Burimi:
Kohajone.com

Damian Gjiknuri takim me operatorët turistikë në Sarandë: Së bashku do ta zhvillojmë më tej qytetin
👁5901
Kandidati i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka vijuar turin elektoral duke zhvilluar një takim me operatorët turistikë në Sarandë. Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi se “Saranda ka një potencial të jashtëzakonshëm. Fakti që është afër Korfuzit, afër vatrës së zhvillimit, e shton potencialin edhe më tej. Këtu duhet të fokusohemi, në mënyrë që të zgjatet sezoni turistik dhe të adresohen problemet infrastrukturore. Ju do të keni sfida të mëdha nga pikëpamja e zhvillimit. Këtu duhet të zhvillojmë një sinergji bashkëpunimi, se çfarë duhet të bëjmë të gjithë bashkë për qytetin. Unë kërkoj mbështetje pasi jam një zë i fortë...