“Le të ndërtojmë një Kishë pa ndarje”, mesazhi i Papa Leonit Rrëzoni muret e urrejtjes, nacionalizmit dhe dhunës ndaj grave
Në Meshën e Pentekostit të mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leoni dha një mesazh të fuqishëm për bashkim, paqe dhe përmbysjen e barrierave që ndajnë njerëzit. Ai i kushtoi një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij problematikave që minojnë marrëdhëniet shoqërore, si keqkuptimet, paragjykimet dhe dhuna ndaj grave. “Shpirti gjithashtu transformon ato […]
Emigrantët që po kthehen! Historia e Afrimit dhe mikut të tij italian që hapën biznesin në Fier
Të rinjtë shqiptarë, pas vitesh emigracion, po kthehen dhe po investojnë në vendin e tyre. Afrim Veliu u largua nga Shqipëria në moshën 12-vjeçare drejt Italisë. Pas më shumë se 15 vitesh pune në vendin fqinj, ai vendosi të kthehet në vendlindje së bashku me familjen. Me përvojën e fituar gjatë emigrimit dhe bashkë me […]
Kontrollet e AMP në doganën e Kapshticës ku u gjet heroinë, arrestohen 4 punonjës policie
4 punonjës të policisë kufitare të Kapshticës përfunduan në pranga mes tyre një përgjegjës turni pas zbulimit të një sasie droge në një automjet. Kontrollet e imtësishme të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore një ditë më parë në pikëkalimin kufitar të juglindjes me Greqinë, konstatuan se në njërin prej automjeteve ishte fshehur një sasi droge e […]
Karnevalet e Korçës! Grupe nga Shqipëria dhe Ballkani dhanë spektakël në rrugët e qytetit
Korça ka çelur sezonin turistik me karnavalet. Sikundër është bërë traditë çdo vit, Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve ka shënjuar fillimin e sezonit të verës përmes një parade me maska dhe kostume shumëngjyrëshe. 400 artistë, të rinj dhe fëmijë veshur me kostume e maska me tematika të ndryshme të grupeve nga Shqipëria, Greqia, Bullgaria, etj kanë […]
Hoxhaj: Kryetarja e emëruar e bashkisë përdor taksat e qytetarëve të Tiranës për interesa private
Gjatë një bisede në studion e SYRI TV, gazetari Juljan Hoxhaj ka komentuar dhe skandalin e fundit të denoncuar nga ‘Piranjat’ ku është përfshirë kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Hoxhaj u shpreh se, përdorimi i makinave të bashkisë për familjarët e kryebashkiakes Ristani, tregon arrogancën […]
Mjekët shpjegojnë arsyet pse duhet të mbani syze në verë
Dr. Dave dhe Dr. Cheryl, dy mjekë amerikanë kanë folur mbi rëndësinë e mbajtjes së syzeve të diellit, sidomos gjatë stinës së verës, në të cilën rrezatimi diellor është më i fortë dhe dita është më e gjatë. Përveç faktit që syzet e diellit janë një aksesor në modë gjatë verës, ekzistojnë arsye të tjera […]
Shpërthim masiv në një depo karburanti jashtë Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë
Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në qytetin Pushkino , në periferi të Moskës , në një depo që përmbante karburante dhe lubrifikantë. Zjarri u përhap me shpejtësi, ndërsa ndodhën shpërthime të bombolave të gazit. Sipas mediave ruse, incidenti ndodhi në një depo në Novaya Avenue , ku lëngje të ndezshme ruheshin në fuçi, […]
Theu xhamin e një makine dhe sulmoi fizikisht shoferin, duke i marrë çantën me para, arrestohet
Një shtetas 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pas një vjedhjeje me dhunë të ndodhur në lagjen nr. 14, Shkozet. Autori dyshohet se theu xhamin e një automjeti dhe sulmoi fizikisht drejtuesin, duke i marrë çantën me para dhe një telefon. Operacioni policor i koduar “Objektivi” çoi në identifikimin dhe arrestimin e […]
Trump: Marrëdhënia ime me Musk ka marrë fund, por do ketë pasoja nëse financon demokratët
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se marrëdhënia e tij me Elon Musk ka mbaruar. “Do të supozoja se po, po”, tha Trump për NBC News të shtunën, kur u pyet nëse mendonte se marrëdhënia e ngushtë e çiftit kishte mbaruar. Ai u përgjigj “Jo” kur u pyet nëse dëshironte të […]
Histori horrori! Për 15 vite me radhë, burri drogon dhe përdhunon gruan e tij, i postonte videot në internet
Foto Ilustruese GJERMANI- Një burrë nga Gjermania drogoi dhe përdhunoi gruan e tij për të paktën 15 vjet, filmoi aktet dhe i postoi ato në faqet e internetit pornografike. Ngjarja është publikuar nga një program në transmetuesin e Gjermanisë Veriore NDR. Sipas hetuesve të programit, videot e përdhunimit të gruas pa ndjenja janë parë tashmë më shumë […]