Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Cunam votash”, Jozefina Topalli zbulon shtetet nga ku PD pret më shumë vota
Drejtuesja politike për Diasporën e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli fton shqiptarët e diasporës që të votojnë në zgjedhjet e 11 Majit, pasi sipas saj ata mund të sjellin rotacionin politik. Topalli e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, e ka quajtur një cunam votash, procesin e votimit nga diaspora, teksa shtoi se do të realizohet kthesa historike. Blendi Fevziu: Çfarë mesazhi i jepni ju diasporës? Jozefina Topalli: Së pari për ne është themelore si për shqiptarët brenda kufijve dhe ato që jetojnë jashtë për të mbyllur kapitullin e së keqes dhe për të hapur një kapitull të ri që dua ta shoh në disa plane, por plani kryesor është që në 11 Maj ato mund të sjellin rotacionin për një arsye madhore që i kalon të...