Danimarka dhe SHBA drejt marrëveshjes për Groenlandën, Frederiksen: Të respektohet sovraniteti dhe vetëvendosja –

Danimarka dhe SHBA drejt marrëveshjes për Groenlandën, Frederiksen: Të respektohet sovraniteti dhe vetëvendosja –

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen deklaroi të dielën se marrëveshja e fundit mes Danimarkës, Groenlandës dhe Shteteve të Bashkuara respekton “vijat e kuqe” të Mbretërisë së Danimarkës, përfshirë sovranitetin dhe të drejtën e banorëve të Groenlandës për vetëvendosje. “Ka qenë absolutisht thelbësore për ne, me dëshirën për të forcuar sigurinë në botën shumë të trazuar në të cilën jetojmë, që vijat tona të kuqe të respektohen”, tha Frederiksen për transmetuesin danez TV 2. Sipas saj, gjatë negociatave, rëndësi të veçantë kishte forcimi i sigurisë në Arktik, si dhe respektimi i interesave thelbësore të Danimarkës dhe Groenlandës. “Mbretëria e Danimarkës është një shtet sovran dhe e drejta e groenlandezëve për vetëvendosje duhet të respektohet në të ardhmen. Edhe ajo që ne e quajmë integritet territorial. E gjithë...