VIDEO – “Duhet të ulin kokën të turpëruar”, Gjykata e Apelit i jep pafajësinë, reagon këngëtari Luiz Ejlli
Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli dhe personin tjetër të pandehur bashkë me të, në lidhje me çështjen e falsifikimit të aktit noterial dhe justifikimit të një shume prej 210 mijë eurosh. Pas këtij vendimi që është i formës së prerë, ka reaguar vetë shkodrani Ejlli, përmes një video të shpërndarë në […]
“Është kontrolluar vetëm banesa e kryetarit të Malësisë së Madhe”, PSD reagon për lajmet e përhapura
Deklaratë për shtyp e Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë Lidhur me disa lajme të bëra publike dhe të shpërndara në media të ndryshme, për përfshirjen në veprimtari të paligjshme zgjedhore të disa anëtarëve të shtabeve elektorale të PSD-së në veri të vendit, Partia Socialdemokrate përgënjeshtron çdo lajm të tillë. Është një dizinformim i qëllimtë dhe dashakeqës. […]
SPAK “mësyn” Shkodrën për krimet zgjedhore, sekuestrohen 7 celularë, para CASH dhe tollona karburanti
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës intensive të bërë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, zhvilluan sot, në qarkun Shkodër, fazën e parë të operacionit […]
Nga Zegjineja e famshme tek…/ Kandidatët që kanë spikatur në rrjetet sociale, ekspertët: Disave ua zbeh seriozitetin
Fushata elektorale është përqendruar edhe në hapësirën online, nga ku kanë spikatur figura të reja në politikë. Fushatë e cila për disa ka qenë edhe e kushtueshme, me shpenzime personale deri në 500 dollarë për një post. “Gjatë kësaj fushatë kemi parë personazhe që nuk i njihnim më parë, që nuk vinin falë kontributeve apo […]
Aksioni i SPAK në Shkodër, Policia kontroll ndaj 6 personave: Sekuestruam para dhe lista me emrat qytetarësh
Foto ilustruese SHKODËR- Policia e Shtetit ka reaguar pas aksionit të Prokurorisë së Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në qarkun e Shkodrës. Sipas Policsë, në kuadër të goditjes së krimit zgjedhor u zbatuan vendimet për kontroll personal dhe të automjeteve të 6 personave. Gjatë operacionit janë sekuestruar disa celularë, para dhe lista me […]
“Votoni për të ndëshkuar ata që vodhën të ardhmen tuaj”, Basha mesazh socialistëve: Vota për Koalicionin Euroatlantik..
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në mbylljen zyrtare të fushatës elektorale u shpreh se vota për Koalicionin Euroatlantik dhe numrin 4 është një votë pro SPAK dhe kundër korrupsionit. Ai iu drejtua socialistëve duke u thënë se Edi Rama u solli Ahmetajn dhe Veliajn, duke ndërtuar zgjedhën e një grushti të vogël përballë […]
Banorët e Ksamilit kërkojnë shërbim shëndetësor 24 orësh/ Trafiku dhe mungesa e aksesit, pengesë për ndihmën mjekësore
Në Ksamil mungon ende shërbimi shëndetësor 24 orësh, çka po krijon vështirësi serioze për banorët dhe pushuesit që frekuentojnë zonën, sidomos gjatë sezonit veror. Banorët i kanë bërë thirrje autoriteteve për hapjen e menjëhershme të qendrës shëndetësore sezonale dhe zgjerimin e orarit të shërbimit në qendrën ekzistuese gjithëvjetore. Me mbi 6 mijë banorë rezidentë dhe […]
BKH zbarkon në shtabet e Tom Doshit, Lala zbulon detajet: U gjetën para, lista me emra dhe tollona nafte…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, foli për krimet zgjedhore dhe aksionin e sotëm të BKH-së në Shkodër, ku kanë “mësyrë” në shtabet e Tom Doshit. Gazetarja tha se janë gjetur para dhe lista votuesish, ndërkohë që dha detaje nga kontrollet e zhvilluara dhe hetimet e deritanishme për korrupsion në zgjdhje dhe […]
Aksident i rëndë në aksin Korçë–Ersekë, dyshohet për të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë–Ersekë, pranë fshatit Dvoran. Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokat anësore. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e ambulancës dhe policisë, ndërsa dyshohet për persona të plagosur rëndë. Ende nuk janë bërë të ditura […]
Trump uron Papën: Nder i madh për Amerikën, pres me padurim ta takoj
Bota E Enjte, 8 Maj 2025 20:24 Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Papës Leo XIV, me origjinë amerikane, në një mesazh në rrjetin e tij Truth Social. ”Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Mezi po pres të takoj kreun e ri të Kishës Katolike”, shkroi Trump. Kardinali […]