Cunami elektoral Blu në Shtetet e Bashkuara
Nga Eljanos Kasaj* Gjatë zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokratike arriti që të siguronte kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve, duke u dhënë demokratëve ndikim të konsiderueshëm politik pas dy vitesh të dominuara prej një shumice republikane. Kjo fitore historike u quajt prej mediave amerikane edhe si “Cunami Elektoral Blu“, i cili ka për të ri-formësuar politikisht dy vitet e mbetura të presidencës së Presidentit Donald Trump. Por, cila do të jetë akgualisht influenca që demokratët do të kenë në mënyrën se si Presidenti Trump do të qeverisë më tej vendin i cili, së bashku me Republikën Popullore të Kinës dhe Rusinë, është një nga tri superfuqitë globale— le të përpiqemi që ta analizojmë: Lufta në Lindjen e Mesme...
Burimi:
javanews.al