Në Gjadër nuk ka të zhdukur! Emigrantë janë riatdhesuar nga italianët në vendet e tyre të origjinës
Në kampin e Gjadrit nuk ka emigrantë të zhdukur. Burime të sigurta për Top Channel nga brenda kampit por dhe jashtë konfirmojnë faktin se 16 emigrantë janë larguar nga kampi i Gjadrit drejt Italisë. Sipas burimeve thonë se emigrantët janë larguar grupe në ditë të ndryshme nga aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit drejt […]
“Do bashkëpunojmë me PS”, kreu i PSD: S’më vjen mirë që bëjnë presion për votën. Nuk shkohet kështu në BE!
“Partia Social Demokrate, është shtëpia e të gjithë shqiptarëve, të majtë e të djathtë”, kështu u shpreh nga Korça, teksa prezantoi kandidatet e tij, kryetari i PSD Tom Doshi. “Ne jemi partia që i kemi bashkuar të gjithë votuesit, të majtë e të djathtë/ Po luftojmë për mandatet tonë, por jo për të sjellë Berishën […]
Më shumë borxhlinj e më pak kursimtarë, rritet kredia e re për ekonominë në 36.2 mld lekë, depozitat ranë
Bizneset por dhe individët kanë trokitur më shpesh pranë dyerve të bankave këtë fillimvit për të marrë hua. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditimi i ekonomisë arriti në nivele historike duke arritur në 36.2 miliardë lekë kredi të reja nga 30 miliardë në mars 2024. “Gjithë rritja e stokut të kredisë vijnë […]
“Kur s’mëson nga gabimet, përsëriten në përmasa edhe më të mëdha”, Sula për lobimin e PD në SHBA: Historia përsëritet
Deputeti Dashnor Sula ka komentuar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook kontratën e lobimit të PD në SHBA. Ai u shpreh se historia përsëritet, pasi ish kryetari Lulzim Basha para disa muajsh u vendos në qendër të vëmendjes dhe përballë akuzave për burimin e parave të dyshimta për të lobuar në […]
“Vota e diasporës, test i rëndësishëm për institucionet e vendit”, raporti i OSBE/ODIHR: Disa rekomandime nuk janë zbatuar, partitë politike…
ODIHR ka publikuar raportin e përkohshëm për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Raporti përfshin periudhën 1 – 21 prill 2025. Në raport theksohet se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 po zhvillohen në një kontekst ndryshimesh të rëndësishme në sistemin zgjedhor, përfshirë për herë të parë mundësinë e votimit nga jashtë vendit. Ky zhvillim konsiderohet […]
“Historia po përsëritet”, gazetari i “Mother Jones” që zbuloi kontratën e Bashës reagon për lobimin e Berishës në SHBA: Po përpiqet të heqë ‘non gratën’
Jehona e kontratës lobuese dy vjeçare me vlerë 6 milion dollarë të PD-s, mbërrin edhe në SHBA. Komentohet si ujdi mes demokratëve shqiptarë me kompaninë “Continental Strategy LLC” duke synuar në të vërtetë heqjen Sali Berishës Nongeratën amerikane vendosur në Maj 2021 nga administrata Biden. Daniel Friedman një prej tre gazetarëve të revistës Modher Jones, […]
‘PD në 100 ditë mund të bëjë një ndyshim radikal’/ Alimehmeti: Problemi i shëndetësisë në Shqipëri ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama
Kandidati për deputet i PD në Tiranë, Ilir Alimehmeti, deklaroi në edicionin e mesditës në Syri TV se shëndetësia në Shqipëri është e shkatërruar dhe qytetarët paguajnë nga xhepi për gjithçka. Ai theksoi se ndërsa qeveria pretendon ndërtimin e 53 spitaleve, sipas INSTAT ekzistojnë vetëm 43. Sipas tij, Edi Rama dhe qeveria e tij gënjejnë […]
Studimi i ri: Gratë me endometriozë kanë rrezik të lartë për sëmundje autoimune
Një studim i ri nga Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se gratë që vuajnë nga endometrioza kanë një rrezik dukshëm më të lartë për të zhvilluar një sërë sëmundjesh autoimune, përfshirë artritin reumatoid, sklerozën e shumëfishtë dhe sëmundjen celiake. Duke analizuar të dhëna nga UK Biobank, studiuesit shqyrtuan më shumë se 8,000 raste me endometriozë […]
OKB ngre alarmin: Mbi 72,000 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur që nga viti 2014
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin pas publikimit të raportit se më shumë se 72,000 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur përgjatë rrugëve të migracionit në të gjithë botën gjatë dekadës së fundit. OKB thekson se numri më i madh i vdekjeve vjen nga vendet e prekura nga krizat ekonomike. “Që nga viti […]
Presidenti i Malit të Zi kthen ligjin që i hapte rrugë dhënies së Plazhit të Madh të Ulqinit
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, nuk e ka dekretuar një ligj i cili parashihte që Plazhi i Madh i Ulqinit t’i jepej me qira për 99 vjet një biznesmeni arab për ndërtim të objekteve turistike dhe banimi. Milatoviq e ka nënshkruar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes Malit të Zi […]