“Iku e shtuna, erdhi e hëna”/ U paralajmërua se do të vinte në Shqipëri, ku ka humbur Chris LaCivita?
Pas deklaratës së Edit’ Harxhit, zyrtares së PD-së dhe kandidates për deputete, se Chris LaCivita do të udhëhiqte fushatën e Partisë Demokratike dhe do të qëndronte në Shqipëri deri në përfundimin e zgjedhjeve, situata ka marrë një kthesë të papritur. LaCivita ishte njoftuar të mbërrinte të shtunën dhe të ishte pjesë aktive e fushatës deri […]
U kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, vihet në pranga 25-vjeçari në Shëngjin
Një 25-vjeçar në Shëngjin është arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke mbajtur me vete doza kokaine dhe kanabisi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, goditën një […]
Austria mbyll dhjetëra pika kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë, shkak, shpërthimi i sëmundjes …
Austria ka mbyllur dy duzina pika kufitare me fqinjët e saj, Hungarinë dhe Sllovakinë, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes Afta Epizootike dhe për të parandaluar hyrjen e saj në vend. Sllovakia shpalli një situatë emergjente të marten, pasi sëmundja u gjet në tre ferma. Të mërkurën, Hungaria pati shpërthimin e saj […]
U paraqit në SPAK/ Del pas 2 orësh nga GJKKO, kreu i Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri
Ka dalë nga SPAK, pasi qëndroi aty për dy orë, kreu i Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri. Ai nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat, duke zgjedhur të heshtë përballë pyetjeve të gazetarëve. Myzyri mësohet se është marrë në pyetje në lidhje me dhënien e disa tenderave publikë. Në KPP janë marrë në hetim disa procedura […]
“Tolerancë zero ndaj krimit”/ Berisha para PPE: E vetmja rrugë për të shpëtuar vendin tim
Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar para mbledhjes së Partisë Popullore Evropiane se do të ketë zero tolerancë ndaj krimit. Duke folur në Strasburg, në takimin e PPE-së, Berisha tha se kjo është e vetmja mënyrë dhe rrugë, që Shqipëria të shpëtojë nga krimi. Sipas Berishës, transkriptet e grupeve kriminale tregojnë lidhjet e tmerrshme mes krimit […]
Dëbora në veri të vendit, problematikat kryesore në rrugët dytësore
Situata e motit në vend është përmirësuar, por ende ka problematika në disa akse rurale të vendit. Në disa segmente të rrugës së Iballës, situata paraqitet e rënduar për shkak të sasive të mëdha të dëborës në rrugë. Në bashkinë Shkodër, rruga Bogë-Theth është e hapur. Në bashkinë Fushë Arrëz, reshjet e dëborës kanë pushuar […]
Zgjedhjet e 11 majit dhe votimi nga diaspora, KQZ njoftim me rëndësi: Datat kur do të shpërndahen fletët në Europë dhe kontinentet e tjera
Komisioni zgjedhor i Zgjedhjeve ka bërë me dije se fletët e votimit do të mbërrijnë në Europë nga data 15 deri më 22 prill. Sipas njoftimit zyrtar, në kontinentet e tjera do të mbërrijë nga data 15 deri më 25 prill Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti […]
Takimi në Strasburg, Berisha premton para PPE: Tolerancë zero ndaj krimit, kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin tim
Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e grupit të PPE në Strasburg se nëse vjen në pushtet PD, toleranca do të jetë zero ndaj krimit. “Tolerancë zero ndaj krimit. Kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin time. Zonja dhe zotërinj, euro në Shqipëri është narko-euro. Euro është zhvlerësuar 35 përqind në krahasim me […]
Sot derbi i kryeqytetit, Tirana dhe Partizani luajnë vetëm për fitore
Sot e gjithë vëmendja do të jetë në derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani, në Arenën Kombëtare në kryeqytet. Edhe pse me një diferencë prej 15 pikësh, një derbi gjithmonë luhet për të fituar nga të dyja skuadrat. Bardheblutë kërkojnë tre pikë për t’iu larguar fundit të tabelës, ndërsa një fitore e Partizanit mund t’i afronte dhe […]
Shqipëria zë vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për trafikimin e qenieve njerëzore
Sipas të dhënave të EUROSTAT-it, Shqipëria renditet e para në Ballkanin Perëndimor për numrin më të lartë të personave të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore. Në vitin 2023, 51 individë nga Shqipëria u raportuan si viktima të trafikimit, ndërsa pas saj renditen Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina. Në Bashkimin Europian, Italia dhe […]