Kokalari publikon shifrat: Shqiptarët nuk e duan Berishën, PD u rrudh me 35% nga 2021
Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila prej muajsh kritikon ashpër Sali Blerishën, kreun e PD-së, edhe pse u shfaq si një mbështetëse e fortë e tij në muajt e fundit të 2021, ka publikuar një seri shifrash, që sipas saj tregojnë se shqiptarët nuk e duan kryedemokratin. Kokalari shkruan se PD nën drejtimin e Berishës […]
KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Astrit Halilaj
Prokurori i Shkodrës Astrit Halilaj, i shkarkuar nga detyra që më 30 qershor 2022 Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendos lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Astrit Halilaj e ka filluar karrierën si oficer i policisë gjyqësore në vitin 1993 dhe përgjatë dy dekadave ka mbajtur pozicione drejtuese në […]
Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi,policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit
Në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “1 Maji”, policia ka ndërhyrë për të larguar nga salla të gjithë vëzhguesit, pas një kërkese të kryetarit të kësaj KZAZ-je. Sipas tij, vëzhguesit po pengonin punën e grupeve të numërimit dhe po ushtronin presion mbi procesin. Vëzhguesit, nga ana tjetër, kanë ngritur […]
Gara në Tiranë/ Tabaku i ‘rrëmben’ mandatin Alimehmetit, ja si është diferenca me vota
Në garën në Tiranë për një mandat në Kuvend Jorida Tabaku ka kaluar në avantazh kundrejt Ilir Alimehmeti. Tabaku deri më tani, nga numërimi i votave preferenciale, ka marrë 4990 vota, ndërsa Alimehmeti ka marrë 4977 vota. Siç duket nga numërimi i deritanishëm Jorida Tabaku është në avantazh me vetëm 13 vota. Deri më tani […]
Ilir Meta jashtë Kuvendit/ Reagon Kreu i PD-së, Berisha: Efekti i terrorit politik ndaj tij…
I pakënaqur dhe pa njohjen e rezultateve, Kreu i PD-së, Sali Berisha iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve në lidhje me këto rezultate te zgjedhjeve, protestën e së shtunës dhe koment mbi ‘vendin’ e Ilir Metës. Berisha, përmendi Ilir Metën, presidentin e Partisë së Lirisë, i cili kandidoi në listë të hapur, por nuk siguron […]
11 maji farsë elektorale, Berisha: L*ftë për mbrojtjen e votës. Do të informojmë Kongresin e SHBA dhe kancelaritë europiane
Sali Berisha doli në një konferencë të dytë, pas të djeshmes. Këtë herë, kreu i selisë blu tha për mediat se PD dhe opozita po përgatisin luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës të shqiptarëve. Berisha teksa denoncoi vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit, akuzoi Ramën duke thënë se është gati ta […]
PS rekord në Fier, Zegjine Çaushi ndër fituesit e listës së hapur. Mjeku që ka marrë mbi 10 mijë vota
Në qarkun Fier po vijon numërimi i votave për kandidatët. PS do të marrë 7 mandate në listë të hapur e cila deri në këto momente kryesohet nga Klevis Jahaj, i ndjekur nga Asfloral Haxhiu dhe Ceno Klosi, ndërsa Zegjine Çaushi fenomeni i rrjeteve sociale arriti maksimumin në Roskovec, duke renditur ndër fituesit e listës […]
Gara ende e hapur për votën e diasporës. Vijon beteja për çdo zarf në Tiranë, Fier, Lezhë dhe Vlorë
Vijon numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik. Nga përllogaritja mbi bazën e të dhënave zyrtare të KQZ-së, në katër qarqe ka ende mundësi matematikore për ndryshim të mandateve. Qarku me diferencën më të vogël është Vlora, ku janë edhe 10 mijë vota për tu numëruar dhe PD-së i duhen 154 vota më shumë […]
Meta nuk bëhet deputet, Berisha: I është bërë lufta më e egër
Sali Berisha ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve që e nxjerrin presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta jashtë Parlamentit. Në një prononcim për mediat, Berisha mbrojti Metën duke e cilësuar “viktimë të terrorit politik” dhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorimin e drejtësisë si mjet për të goditur kundërshtarët politikë. ”Ilir Metës i bëhet […]
Celibashi paralajmëron grupet e numërimit: Cenimi i votës së çdo kandidati në listë të hapur, shkelje e rëndë me pasoja ligjore
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kujtoi sot se cenimi i votës së çdo kandidati në listën e hapur përbën një shkelje të rëndë të integritetit zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit. Përmes një deklarate për shtyp, Celibashi iu drejtua anëtarëve të grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve, të cilët i falënderoi […]