Daniela Kodra emërohet trajnere e ekipit kombëtar U-19 të vajzave

Daniela Kodra emërohet trajnere e ekipit kombëtar U-19 të vajzave

Daniela Kodra do te jete trajnerja e re e Kombëtares U-19 për vajza. Federata e Futbollit i ka besuar drejtimin e ekipit kombëtar U-19 për vajza teknikes nga Tirana, Daniela Kodra. Kodra ka qenë më herët zëvendës-trajnere në ekipin kombëtar A të vajzave, si dhe trajnere e Kombëtares U-15, duke deshmuar eksperience të vlefshme në zhvillimin e futbollit të vajzave. Ekipi kombëtar U-19 për vajza është drejtuar më parë nga Luccije Gjini, e cila tashmë i është bashkuar stafit teknik të ekipit A të vajzave në rolin e zëvendës-trajneres.