Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin
Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë në mbrojtje të djalit të tij, Donald Trump Jr., pas polemikave lidhur me financimin e martesës së tij nga miliarderi rus Umar Kremlev, i afërt me Kremlinin. Sipas një investigimi të publikuar nga media amerikane “ProPublica”, Kremlev dyshohet se ka paguar qindra mijëra dollarë për disa nga shpenzimet e ceremonisë së martesës, e cila u zhvillua më 23 maj 2026 në një ishull privat në Bahamas. Mes shpenzimeve ishin qiraja e ishullit, që mund të kushtonte deri në 100 mijë dollarë në natë, fishekzjarret me vlerë rreth 70 mijë dollarë, si dhe shërbime logjistike nga ekipi i biznesmenit rus. I pyetur nga një gazetar i AFP-së nëse ishte e përshtatshme që djali i tij të pranonte një dhuratë të...
Burimi:
javanews.al