Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Cunami pas tërmetit me magnitudë 8.8 ballë, si kanë lëvizur pllakat tektonike që sollën fryrjen e Oqeanit
Valët e para të shkaktuara nga një tërmet masiv me magnitudë 8.8 pranë brigjeve të Rusisë kanë arritur tashmë në brigjet e shteteve amerikane Hawaii dhe Kaliforni. Tërmeti, i cili goditi pranë Gadishullit të Kamçatkës në Rusi rreth orës 11:25 të mëngjesit me orën lokale (23:25 GMT) të mërkurën, është një nga më të fuqishmit të regjistruar ndonjëherë. Por si është krijuar cunami, sipas Shërbimi Gjeologjik Britanik? Pllaka që mund të jetë “zhdukur” ka qenë në qendër të një lëvizje të fuqishme nëntokësore. Pavarësisht se Gadishulli i Kamçatkës është një zonë e largët, nëntoka e tij është shumë aktive. Duhet...