Dan dhe Finn Ojari, babë e bir, në garë për çmimin Waterstones Book of the Year

Dan dhe Finn Ojari, babë e bir, në garë për çmimin Waterstones Book of the Year

Një ide e lindur nga një mbrëmje e zakonshme krijimtarie familjare është shndërruar në një vepër që tashmë garon për një nga vlerësimet e rëndësishme në botën e letërsisë për fëmijë. Dan Ojari dhe djali i tij tetëvjeçar, Finn, nga Bristoli i Anglisë, janë përzgjedhur në listën e ngushtë të çmimit Waterstones Book of the Year, me librin ilustrues interaktiv Is This a Plum?. Vepra është pjesë e 20 titujve të përzgjedhur për këtë edicion të çmimit. Koncepti i librit lindi gjatë një mbrëmjeje kushtuar punimeve artistike, kur babai dhe i biri po prisnin vizatimet e Finn-it. Hapësirat e mbetura në letër pas prerjes së figurave krijuan forma të reja, të cilat zgjuan imagjinatën e tyre dhe u shndërruan në pikënisjen e një projekti të përbashkët krijues....