Darkë në Familjen Mbretërore për liderët e NATO-s në Hagë, Edi Rama ndan pamjet

Darkë në Familjen Mbretërore për liderët e NATO-s në Hagë, Edi Rama ndan pamjet

Mbrëmjen e djeshme Mbreti Willem-Alexander organizoi një darkë zyrtare në Pallatin Huis ten Bosch në Hagë ku mirëpriti liderët e NATO-s. Në mesin e të ftuarve ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Kreu i qeverisë ka ndarë një foto familjare me liderët e NATO-s si dhe momentin e mbërritjes në darkën zyrtare i shoqëruar nga zonja Rama. Ky është samiti i parë ku mori pjesë presidenti i SHBA, Donald Trump, që prej marrjes së mandatit të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë./vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv