
Data e seancës konstituive pritet të caktohet sot
👁8442
Sot pritet të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit Kosovës. Kështu tha Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani. “Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, tha ai. Të enjten e 27 marsit u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kur edhe filloi rrjedha e afatit 30 ditor për mbajtjen e seancës konsitutive. Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu. JOQ Sondazh
Burimi:
Joq-albania.com