Vrau tri gra brenda një ore/ Gjykata e Tiranës dënon Dan Hutrën me burgim të përjetshëm
Gjykata e Tiranës dënon Dan Hutrën me burgim të përjetshëm, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Prokuroria kërkoi më 9 maj që gjykata të japë tre burgime të përjetshme për vrasjen e tre grave, të cilave ai u mori jetën brenda një ore. Siç u shpreh prokurori, Dan Hutra duhet të shpallet fajtor dhe […]
Sulme izraelite ndaj spitaleve në Gaza, 18 të vrarë/ Rifillojnë luftimet pas lirimit të një pengu
Të paktën 18 persona humbën jetën të martën si pasojë e sulmeve izraelite ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, vetëm pak orë pas një pauze të shkurtër në luftime që çoi në lirimin e pengut izraelito-amerikan, Edan Alexander, 21 vjeç, i rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor 2023. Një nga sulmet goditi kompleksin e Spitalit […]
Numërimi brenda dhe jashtë vendit/ PS forcë e parë me rreth 776 mijë vota, PD siguron 504 mijë vota
Partia Socialiste deri më tani ka blinduar 83 mandate, ndërsa PD 50, kurse PSD del forcë e tretë. Gjatë votimit të qytetarëve brenda vendit, 733.149 vota ka siguruar PS, kurse PD 481.548 duke dalë forcë e dytë. Koalicioni Shqipëria Bëhet ka marrë 49.393, kurse Partia Social Demokrate del forcë e katërt me 47.498. Nga ana […]
Faktori ndërkombëtar: Mungesa e medias së pavarur cenoi zgjedhjet, mbyllja e TikTok ‘rrëzon’ votimet
Një nga kriteret kyçe të Kartës së Kopenhagës, e cila përcakton standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, është e drejta e qytetarëve për t’u informuar siç duhet për alternativat politike para se të votojnë. Mungesa e medias së pavarur në Shqipëri si dhe politika e mbështetur te sharjet dhe jo te argumentet ishin […]
Qëndrimi i gjatë ulur mund të dëmtojë trurin e të moshuarve
Një studim i ri ka treguar se qëndrimi ulur për periudha të gjata, veçanërisht tek të moshuarit, lidhet me përkeqësimin e shëndetit mendor dhe me tkurrjen e zonave të trurit që preken nga sëmundja e Alzheimerit. Hulumtimi është kryer nga Qendra Mjekësore e Universitetit Vanderbilt dhe Universiteti i Pitsburgut, dhe është botuar në revistën shkencore […]
Turqi, 97 studentë arrestohen në Stamboll pas protestës në universitet
Policia turke arrestoi të martën 97 studentë në Universitetin Bogazici të Stambollit, të cilët protestuan kundër një konference në kampus ku merrte pjesë një predikues mysliman kontrovers. Studentët po protestonin kundër pjesëmarrjes në konferencë të Nurettin Yildiz, një predikues mysliman i njohur për pikëpamjet e tij kontraverse mbi martesat e hershme. Konferenca u organizua nga […]
Ja pse Bosnia-Hercegovina nuk morri pjesë ditën e djeshme në Eurovision
Eurovisioni nisi mbrëmjen e së martës në Bazel, por Bosnja dhe Hercegovina vazhdon të mungojë në këtë festival që nga viti 2016. Arsyeja kryesore është mungesa e fondeve dhe një borxh i papaguar prej rreth 8.1 milionë euro ndaj Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU). Lejla A. Babović, ish-shefe e delegacionit të Bosnjës në Eurovision, sqaroi […]
Vrau rivalin shqiptar pasi i preu veshin, burg përjetë për 41-vjeçarin
Një shqiptar 41-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm në Gjermani pasi akuzohet se vrau një bashkatdhetarin e tij 45-vjeçar. Kelmend M. akuzohet se vrau rivalin e tij, Arben G., pas një përplasje të vazhdueshme mes tyre. Shqiptari pranoi krimin përpara gjykatës në Darmstadt, por tha se kishte menduar se rivali i tij do e […]
Banorët e Borshit u rikthehen protestave përpara dyerve të Hipotekës në Sarandë – VIDEO
Banorët e Borshit u rikthehen protestave përpara dyerve të Hipotekës në Sarandë. Banorët e fshatit Borsh janë rikthyer në protestë përpara zyrave të Hipotekës në Sarandë, duke kërkuar zgjidhje për problemet e shumta që lidhen me regjistrimin e pronave të tyre. Kjo protestë është pjesë e një serie demonstratash që banorët kanë organizuar gjatë viteve […]
Plas revolta brenda PD, demokratët kërkojnë “kokën” e Sali Berishës dhe i bëjnë thirrje të mbajë përgjegjësinë për…
Pas humbjes spektakolare të 11 majit, zërat e pakënaqësisë brenda Partisë Demokratike kanë nisur të dalin hapur, duke thyer heshtjen që mbizotëroi pas rezultatit dëshpërues. Qyteti i Durrësit është bërë epiqendra e reagimeve të para, ku figura të angazhuara në terren kanë filluar të kërkojnë llogari dhe përgjegjësi politike nga lidershipi. Kritikat janë të drejtpërdrejta […]