Day: June 9, 2025

  • Trajneri serb: Përgëzoj tifozët shqiptarë, atmosferë fantastike që do doja ta kishim edhe ne

    Trajneri serb: Përgëzoj tifozët shqiptarë, atmosferë fantastike që do doja ta kishim edhe ne

    Dragan Stojkoviç është kthyer në armikun e mediave serbe. Trajneri i Serbisë, i pyetur nga gazetarët serbë në konferencë për shtyp për incidentet nga tribunat me lojtarët, i ka hedhur poshtë aludimet e tyre duke deklaruar se në Tiranë kishte përjetuar një atmosferë fantastike në stadium.
    “Nuk ju pëlqeu loja? Nuk ju pëlqeu? Gjeni një trajner tjetër!”, ishin fjalët e para të trajnerit para gazetarëve.
    Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo edhe ne”, vijoi më pas ai.
    “Finalizimi duhet të përmirësohet. Mundësitë që patëm… Një ose dy topa mund të kishin përfunduar në rrjetën e Srakoshës. Një ndeshje tmerrësisht e vështirë jashtë fushe kundër Shqipërisë në Tiranë. Ne e kontrolluam lojën, kishim kontroll të topit, ku e ulëm sulmin e tyre në zero. Kështu që ata duhej të ishin të kujdesshëm, sepse panë se nuk mund të na përballonin në atë ndeshje. Shpirt i mirë luftarak, vrapim, shpenzim energjish…
    Kjo dhe çdo tjetër do të jetë e vështirë. Cilësia duhet të dalë në pah. Kjo pikë nga Tirana duhet të materializohet dhe tre pikët kundër Andorrës duhen fituar. Analiza e ndeshjes Andorra – Angli na pret të nesërmen. Rezultati është i habitshëm për mua: 0-1, por ka ende një ndryshim të madh në nivel. Në Leskovac na presin tre pikët e para për Serbinë.
    Penalltia? Ishte sikur dikush më goditi me vare! Pakujdesi, një gjest që ndodhi rastësisht, por edhe nëse do të kishin shënuar, ne do ta kishim rritur lojën tonë ofensive në maksimum dhe do të kishim shkuar për gjithçka ose asgjë. Nuk e pashë penalltinë kur e gjuajti. Le të vazhdojë Gjorgje të mbrojë kështu dhe nuk do të ketë probleme. Ai e meritonte të ishte atje dhe e meritonte ta ndalte. Besimi që ka është magjepsës”, tha Stojkoviç.

  • UEFA jep lajmin tragjik pas finales, De La Fuente dhe Mendes të shokuar!

    UEFA jep lajmin tragjik pas finales, De La Fuente dhe Mendes të shokuar!

    9 Qershor 2025

    1:26

    Telesport

    UEFA ka konfirmuar vdekjen e një spektatori gjatë ndeshjes finale të Ligës së Kombeve të Portugalisë kundër Spanjës në Mynih të dielën.  Në minutat e fundit të ndeshjes në Allianz Arena një tifoz ra nga kati i dytë i tribunës kryesore në zonën e ulëseve poshtë.
    Loja vazhdoi ndërsa spektatori po kurohej, por në një deklaratë, UEFA ka thënë se tifozi nuk mundi të ringjallej pas trajtimit mjekësor. Një deklaratë e UEFA-s tha: “Pati një urgjencë mjekësore në arenën e Mynihut dhe, pavarësisht përpjekjeve më të mira të ekipit mjekësor, personi fatkeqësisht ndërroi jetë në orën 00:06 (CET). Mendimet tona janë me të dashurit e tyre në këtë kohë të vështirë.”
    Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, hapi konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes duke shprehur ngushëllimet e tij familjes së tifozit. “Dua të shpreh ngushëllimet e mia familjes së një tifozi që ka vdekur,” tha De la Fuente. “Kjo na ka bërë të kuptojmë se çfarë është e rëndësishme në jetë.”
    Lojtari i ndeshjes i Portugalisë, Nuno Mendes, shtoi: “Dua të shpreh ngushëllimet e mia familjes së tifozit që vdiq. Kjo e errësoi fitoren tonë të sotme.”