Dasma hasiane/ Rituali autentik, veshjet popullore dhe muzika tradicionale u kthyen në spektakël

Dasma hasiane/ Rituali autentik, veshjet popullore dhe muzika tradicionale u kthyen në spektakël

Në Has u mbajt “Dasma Hasiane”, një aktivitet që risolli me krenari një nga traditat më të vjetra shqiptare. Me rite autentike, veshje popullore dhe muzikë tradicionale, kjo ngjarje u shndërrua në një manifestim të gjallë të trashëgimisë sonë kulturore. Aktiviteti u nderua me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri, si dhe përfaqësuesve nga komunat Gjakovë, Prizren dhe Rahovec.  “Me të vërtetë pashë shumë ngjashmëri me traditat tona. Sidomos tek momenti që dhëndri nuk e sheh nusen deri në fund, një zakon që e kemi edhe ne. Jam shumë i lumtur që jam sot këtu”, u shpreh ambasadori i...
Burimi: Top-Channel.tv