Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Damian Gjiknuri, takim me pensionistë në Vlorë: Besoni ata që kanë dhënë prova
👁8695
Kandidati i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, zhvilloi një takim me pensionistë të Rajonit 2 në Vlorë. Gjiknuri i cilësoi ata si kontributorët ndër vite të Partisë Socialiste, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e përhershme që kanë treguar, ndërsa u ndal te vëmendja që qeverisja e Partisë Socialiste ka treguar përmes përfshirjes në programin e saj të rritjes së pensioneve. “Tanimë Shqipëria i ka mundësitë të rrisë pensionet, por sidomos pensionet minimale. Në vitin 2026, pensioni minimal do të jetë 20.000 lekë dhe pensioni mesatar 40.000 lekë, duke e cilësuar këtë si vepër të punëve të mira që ka bërë kjo...