Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Danimarka merr sot presidencën e BE-së: Siguria përparësi kryesore
Danimarka merr sot presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, duke e vendosur sigurinë e kontinentit në krye të axhendës së saj – veçanërisht zbatimin e vendimit për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, të marrë në samitin e fundit të NATO-s. “Është deklaruar qartë se siguria është një përparësi absolute,” tha kryeministrja daneze Mette Frederiksen në një intervistë për gazetën Politiken, e publikuar të dielën. “Tani kemi një qëllim të ri për NATO-n, i cili është miratuar. Pas përcaktimit të objektivave të NATO-s, hapat konkretë varen nga politikat e BE-së”, shtoi ajo. Në fund të qershorit, shtetet anëtare të NATO-s formalizuan...