Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën! Ta linte mandatin se po i ikin njerëzit
Analisti Arjan Curi, gjatë diskutimit këtë mbrëmje në studion e “Top Story”, tregoi se Adriatik Lapajn e ka mik, por nuk e miraton vendimin e tij për të mos u tërhequr nga ambicia për karrigen e deputetit. Sipas Curit, reagimet e fundit të Lapajt, ku ndaj kundërshtarëve përdori edhe termin ‘kënetë’, ashtu sikurse kryeministri Edi Rama i drejtohet opozitës, janë zhgënjyese. “Adriatikun e kam mik, por më mik kam të vërtetën. Përveç faktit të përdorimit të një termi që është marrë nga Rama (Këneta), edhe viktimizimi i tij ngjan si ai i Ramës kur do të shpëtojë nga një situatë. Jam në një pozitë të vështirë tani, se Shabanin s’e njoh fare. Por thashë, filozofia na jep këtë parim, që nëse do të gjykosh drejt,...