Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dalin rezultatet e burgut të Fierit, edhe të dënuarit votojnë selinë rozë
👁4216
Burgu i Fierit FIER- Kanë dalë edhe rezultatet e votimit në burgun e Fierit. Partia Socialiste ka dominuar edhe në këtë institucion të vuajtjes së dënimit me 217 vota. Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë shumë më pak vota, vetëm 92. Tetë të burgosur kanë votuar për partinë Mundësia, 4 për Nismën Shqipëria Bhëet dhe tre të tjerë për Partinë Socialdemokrate. Lëvizja Bashkë ka marrë vetëm një votë.