‘Skemë e mirëmenduar për përfitime’, gazetari: ‘4-AM’, kompania ‘fantazmë’ e ‘foto-voltaikëve’ të Belinda Ballukut
Gazetari investigativ Julian Hoxha ka hedhur dritë mbi një skemë të dyshimtë të përfitimit të fondeve publike, ku përfshihen figura të administratës dhe qeverisë. Në fokus është kompania “4-AM”, e cila sipas Hoxhajt, është ngritur nga familjarë të Maksim Et’hemaj, krahu i djathtë i ministres Belinda Balluku në Aviacionin Civil, dhe që më pas ka […]
“Hajduti më i madh”, Këlliçi shpërthen në akuza të forta ndaj zyrtarit të PS:Gent Myrto vjedh toka dhe blen vota për PS
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD për Tiranën, ka publikuar një video ku akuzon zyrtarin e PS, Gent Myrto, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal. Ai e cilëson Myrton si hajdut tokash dhe e akuzon për blerje votash e intimidim të qytetarëve. Këlliçi thotë se kallëzimi ndaj tij është mbyllur nga SPAK. Belind […]
“Dyert qenkan çikë të shkurtra”, Rama inspekton godinën e ish-Shtëpisë së Oficerëve e kthyer në banesë sociale
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot godinën e ish- Shtëpisë së Oficerëve e cila është kthyer në banesë sociale në Mat. “Dyert qenkan çikë të shkurtra se janë të kohës”, tha Rama. Godina është në shërbim të familjeve të cilat ishin bërë pjesë më herët e programeve të ndihmës ekonomike dhe strehimit në bashki. Top Channel
Vezët e kuqe të pashkëve! Tradita e përgatitjes për ditën e shënuar në Korçë
Vezët e kuqe të Pashkës mbeten një prej simbolikave kryesore të kësaj feste dhe të enjten e madhe zonjat korçare kujdesen që të kryejnë këtë ritual. Viollandi Sholla çdo vit ditën e enjte para kremtimit të pashkës përkushtohet për të ruajtur traditën që e ka trashëguar nga familja. Tradita dhe besimi sipas rrëfimit të saj […]
Panairi i pashkëve në Korçë, enët e baltës, rituali që paraprin festën e pashkëve
Në respekt të traditës, java e pashkës kremtohet nga besimtarët përmes ritualeve dhe simbolikave të ndryshme. Blerja e suvenireve apo enëve prej balte dhe ruajtja e tyre në shtëpi nga besimtarët është një prej ritualeve të çdo viti që në thelb ka simbolikën e përkujtimit të shpirtit dhe konsiderohet si shenjë mbarësie ndaj çdo vit […]
Dhunuan agjentët e BKH, Prokuroria nis hetimet dhe kërkon masa sigurie për autorët
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr. 509, datë 16.04.2025, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur në “Rrethrrotullimin e Parkut”, Fier, ku disa persona kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë që po kryenin veprime hetimore. Prokuroria […]
Plagosja me thikë e 30-vjeçarit në Milot, arrestohet një nga vëllezërit e dyshuar! Nën hetim edhe i dëmtuari, gënjeu për ngjarjen
Policia e Kurbinit ka arrestuar të dyshuarin kryesor për plagosjen me thikë që ndodhi dje në Milot, pas sherrit mes dy grupeve të të rinjve. Nga sulmi mbeti i plagosur 30-vjeçari me inicialet A.A., që ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia informoi sot (17 prill) se ka identifikuar dhe vënë në pranga një […]
Ndjekje si në filma, ish-polici hajdut përplas makinën e vjedhur me ish-kolegët
Vjedhja e një automjeti në Elbasan i ngjan një skenari filmash, ku policia e këtij qyteti por edhe ajo e Tiranës u ngritën në këmbë pak pas mesnate për të arrestuar autorët, njëri prej të cilëve rezultoi të ishte një ish koleg i tyre. Dy personat pasi vodhwn mjetin tip Nissan u larguan në drejtim […]
Greqia shpall zyrtarisht kufijtë e rinj detarë, publikon hartën
Athina ka zyrtarizuar Planin Hapësinor Detar, duke bërë publike për herë të parë një hartë të detajuar të pretendimeve të saj në hapësirat detare, të cilat përfshijnë Zonat Ekskluzive Ekonomike (ZEE) të përcaktuara në kuadër të marrëveshjeve me Italinë dhe pjesërisht me Egjiptin. Në pjesët ku mungon një marrëveshje bilaterale, kufijtë janë përcaktuar në bazë […]
Plagosi me thikë një person gjatë sherrit në Milot, arrestohet autori i dyshuar
Policia e Shtetit ka arrestuar një person për plagosjen e ndodhur të mërkurën në Milot, ndërsa ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe të plagosurin. Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se është arrestuar shtetasi K. K., i përfshirë në konflikt, pasi dyshohet se gjatë sherrit të çastit ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin A. […]