09 Qershor 2025 Faqeja 23
702 rezultate u gjendën
Kush janë 4 kandidatët për të marrë drejtimin e “FBI shqiptare”?

Kush janë 4 kandidatët për të marrë drejtimin e “FBI shqiptare”?

Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë një drejtues të ri, pas mbarimit të mandatit të parë 5 vjeçar të Aida Hajnaj. Afatet për kandidatët që kanë shprehur interes janë mbyllur këtë hënë, datë 9 qershor ora 16:00, ndërsa janë mësuar katër kandidatët. Bëhet fjalë për ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit dhe dikur të Antiterrorit, […]
‘Çështja ndaj Metës e paragjykuar, dëshirë nga SPAK për ta dënuar/ Abilekaj: Drejtësia, vegël në dorën e Ramës!

‘Çështja ndaj Metës e paragjykuar, dëshirë nga SPAK për ta dënuar/ Abilekaj: Drejtësia, vegël në dorën e Ramës!

Për gazetarin Enton Abilekaj, SPAK asnjëherë nuk ka mundur t’i kopsisë dosjet që ka nën hetim, duke i dërguar të paplota dhe aspak profesionale në GJKKO. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, Abilekaj teksa iu referua vendimit të fundit për shtyrjen e hetimeve për ish presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, njëkohësisht […]
Zebrës rebele që ‘pushtoi’ rrjetin, i zgjat vetëm 10 ditë ‘arratia’

Zebrës rebele që ‘pushtoi’ rrjetin, i zgjat vetëm 10 ditë ‘arratia’

Ed, zebra që u bë virale në rrjet pasi u arratis nga shtëpia e pronarit të tij më 30 maj, është mundur të kapet pas 10 ditësh endje në liri. Zebra u gjet shëndoshë e mirë në një livadh pranë një lagjeje në komunitetin Christiana në Tenesinë qendrore të dielën. Autoritetet arritën ta kapnin Edin […]
Trump për protestat në Los Angeles: Arrestoni njerëzit me maska

Trump për protestat në Los Angeles: Arrestoni njerëzit me maska

Presidenti amerikan ka kërkuar arrestime me anë të një mesazhi të drejtpërdrejtë në rrjetin social Truth Social. ‘Arrestoni njerëzit me maska, menjëherë’, shkroi Donald Trump. Ky mesazh, i cili po shpërndahet me shpejtësi në mediat amerikane dhe ndërkombëtare, duket se i referohet protestuesve të maskuar që kanë dalë në rrugët e Los Angelesit gjatë demonstratave […]
Turiste spanjolle rrëzohet në plazhin e Filikurit, dërgohet në spital me dëmtime në kokë

Turiste spanjolle rrëzohet në plazhin e Filikurit, dërgohet në spital me dëmtime në kokë

  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Filikurit, ku një turiste spanjolle ka pësuar dëmtime në kokë pas një rrëzimi. Rreth orës 16:00, Salla e Komisariatit të Policisë Himarë mori një telefonatë për incidentin. Menjëherë pas alarmit, shërbimet e rendit u nisën drejt vendngjarjes dhe konstatuan se shtetasja e […]
Los Angeles në flakë/ Dita e tretë e trazirave – Marinsat në gatishmëri, Musk gjen mundësinë të afrohet me Trump

Los Angeles në flakë/ Dita e tretë e trazirave – Marinsat në gatishmëri, Musk gjen mundësinë të afrohet me Trump

Foto ilustruese SHBA- Dita e tretë e trazirave në Los Angeles dhe situata duket se nuk ka “ndërmend” që të përmirësohet. Ende ka protestues që përleshen me Policinë dhe Gardën Kombëtare, të cilët përdorën edhe plumba gome. Protestat që filluan pas një operacioni nga Shërbimi Federal i Imigracionit por duket se nuk ka gjasa që […]
Kapen aktivistët në Madleen/ Izraeli: Përgatitni qelitë e burgut! Nisin negociatat për lirimin e tyre (REAGIMET)

Kapen aktivistët në Madleen/ Izraeli: Përgatitni qelitë e burgut! Nisin negociatat për lirimin e tyre (REAGIMET)

Pamje nga anija IZRAEL- Ushtria izraelite arrestoi pasagjerët e anijes “Madleen”, gjë që shkaktoi reagime ndërkombëtare. Forcat ushtarake izraelite hipën në Madleen, një anije që transportonte ndihma humanitare për në Gaza. Anija mbante aktiviste, përfshirë Greta Thunberg dhe eurodeputeten franko-palestineze Rima Hassan, dhe po përpiqej të “thyente” bllokadën detare të vendosur ndaj enklavës palestineze. Anija me vela, […]
Presidenti Begaj takim me një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi,  zbulohet tema e diskutimit

Presidenti Begaj takim me një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, zbulohet tema e diskutimit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga Kryetari i këtij Këshilli, z. Enkel Rexhepi. Presidenti i Republikës e uroi z. Rexhepi për marrjen e detyrës dhe e siguroi se ai e ndjek nga afër, edhe si një detyrë kushtetuese, të gjithë […]
Euro s’është më mbretëresha e tregut, leku po merr hak

Euro s’është më mbretëresha e tregut, leku po merr hak

Nga froni i lavdisë, në hijen e “Superlekut”. Euro, monedha e artë e ëndrrave europiane, vite më parë sundonte me krenari në çdo transaksion, nga rrugicat e tregjeve popullore deri në kontratat më të majme të ndërtimit. Në sytë e shqiptarëve, euro nuk ishte thjesht një valutë….ishte garanci, prestigj, status. Por sot, ajo nuk është […]
Rama dhe Berisha pakt për heqje mandatesh?/ Ja deputetët që do të nxirren ‘offside’ nëpërmjet hapjes së kutive

Rama dhe Berisha pakt për heqje mandatesh?/ Ja deputetët që do të nxirren ‘offside’ nëpërmjet hapjes së kutive

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të rinumërojë kutitë e votimit në qarqet e Tiranës dhe Fierit, pas ankesave të paraqitura nga koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit 2025. Në vendimin e marrë gjatë mbledhjes së fundit, KAS ka urdhëruar hapjen dhe rivlerësimin […]