Ministri Hasani takim me kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR: Shqipëria e angazhuar për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e tij Ambasadorin Lamberto Zannier, Kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit që do të zhvillohen në Shqipëri. Përgjatë këtij takimi, Ministri Hasani ka nënvizuar se: Shqipëria vlerëson fort asistencën e OSBE/ODIHR gjatë […]
“Na e vodhën”/ PD vijon akuzat për “plagjiaturë” në programin e PS, Bardhi: Shqiptarët nuk ngopen më me lugë bosh
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për kopjim të programit elektoral të Partisë Demokratike, të paraqitur nga lideri i PD-së, Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se Rama ka humbur ide dhe vullnet për të qeverisur vendin në interes të qytetarëve dhe tani, […]
Krimet zgjedhore, Altin Dumani takim me disa ambasadorë në ambasadën britanike
Strategjia e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore ka ngjallur interesin e ndërkombëtarëve. Këtë të martë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ishte në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, ku drejtoi një tryezë të rrumbullakët e shpjegoi përpjekjet për t’u përballur me krimet zgjedhore të mundshme. Në prezencën edhe të ngarkuarës me punë të Ambasadës Amerikane, […]
Adriatik Lapaj në GJKKO, padit për shpifje Agron Shehajn
Krerët e partive të reja në sherr e përplasje me keq se sa PS-PD. Kreu i “Nismës Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka denoncuar në Gjykatën e Posaçme për shpifje, Agron Shehajn. Në dyert e GJKKO-së, Lapaj është shprehur për gazetarët se ka të paktën tetë raste të dokumentuara të shpifjes. “Unë i kam dhënë kohë […]
BE “plan të fortë” për t’u kundërpërgjigjur ndaj tarifave të SHBA-së, por preferon dialogun
Bashkimi Europian ka një “plan të fuqishëm” për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump, por preferon të negociojë për një zgjidhje, tha të martën shefja e ekzekutivit të BE-së, Ursula von der Leyen.Trump ka vendosur tarifa mbi çelikun dhe aluminin e importuar që nga marsi, dhe këtë të enjte do të […]
“Nuk janë rregulluar rrugët e fshatit”, Toni Gogu i kundërpërgjigjet Këlliçit: Unë s’jam turist elektoral! Ai që blen autobusë lodër për fushatë…
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, kritikoi dje kandidatin e Partisë Socialiste për deputet, Toni Gogu, gjatë një vizite në fshatin Arbanë. Në një postim në Facebook, Këlliçi e quajti Gogu-n “pastor dhe gënjeshtar”, duke u shprehur se rrugët e fshatit janë të dëmtuara. Deputeti socialist i është përgjigjur sot Këlliçit, duke […]
Britanikët kërkojnë informacion për zgjedhjet, Manjani: Ç’punë kanë drejtuesit e Prokurorisë dhe i KQZ të informojnë një ambasadë?!
Pas publikimit të lajmit se përfaqësues të Ambasadës Britanike kanë zhvilluar takime me përfaqësues të organeve të akuzës duke kërkuar shpjegime për hetimin e krimeve zgjedhore, ka reaguar juristi Ylli Majani. Ai në një postim në faqen e tij në facebook shkruan se, “ç’punë kanë dy drejtuesit më të lartë të Prokurorisë dhe i KQZ […]
Fushata/ Rama “ua mbledh” kandidatëve: Jo zyra jashtë zonës së caktuar! Struktura s’është tabelë qitje e deputetëve
Një votë më shumë të çon në Parlament. Ky rregull i Kodit Zgjedhor që është në fuqinë zgjedhjet e 11 majit ka futur në një “luftë” të ethshme çdo kandidat në listë të hapur brenda së njëjtës parti. Ky fenomen duket se e po e shqetëson edhe kryeministrin, njëkohësisht kryetarin e PS Edi Rama, i […]
‘Adolescence’/ Pse ky film i ka tronditur të gjithë?
Një fjalë e urtë e vjetër afrikane thotë: “Duhet një fshat i tërë për të rritur një fëmijë”. Po sikur fshati të jetë i kalbur? Kjo është ajo që mendova pasi pashë “Adoleshenca”, serialin televiziv me 4 pjesë që po thyen të gjitha rekordet e transmetimit në Netflix. Prindërit pas filmit po kuptojnë gjithnjë e […]
Thellohet bilanci i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar, shkon në 2719 numri i viktimave
Rritet sërish numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Mianmar pak ditë më parë. Sipas shefit ushtarak Min Aung Hlaing, numri i të vdekurve ka shkuar në 2719. Për sa i përket të lënduarve, është 4521, ndërsa 441 perona janë ende të zhdukur. Min Aung Hlaing shtoi se numrat mund të rriten dhe numri i […]