Dalin detaje të reja nga arrestimi i këngëtarit fierak, Erind Xhaferi u procedua edhe dy vite më parë për ngacmim seksual!

Dalin detaje të reja nga arrestimi i këngëtarit fierak, Erind Xhaferi u procedua edhe dy vite më parë për ngacmim seksual!

Një tjetër detaj është mësuar lidhur me këngëtarin fierak Erind Xhaferi, i cili u arrestua nga Policia e Fierit, pas një denoncimi për përndjekje të dyshuar të vajzave të mitura dhe kryerje të veprimeve të turpshme ndaj tyre. Mësohet se Xhaferi është proceduar edhe rreth dy vite më parë, pas një denoncimi për një rast të dyshuar të ngacmimit seksual. Sipas të dhënave paraprake, në atë kohë ndaj tij nuk është vendosur arrestimi, ndërsa çështja është ndjekur në gjendje të lirë. Ndërkohë, në rastin e fundit, Policia e Fierit ka ndërhyrë pas një telefonate të bërë nga disa vajza në sallën operative, duke raportuar rastin e dyshuar. Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kryen verifikimet në terren dhe organizuan veprimet operacionale për dokumentimin e...