Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e së dielës në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasurnga një automjet në zonën e Urës së Bahçallëkut. Automjeti që drejtohej nga një 27-vjeçare ka dalë nga rruga, pasi drejtuesja dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin. Makina ka goditur këmbësoren që ndodhej në trotuar dhe më pas ka përfunduar brenda një biznesi pranë rrugës. Përplasja ka qenë fatale për 67-vjeçaren Edmonda Barballushi, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, automjeti ka shkaktuar dëme të shumta materiale brenda biznesit, duke shkatërruar pajisje dhe sende të ndryshme. Çfarë ndodhi në Shkodër Gruaja 67 vjeçare Edmonda Barballushi, banore e Shkodrës, këtë të diel në orën 15.40 po ecte në trotuar. Krejt papritur një...