithë me tradhtuan!

    Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në Top Story, rrëfeu për rastin kur u plagos më 21 janar, teksa raportonte.
    Mahmutaj tha se në fillim nuk e kuptoi që ishte plagosur nga një plumb dhe vazhdoi të fliste në lidhje direkte. Ai tha se pas atij plumbi, peripecitë dhe pasojat e ngjarjes bënë që të përfundonte azilant në Belgjikë.

    Fatos Mahmutaj: Isha live në emisionin që raportoja për Klan dhe kisha përballë një gardist dhe qëlloi drejt turmës ku isha unë dhe flaka e fishekëve po vinte drejt meje. Momentet e para nuk e kuptova që isha plagosur nga një plumb mendova që ishte ndonjë cifël e trungut të pemës. Vazhdova lidhjen dhe pas plagosjes, fola për rreth një minutë në lidhje direkte dhe po thoja në lidhje direkte që as vetë s’po e kuptoja çfarë po ndodhte dhe që mund të isha plagosur dhe vetë. Pas atij plumbi 14 vite karrierë morën fund. U shpërbë gjithçka. Për shkak të pasojave dhe përipecive të atij momenti përfundova azilant në Belgjikë.
    Ish-kryeministri i kohës (Berisha) tha në një konferencë shtypi që flitej për një gazetarë të plagosur, por tha më pas që nuk ka gazetar të plagosur. Nga ky moment, rasti im u izolua dhe nuk u bë publik. Kisha një lloj dashakeqësi nga administrata e spitaleve, pra pjesa politike e tyre arriti aty ku dukej se ata donin të më fshihnin deri sa të mos të takoja as prokurorët. Mjeku ligjor nuk donte të bënte ekspertizë, filloi të më thoshte të kanë goditur nga afër, s’je goditur me plumb, gjëra që më vjen turp t’i them sot”.
    Dhe realisht të gjithë e tradhtuan gazetarin!

  • Qyteti amerikan Los Angeles në flakë nga përplasjet e turmës me Gardën Kombëtare

    Qyteti amerikan Los Angeles në flakë nga përplasjet e turmës me Gardën Kombëtare

    Qyteti i Los Angeles është përfshirë nga protesta të dhunshme pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të dërguar agjentë të imigracionit dhe më pas 2,000 trupa të Gardës Kombëtare për të arrestuar emigrantë të paautorizuar.
    Në disa pjesë të autostradës 101 të Los Angelesit protestuesit bllokuan kolonën policore duke e qëlluar me gurë, si pasojë e të cilave u shkatërruan disa automjete policore, dhe u regjistruan edhe raste dëmtimesh te policët.

    Të paktën 56 persona u arrestuan gjatë fundjavës, pasi protestuesve kundër bastisjeve të autoriteteve federale të emigracionit u urdhërua të largohen gjatë natës nga qendra e Los Angelesit.
    U përdorën edhe plumba gome kundër demonstruesve, të cilët kundërpërgjigjeshin me gurë nga ura dhe rrugët e larta.
    Gjithashtu u regjistruan shumë lëndime tek punonjësit e policisë, dhe automjetet e tyre u shkatërruan dhe dëmtuan plotësisht në disa vende.

  • Trajneri i Kombëtares si “mushka”, nuk heq dorë: E di unë!

    Trajneri i Kombëtares si “mushka”, nuk heq dorë: E di unë!

    Pas barazimit 0-0 në Tiranë me Serbinë, Shqipëria do të luajë në transfertë përballë Letonisë, ku kërkohen vetëm tre pikët për objektivin “Botërori 2026”.
    Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho u ndal te formacioni që do të hedhë në fushë dhe te penalltia e humbur e  Manajt kundër Serbisë. Ai nuk heq dorë si mushka edhe kur e ka gabim. Por gabim me emrin e Shqipërisë!

    “Ndeshja e dytë është gjithmonë pak më e vështirë. Sigurisht që nuk e kemi vendosur ende formacionin. Do keni një stërvitje të lehtë. Nesër mund të bëjmë një zgjim muskulor dhe mund të kemi një ide kush do të jetë në formacion. Kemi 22-23 lojtarë që mund të zgjedhim në pozicione të ndryshme. Muçi, Uzuni, Pajaziti, Broja, Daku etj. kemi mundësi të zgjedhim nga këto lojtarë. Manaj ka eksperiencë. Ka eksperiencë, është titullar i Kombëtares. E njoh që te Interi. Përgjegjësia është e imja. Jam unë ai që vendos se kush do t’i gjuajë penalltitë.
    Në futboll ka gjithmonë presion.tashmë kemi bërë tre ndeshje dhe na kanë ngelur edhe pesë. Duhet të mbledhim sa më shumë pikë. Letonia ka mundur Andorrën. Nuk mund të them deçizive, por e rëndësishme. Dujke krahasuar skuadrën me dy vite më parë, është rritur presioni. Letonia ka skuadër fizike dhe mund të luajë me skema të ndryshme. Luan një lloj futbolli të kodifikuar. Ka 2-3 lojtarë shumë të shpejtë që mund të bëjnë diferencën.
    Zëvendësuesi i Gjimishitit, kemi dy-tre opsione. Do të shohim pas stërvitjes. Adrian bajrami ka qenë me moshat, është lojtar që luan me këmbën e majtë. Edhe te Benfica po angazhohet më shumë. Në të ardhmen, është një opsion shumë i mirë. Mitaj është një lojtar shumë teknik, por në Kombëtare nuk ke kohë t’i provosh lojtarët në role të ndryshme. Do të vazhdojë kështu për disa kohë”, u shpreh Sylvinho.
    Natyrisht që trajneri vendos, por edhe kur ia fut kot, natyrisht që ka reagim nga publiku.
    Ai është trajner i Kombëtares, por nuk i dhemb shpirti siç iu dhemb shqiptarëve!

  • “Po bëni një teatër pa kuptim”, analistët debatojnë me deputetin e PD-së për rinumërimin në Fier

    “Po bëni një teatër pa kuptim”, analistët debatojnë me deputetin e PD-së për rinumërimin në Fier

    Deputeti i PD-së, Luan Baçi debatoi me panelistët e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV për dakordësimin e PD-së për të hapur kutitë në Qarkun e Fierit për të rinumëruar votat e kandidatëve.
    Ndërsa Baçi u shpreh se nuk ka asgjë të keqe nga transparenca, analistët e kundërshtuan duke thënë se nuk mund të pranosh rinumërim të asaj që e ke quajtur farsë.

    Pjesë nga biseda
    Baçi: Ne si parti politike mendojmë se nuk ka asgjë të keqe nga transparenca. Është farsë dhe nuk ka pse t’ju dhembë.
    Haxhiu: Nëse flasim për legjitime, por flasim për pragmatizëm ekstrem.
    Baçi: Është e kundërta. Nëse ne nuk do të pranonim hapjen e kutive dhe transparencën…
    Haxhiu: Njerëzit që mendojnë politikisht analizojnë fundin. Ju po bëni një teatër pa kuptim.
    Rakipi: Ti kërkon ndërrimin e farsës tani?
    Abilekaj: Të thuash që zgjedhjet janë farsë dhe nuk i njoh, do të thotë që problemet janë të rënda. Pra kur PD kërkon të na bindë për farsën të na tregojë si e para u vendos rezultati. Nëse kërkon një farsë, atëherë është bërë në bashkëpunim me KQZ,  KZAZ madje edhe me komisinerët. Nëse është farsë, atëherë edhe SPAK ka ndihmuar me këtë farsë.
    Baçi: Kërkojmë zbatimin e ligjit. Asgjë tjetër. Vota është blerë dhe deformuar para se të shkojë në kutinë e votimit.
    Abilekaj: Përpiqeni të argumentoni farsën aty ku nuk gjendet.
    Rakipi: Është si puna e naftës në rajonin tuaj, që është aty dhe ju e kërkoni në vend tjetër.
    Haxhiu: Farsa përjashton çdo mundësi për legjitimim institucional.
    Rakipi: Ka thënë Doktori, si nuk paska kuptim!
    Tela: Në 2021, Berisha doli e tha vota vdiq pa u futur në kuti. Tani del e trgon si është manipuluar vota pa hyrë në kuti. Në 2021…
    Baçi : Komisioni Europian do të çojë mision faktmbledhës.
    Haxhiu: Ai është njeri politik.
    Rakipi: Ç’a pret ti? Që ai të ketë logjikë mbi Doktorin? Kjo farsa, kur mbaron vërtetimi?
    Baçi: Kjo është farsë e vërtetuar.
    Mitro: Ju po e trajtoni PD-në si në kushtet e një shtatzënie të padëshiruar. Ju bëtë dashuri me përdhunuesin e votës. E bëtë pa mbrojtje. Bëtë atë kod elektoral që bëtë. Pas zgjedhjeve, komisionerët tuaj nuk kanë shkuar fare as në qendrat e numërimit. Po mundoheni të legjitimoni humbjen e PD.
    Baçi: Jam dakord që ky nuk është kodi zgjedhor i duhur dhe duhet ndryshuar. Është më i keqi i mundshëm, por e kemi miratuar në kushtet kur ishim.
    Haxhiu: Nuk e bëtë ju, e bëri Doktor Berisha.
    Baçi: Po të mos ishte Berisha, PD nuk do të ishte.

  • Trajneri serb: Atmosfera në Tiranë ishte fantastike, si në ndeshjet mes Boca Juniors dhe River Plate në Argjentinë!

    Trajneri serb: Atmosfera në Tiranë ishte fantastike, si në ndeshjet mes Boca Juniors dhe River Plate në Argjentinë!

    Mediat serbe vazhdojnë ti bien gërnetës së zhurmës se gjoja “futbollistët serbë sa nuk vdiqen në Tiranë prej mizorisë së tifozëve”. Ndërkohë trajneri serb përgenjështron akuzat e medias së vendit të tij.
    Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, është rikthyer të flasë për atmosferën e krijuar në “Arenën Kombëtare” gjatë barazimit 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë, pas komenteve të tij fillestare që u interpretuan në mënyra të ndryshme në mediat serbe.

    Stojkoviç theksoi se komentet e tij fillestare lidheshin vetëm me atmosferën sportive dhe se nuk ishte qëllimi i tij të bënte deklarata politike:
    “Unë nuk jam politikan. Fola për një atmosferë futbolli, si në ndeshjet mes Boca Juniors dhe River Plate në Argjentinë. Nuk është e nevojshme të më japë kush leksione për patriotizmin. Dua të udhëheq Serbinë dhe këta djem me krenari.”
    Tekniku vlerësoi gjithashtu organizimin e ndeshjes, duke shtuar se çdo gjë ishte “fenomenale nga ana logjistike”.
    Pavarësisht debateve mediatike që pasuan, Stojkoviç u përpoq të shmangte polemikat, duke e kthyer vëmendjen te loja dhe performanca e skuadrës së tij në fushë.